Nga Shpëtim Nazarko
Është një karakteristikë e përgjithshme, e thuaj gjithë analistëve të vendit. Atyre që komentojnë çdo ditë në televizione apo gazeta, por edhe spikerëve të lajmeve të të gjitha llojeve. Po të jepet një numër me katër apo pesë zero për t’u lexuar, zënë dhe e ngatërrojnë apo belbëzojnë numrin përfundimtar. Vërejtja, shakaja apo tallja me këtë zakon (merreni si të doni), shpreh në thelb, një mangësi të madhe që lidhet dhe reflekton edhe me analizën e një problemi politik apo ekonomik.
Analiza e bazuar në numra është dosdoshmëri absolute, për të gjykuar një situatë të kohës tani e që në fakt, është produkt që vjen nga një kohë apo situatë e mëparshme. Nëse nuk e merr parasysh këtë fakt, je duke tjerrë vetëm arsyetime që në fund të fundit, kanë vlerë pak ose aspak.
Por, le të hymë në temën që jepet si titull i artikullit të sotëm e ku së pari, lexuesit e “Konicës” janë të ftuar të gjykojnë, si ta shohin të arsyeshme. Pra, problemi formulohet nëpërmjet frazës pyetëse. Pse jemi në këtë situatë ku Basha hesht, Meta nervozohet dhe Rama qesëndis, diku nga pak e diku më shumë?
Analiza e numrave të jep një shpjegim që së pari, po e ndaj me lexuesit e “Konicës”.
Rreth 11 vjet më parë, kur Berisha lidhi aleancën me LSI-në, zgjedhjet e atij viti tregonin se votat e PS plus ato të LSI, bënin një diferencë rreth 90 mijë më shumë nga ato të PD-së. Tani, 11 vjet më vonë, referuar vitit 2017, votat e PS plus LSI, janë gati gjysëm milioni më shumë, se ato të PD. Janë shumë, shumë më tepër, pra, se në vitin 2011. Po të vendosësh dhe PDIU në krah të PS, kjo diferencë kap gati 600 mijë më shumë se PD. Kjo diferencë e të majtës me të djathtës, në gati gjysmë milioni votash, nuk të lë vënd për shumë arsyetime, se çfarë ndodh në zgjedhjet e nesërme…
Çfarë është dhe çfarë do të thotë realisht, kjo diferencë e madhe?
Një lexues i vëmëndshëm, por dhe një fanatik i të djathtës mund të thoshte, “e mirë, e dimë se në 2017-ën, nuk kishte zgjedhje normale. Një pjesë e PD-së nuk u fut në zgjedhje e prandaj nuk vlejnë shumë, këto që thua. Shto këtu dhe vjedhjet e PS dhe e kupton se, numrat që përdor në arsyetimet e mësipërme nuk vlejnë.” Po a është kështu, realisht? Që të kuptosh se situata është shumë më e ngatërruar se kaq, besoj se vlen nga pak, arsyetimi i mëposhtëm.
Nga viti 2009 e deri më 2017, apo deri sot, votat e PS janë shtuar rreth 15-20 për qind. Një shtesë kjo, që nëse fut në llogari numrin e votuesve të rinj që vijnë çdo vit, të thotë se PS ka mbajtur numrin e votuesve të saj, apo ka marrë nga PD, qoftë edhe në trajtë vjedhjesh pak ose aspak. Po këtë s’e themi dot për krahun tjetër të së majtës. Votat e LSI-së janë shtuar 300 për qind dhe votat e PDIU, 500 për qind. Këto, siç e theksuam, për një periudhë 8-vjecare. Nuk do ndonjë llogari të madhe, për të kuptuar se votat e PD, që janë pakësuar nga 610 mijë në 2009-ën, në 450 mijë sot, kanë kaluar me shumicë te LSI dhe te PDIU. E kam shkruar shumë herë, se aleanca PD-LSI është shkaku kryesor i batërdisë së numrave që firuan për tetë vjet, nga PD te aleatët e saj. Kjo, herë duke i çuar me vullnet tek ata e herë duke mos analizuar, çfarë po i bënte të ardhmes së saj, por duke u përpjekur të fitojë çastin.
