"E dëgjuat Kryemadhin që do bëjë koalicion me Topallin?” Basha: Pyesni atë! Unë kam hall se Rama po më vjedh idetë

31 Tetor 2020, 15:30Politika TEMA

“Pyesni aleatët”, kjo ishte përgjigjia e kryedemokratit Lulzim Basha, pas deklaratës së aleates së tij në opozitë, Monika Kryemadhi, e cila tha dje se është e gatshme të bëjë koalicion edhe me partinë e Jozefina Topallit, për të cilën Basha është shprehur indirekt se “janë parti të krijuara nga Rama”.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha foli edhe për punën e demokratëve në terren, dhe tha se PD ka dy vite që shpalos planin ekonomik, që sipas tij “kopjohet nga Rama”.

“I uroj suksese znj Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kusht që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.

Ne jemi te hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.”-tha Kryemadhi dje.

Përgjigjia e Bashës sot:  Edi Rama e di që do të humbasë ndaj nxjerr lajme të rremë, ndryshoi ligjin, dhe prodhon thashetheme. Unë dhe PD nuk do t’i shkojmë pas kësaj loje.

Nuk ka shqiptar që nuk e di kush është Edi Rama dhe çfarë vlere ka fjala e tij. Komentet për pyetjet e aleatëve drejtojani aleatëve.

Ndërsa PD ka 2 vite në terren, ndryshe, nga i kopjoi Edi Rama propozimet për ekonominë, pagën minimale. Ju e dini,q ë prej vjeshtës 2018, PD është në terren.

Programi ynë ekonomik, për papunësinë, varfërinë janë publikuar dhe transmetuar nga mediat dhe janë pjesë e përditshme e komunikimit tonë me qytetarët. Janë kilometra pas nesh.

4 komente në ““E dëgjuat Kryemadhin që do bëjë koalicion me Topallin?” Basha: Pyesni atë! Unë kam hall se Rama po më vjedh idetë”

  1. O lulush mbaji sekret programet dhe mos i trego se do ngelesh pa plane dhe programe, hahahahah cfare lloj njethundraku eshte ky

  2. Baftjari says:

    Ti je ideatori i madh dhe per c’do gje qe thua, te bind,po kur je dhe puntori i madh,pamvarsisht se kohen e ke te kufizuar,ti nja 3-4 ore ne dite i do per tualet,ti fle heret e cohesh vone dhe bilancet te dalin tamam,rrofsh o kryetar qe do na kthesh mbar

  3. Azio says:

    Lulzim!
    Nuk dua te ironizoj,megjithse e meriton.
    Por degjo dhe meso nga te tjeret qe ti i quan kundershtar dhe te pa afte.
    Sa meshume te degjosh,aq me shume do te mesosh.
    Per dijeni Lulzim,Kjo eshte keshille qe i jepet nxenseve te shkollave fillore,keshtu qe dhe ti je ne kete kategori.
    Te me falesh,por Kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme.Mos harro se 7 here7 nuk bejne 42 Por 49.
    OK Lul?

  4. Rroçkopani says:

    KY ESHTE K/MINISTRI I DUHUR,?NE KOHEN E DUHUR?,NE VENDIN E DUHUR?,PER POPULLIN E DUHUR?..ky ka aq tru sa bibilushi i VINOS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje