Nga Alfred Peza
Në mungesë të karizmës së Lulzim Bashës, nga dëshira për ti vendosur Edi Ramës përballë një profil lideri të fortë, propaganda opozitare nxiti tek Ilir Meta qënien e një Presidenti Republike jo normal. Derisa sot kemi një Kryetar Shteti të ndryshëm jo vetëm nga përcaktimi i gërmës e frymës së Kushtetutës. Por, edhe nga tradita 30 vjeçare post komuniste e atij institucioni dhe trashëgimia e krijuar nga paraardhësit e tij, në atë post.
Me pretekstin se Presidenca është institucioni i vetëm i pakapur nga Edi Rama, ajo iu fal pa privatizim nga opozitarët, Ilir Metës. Kjo e bën të duket krejt normale, që Ilir Meta të jetë President politik, palë me minorancën dhe në garë me Lulzim Bashën, për lidershipin e opozitës. Propoganda opozitare duhet të ndjehet e realizuar, që ia doli të formësojë tek Ilir Meta, këtë profil publik. E tani që ia arritën, askush nuk mer përsipër që ta promovojë atë më tej, si një President Republike normal. Sepse sot krahas Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit kemi një lider të ri opozite, por jo një Kryetar Shteti.
Vetë Ilir Meta me të gjitha daljet e tij mediatike dhe publike, ka qenë në harmoni me këtë dëshirë të pritshmërive opozitare, duke mos patur shteg për tu kthyer mbrapsht. Ironi është se sa më shumë që Ilir Meta bëhet ai që do, në vend të qetësohet se ia doli që të harmonizohet me projeksionin e ri të opozitarëve, aq më shumë shfaqet i nervozuar. Kërcënues. Sfidues. Ofendues. Sharës. Me një gjuhë verbale “in extremis”. E me një diskurs publik që kapërcen çdo kufi të etikës dhe kodeve të komunikimit normal politik.
E gjithë kjo kontradiktë kaq e thellë, e ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Sa më shumë Ilir Meta bën liderin opozitar, aq më pak ia del të jetë President normal. Sa më shumë që kjo qasje e bën të duket Kryetari “de jure” LSI, në shërbim të nevojave të saj për zgjedhjet e reja, aq më pak Ilir Meta shihet si Kryetari “de facto” i Shtetit. Kjo bën që rënia e kuotave të tij Presidenciale, të jetë në sinkron me rënien e mbështetjes publike dhe elektorale për partinë e tij. Duke dëshmuar se loja e tij, nuk po i shërben as institucionit të Presidencës dhe as synimeve të LSI.
Ilir Meta nuk ka më kohë që të mund të rikuperojë diçka nga e gjitha kjo, të paktën deri më 25 prill. Sepse për ta bërë këtë diferencë sot, Presidenti i Republikës do të duhej që ta kishte nisur punën, shumë kohë më parë.
Nëse Ilir Meta do të ishte sot një President normal, ai do ta kishte fituar edhe pa e shpallur, garën e lidershipit opozitar me Kryetarin e Partisë Demokratike.
Nëse Ilir Meta do të ishte sot një Kryetar Shteti mbi palët politike në Shqipëri, ai do të ishte në pozita krejt të tjera publike sot, përballë Edi Ramës.
Nëse Ilir Meta do të ishte sot simboli i unitetit të popullit shqiptar dhe jo vetëm simboli i unitetit të popullit opozitar, edhe vetë LSI e tij do të kishte të tjera kuota politike përballë PS.
Nëse Ilir Meta nuk do ti kishte çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, partia që ai themeloi më 2004, do të kishte shanse të tjera elektorale, në zgjedhjet e reja të 2021.
Nëse Ilir Meta nuk do ta kishte shndërruar selinë e Presidencës, në një pol të ri opozitar, mazhoranca do ta kishte më të vështirë arritjen e objektivit të saj, për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Ndaj duke u investuar për të qenë një President Republike jo normal, në kuptimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i humbi të gjitha shanset e tij politike për tu parë sot nga qytetarët, ashtu siç ai dëshiron aq shumë: Një lider i fortë dhe i gjithëmbështetur. Sepse shqiptarët nuk mund të të pranojnë si të paanshëm, pasi ke bërë gjithçka për të qenë palë. Nuk mund të të votojnë nesër për kryetar partie, ndërkohë që je sot Kryetar Shteti. Nuk mund të të mbështesin në ambicien për të qenë lider i së djathtës, kur je në postin më të lartë të shtetit, me votat e së majtës.
Nëse Ilir Meta do të ishte një President Republike i paanshëm, në lartësinë e obligimeve që burojnë prej tij, atëherë e gjithë loja politike për zgjedhjet e 2021 do të ishte krejt e ndryshme nga ajo e sotmja. Sepse historia e këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar se shqiptarët mund ti falin një lideri politik gjithçka, por kurrë që të votohesh për diçka tjetër dhe të punosh për një qëllim krejt tjetër, nga ai që të është ofruar me aq shumë bujari!
Bravo.
I ke cjerr masken nje presidenti palaco qe duhet shkarkuar nje ore e me pare
Ia ka bere vetes se vet. Mund te sillej krejt normal por zgjodhi te luaj karagjozin
Intervista te Cani ishte nje turp per ate vet dhe ata qe e mbeshtesin (aq sa kane ngelur nga cupelinat e LSI) .
Bravo për analizën. Ai hajdut mund te jete gjithçka por kurrë një PRESIDENT.
Na ka ardhur ne majë të hundës me karagjozllëqet e tij dhe te gruas së tij qe i thotë popullit mos vini maskë.
Shqiptarët janë të zgjuar dhe e dinë se ku do e fusin votën.
Likja ka nxjerr jashte loje edhe lulin
Ky i fundit qe vetem leshon gafa duket se e ka kuptuar dhe as mona fallxhoren spo afron me !
E kuptojmë dhe e ke thënë shumë qartë Alfred.
E kuptojmë dhe Ilir Metën që “për të mirën” e vendit bëhej njëherë me Salih dhe njëherë me ju…
Por ajo që nuk kuptoj është kur i dinit të gjitha këto.
Pse kur e vutë, na thatë “zgjidhja më e mirë”, kandidati më i mirë, për të na thënë këto sot???
Nqs ishte për “Zgjidhje” pse jo Koçon por këtë të Lesh e