Po përse shërben për më tej, ky arsyetim?
Nëse PS, do t’i shtrinte dorën për bashkëpunim LSI-së, për zgjedhjet e 2021-it, atëherë e kupton se zgjedhjet janë mbyllur që sot dhe PS, apo e majta e bashkuar, ka fituar zgjedhjet. Në një pikëpamje teorike, nuk ka asgjë për t’u çuditur. Krahu i majtë i përket një formacioni me origjinë gati 100-vjeçare dhe ruan traditën dhe numrat e saj. Ndërkaq, e djathta, përfasuar nga PD, po që mban disa tipare së të majtës, shkon dhe firohet siç ndodhi me gjithë simotrat e saj në Lindjen komuniste, ku parti të tilla, më shumë në trajtën e një fronti antikomunist, u shpërndanë shpejt pas rënies së komunizmit. Nuk ka rëndësi të diskutosh në këtë plan teorik. Por, një mund ta thuash me lehtësi. Nuk ka shumë mundësi të tipit teorik, që PD të kompesojë gjysmë milioni vota që ka diferencë nga PS plus LSI. Pra, zgjedhjet do t’i fitonte pa filluar procesi zgjedhor i ardhshëm, PS dhe LSI. Po t’i shtosh, siç theksuam më sipër, PS plus LSI dhe PDIU, tani që PBDNJ shkoi nga PD, problemi quhet tërësisht i mbyllur. Zgjedhjet, kanë mbaruar pa filluar.
Pyetja e thjeshtë që vjen, është: Pse Rama, nuk i afron dorën LSI-së, kur pas kësaj e ka fitoren, lehtësisht të garantuar?
Nuk do Rama, apo nuk do Meta? Ja lë lexuesit ta zgjedhë këtë enigmë dhe vetë, po i mbahem një arsyetimi elementar. Nëse ai që nuk do është Meta, atëherë do të mbetesh të thoshim, se do të kemi aleancë PD plus LSI dhe mundësisht edhe PDIU. Se vetëm në këtë rast, do të kishim balancë të forcave majtas e djathtas, apo ndoshta dhe një epërsi të grupimit të djathtë. Në këtë rrëmujë mendore që ka zënë shumë militantë, të cilët presin prej tetë vjetësh, po edhe eksponentë të së djathtës që flasin për shumicë të votave të opozitës, por pa iu futur numrave apo analizës së thelluar të situatës, do të ishte e natyrshme që Basha, të kërkonte që të bënte urgjent aleancë me LSI dhe me PDIU. Po kjo nuk po ndodh dhe aq më shumë me urgjencën që duket se e kërkon situata. Ajo që shohim është, Metën e nervozuar, Bashën që akoma hesht dhe Ramën, që qesëndis nga pak, të dy partitë. Hesht edhe PDIU që është në thelb, më pragmatike nga të tjerët. Ndoshta dhe duke lënë të kuptojë, në rastet që vijnë më vonë, se nuk bashkohet në një front ku është dhe PBDNJ…
Shifrat e mësipërme, në pamjen e parë, të thonë që palët dhe veçanërisht e djathta, duhet të veprojë me urgjencë. Një eksponent i saj, Mediu më duket, tha para ca ditësh në një emision, se kjo heshtje është me shumë rrezik. Po pse kjo gjë, nuk ndodh? Hë për hë, po ia lë lexuesit të “Konicës“, ta gjykojë arsyen reale. Nga pikëpamja personale, do të gjykoj tani për tani, disa arsye të karakterit taktik, që e bëjnë Bashën të heshtë akoma.
A mud të thërrasë menjëherë, në koalicion, LSI-në dhe PDIU-në? Mundet, po ka pengesa që mund të jenë më të mëdha sesa duken në pamje të parë. Nëse LSI është rritur 300 për qind, nga 2009-ta, a janë të gjitha këto vota të marra nga PD-ja, apo ka brenda dhe vota të PS-së? Çfarë ndodh nga kjo kërkesë për bashkëpunim? A vete i gjithë ky kontigjent votash i LSI-së te PD-ja, mbetet te LSI-ja, apo ndahet midis LSI-së, PS-së dhe PD-së? Brenda LSI-së, mund të ketë dhe PS, që rreshtohej si te PSD-ja e Gjinushit, që merrte pozicione dytësore postesh, duke ndenjur artificialisht me PSD, paçka se ishin PS?
Po i njëjti arsyetim, bëhet edhe për PDIU. Që është rritur 500 për qind, në këto vite. Sa janë të PDIU-së, sa të PD-së dhe sa të PS-së, këto vota? Ky është një problem, që Basha nuk e zgjidh dot saktësisht, po edhe të sjell kokëçarje të mëdha. LSI dhe PDIU, kanë së bashku, 300 mijë vota, referuar 2017-ës, por a janë të gjitha të tyre? Dhe a i mbajnë dot vetë, apo shpërndahen midis tyre dhe dy partive të mëdha? PS-së, do t’i mjaftonin nga këto 300 mijë vota, më pak se 100 mijë, që do t’i kalonin asaj nga renditja përfundimtare e kampeve, për të shpallur që sot fitoren, Basha do të duhet të llogarisë edhe një rrjedhje votash nga partitë e vogla që po krijohen dhe që janë të djathta në parim.
Rama, qesëndis dhe e sheh nga larg, këtë histori. Mbase, bluan gjëra të tjera në kokë që, hë për hë, nuk mund të analizohen me teori konspirative. Po mbetet në pozicion komod, për të bërë njeriun që qesëndis. Qesëndisje që ka vlerë, jo vetëm për numrat e mësipërm. Ato nuk do të kishin vlerë të madhe në një klasë politike, që ka kohë që i ka hedhur tutje kufijtë ideologjikë. Qesëndisja, nuk do të kishte vlerë nëse opozita do të krijonte frymë. Po kjo e fundit, mungon posa që shohim parti e partiçka që krijohen më të djathtë, kur duhet të ndodhte e kundërta.
Pozicioni i Metës, siç e theksuam më lart, duket më i komplikuar. Vetë ai, apo Rama, nuk e pranojnë koalicionin, së bashku. Basha ende heziton të bashkëpunojë qartësisht, me të.
Se çfarë ndodh më tej, në këtë situatë gati gjysmëkomike, siç e thashë më sipër, hë për hë, po ia lëmë lexuesit të “Konicës“, të formulojë së pari, qoftë edhe në trajtë “Gjë a gjëze”, përgjigjen e pyetjes në titullin e artikullit: “Pse Basha hesht, Meta nervozohet dhe Rama qesëndis?”
E ke tjerr kaq shume ore Shpetim sa nuk ka bir k…e qe te te kuptoje. Po pse duhet marre persiper nje analize e tille kur dihet qe gjerat tek ne jane kaq shume fluide. Lexuesi i Konices do te lexoje vetem fillimin e do ta zere gjumi,ose nese vazhdon do ta zere dhimbja e kokes. Je shume i ngaterruar ore gazetar.
Nazoja sikurse Padronet e tyre shqiptaret i quajne numra. Te mite te tute te atij. Asnje vlere njerezore nuk u njohin zgjedhesve te tyre edhe pse ne teori duhet te ishin sherbetore te tyre. E pra qytetaret sipas Nazos nuk mund dhe as duhet te ndryshojne mendim. Saken. Biles Nazoja pyet : ata te LSI-se jane vertet te LSI-se? Apo ata te PD-se jane vertete te tille? Sipas Nazos duhet qe cdo kujt qe lind pas emrit duhet me hekur te nxehte tu stampohet ne qafe edhe partia perkatese . Si kafshet se helbete ne kullote perzihen dhe shkon Meçani per Merdan dhe Barinjte tane fillojne e zihen. Pra ketu nuk flasim me per”Z GJ E DH J E ” por ndarje bagetish ku per mos tu zene midis tyre barinjte hane ndonje dreke ngjala dhe bagetite i vulosin me nga dy vula. Ne hekur te skuqur padyshim. E Nazua? Nazua eshte qehajahi qe ofrohet te zgjidh sherrin midis Barinjve e te marre hisen e tij.
PD = A
LSI= B
PS = C
Partitë e tjera = vari lesht
A + B = kancer i garantuar
A = pa kokë, pa krahë e pa këmbë
B = kufomë e dekompozuar mbi tokë dhe qelbet erë e keqe
C = ujë bore qelibarë, me e pi dollinë e parë
A-B-C,te tre jane shushunjat e ketij populli!
Ti mund ta pish dolline me ujin e qelbur te PS-se,por te tjeret do vdesin fare!
Jo re ti Qazimo .
E ka qarrë si gjithmon Nazarkua .
Unë do shtoja që PD-PS , do të sjellë zhvillim të pa parë pozitiv në Shqipëri .
@qazim,
plotesisht dakort vetem do zevendesoja fjalen e nderuar ‘gazetar’ qe nuk njihet nga keto ane me fjalen ‘gastor’ì ose Zagar…
Qazim, s’jane per ty analizat e shahistit te madh, prandaj mos e vra ate pak tru qe ke. Futja gjume pa lexuar as titullin. Kjo analiza eshte sinoptike e ecurise se politikes ne te ardhmen, por e bere me zgjuarsi dhe me ca fshehtesi, te cilat analisti i di, por nuk do e nuk i lejohet t’i publukoje para kohe.
Si lexues i Konices, Ja njç mendim modest: Pas ndryshimeve në Kushtetute dhe në Kodin Zgjedhor, kemi të bejme me një puzzle shume të veshtire. Qellimi i PS dhe PD, duke iu referuar historise nga marreveshja e marsit 1991 në Trieste, midis Nanos dhe Berishes, per rotacion pushteti, tek lenia në tavoline fitoren Berishes në vitin 2005, dhe më pas tek marreveshja Rama-Berisha në Prill 2008 per ndryshimet kushtetuese dhe ato në kodin zgjedhor që siç dimë eshte ne fuqi dhe forcoi pushtetin e kryetareve të tyre dhe deri tek marreveshja Rama-Basha në maj 2017, gjerat vertetojne se këto dy parti me apo pa makinacione nga më të çuditshmet do te perpiqen që ta mbajne apo do ta ndajne pushtetin ndermjet tyre. Synimi i tyre eshte eliminimi i partive të vogla që iu ngaterrohen nëpër kembe dhe keshtu synojne gradualsisht të vijnë tek një sistem dy polar apo më sakte dy partiak, sipas modelit amerikan. Rotacioni keshtu në të ardhmen do të ndodhe vtem ndermjet tyre: një here në kater vjet, në tetë apo vartesisht situatave poliike dhe më heret, kjo nuk u prish shume punë. vetem qeveria do kembehet, por ajo nuk eshte gjithçka, sepse pushtet eshte edhe kuvendi, edhe presidenti, qe njehere i njeres pale e një here i tjetres do jete, ose dhe i kompromisit. Por dhe institucionet e tjera kushtetuese, pushtet jane. Ndaj keto dy parti mbasi mbas 25 prillit synojne kete te ardhme. Tani zgjedhjte e 25 prillit jane vertet te komplikuara, sepse jane vertet shume faktore që sipas numrave që me te drejte jep Nazarko, mund qe ne fund te dale nje rezultat, qe veshtire te mundesoje nje maxhorance solide dhe qeveri po ashtu. Kam mendim se siç po shohim si po zhvillohen ngjarjet sot, por që në vijim deri në zgjedhje do të qartesohen më mire. Mund te ndodhe qe asnje force apo koalicion si ato të thena deri sot, por te pa shpallura, të mund të krijoje e vetme qeverine. Atehere ka dy alternativa: Ose vendi sipas kushtetutes mbasi te deshtojne tentativat per marreveshje pas zgjedhore, vendi të shkoje në zgjedhje të parakohshme brenda 45 diteve , ose për hater të angazhimeve dhe pritshmerive madhore për integrimin të krijohet një qeveri e perbashket PS-PD. Eksperienca per keto variante ka kudo, edhe në perendim. Marreveshja midis Bashes dhe Rames e majit Maji i 2017, ishte një sinjal, por edhe Bylykbashi i PD, para ca ditesh në një interviste, kur e pyeten rreth kesaj mundesie e la te hapur, duke thenë: vartesisht numrave nga zgjedhjet, do ta shohim? Thashe që në fillim, nuk është ‘gjë a gjeze’, eshte ‘Puzlle’, problem i nderlikuar, që vetem mbas 26 prillit, pra nga vullneti i popullit, e me tej do të qartesohet. Deri atëhere le të presim.
Shpëtimi ka bërë disa llogarri të trasha dhe në këtë kontekst duket sikur gjërat jane thjesht ashtu.
Në fakt situata reale paraqitet pak ndryshe.
Këto vota që thote Shpëtimi trashë e trashë janë të ndara nëpër zona.
Pra nqs LSI ka 300.000 vota po ti ndash sipas zonave elektrorale mund të merrte psh 2 deputetë në TR
Por 4000 votat në Lezhe nuk do merrte asgjë.
Pra e thënë pastër varet sa vota merr për të plotësuar numrin minimal për deputetin.
Kështu që nuk është çudi që votat e tyre pa qenë në koalicione të ikin thjesht “për lesh”.
Këtu nuk po llogarisim dhe ligjet elektoral të ustallarëve specieve të rralla drejt zhdukjes që kanë marr pjesë në ligjet elektorale me hibridet. Spanjolll, Korean verior me trup francez dhe kokë rusi…
Ku e keni parasysh që parti si e Mediut që në zgjedhjet e ardhshme me shumë gjasa nuk marrin dot asnjë deputet dilte me 20+ deputetë.
Ishin pikërisht këto manovra që shkaktonin batërditë elektorale me fenomen alla Dushk etj.
Pra nuk është thjesht vota popullore aritmetike si shumatore por alokimi midis zonave dhe mbi të gjitha ligj elektoral që shmang ose minimizon këto fenomene.
T5e vijmë tek gjeagjëza.
LULit i merdhif suma se e di qe si ka votat. Dhe kuorumin te b6ej dot qeveri se nuk është forcë e parë.
Ligji nuk e favorizon, se le qe nuk ishin dot influencues por edhe fizikisht u mëshiruan.
Likja normal që s’ka me votë se nuk ka me çfarë Josh as benefite e as poste e ofiqe por mbi të gjitha dhe po i kanë mbetur ca vota i ka të shpërndara nëpër zona ku riskon të kaloj minimumin për një deputet e jo më dy.
Dhe kemi Ramën që po vjel frutet e mazhorancës absolute jo vetëm me ligj por dhe me problematikat e theksuara të opozitës.
Si resume ende larg të të qenit demokraci bashkëkohore gjithë-përfshirëse.
Pirdh, pirdh e mos thuaj asgje, tjerrje muhabeti pa lidhje.
Ketyre koqeve u jane hapur dyert e mediave e bejne opinionistin.
Lsi nuk mer me shume se 2-3 mandate. Pdiu po ashtu 2-3. Jozefina 1.PD diku te 50-51 .Te tjerat 2-3 dhe kaq. Pjesen e luanit e mer Ps-ja me 80-82 mandate.
Lexova vetem Rama ti shtrije doren ilirit.
Iliri Rames nuk duhet ti shtrije doren..
Politike enveriste sondazh machiavelist per te pare
Nga nazarkua Seri ku arrin propozimi tij…
Megjithe respektin si njeri, si nje qenie njerezore!
A je prostitute apo analist?!
Pse PS PD LSI jane “e majte “ dhe “e djathte”?!
Te gjithe e dime qe jane Banda Kriminale, perfect teje!
Shkurt muhahabeti ja ke fut kot po krejt kot ama.
Perveç propagandes asgje tjeter nuk ka ke thene.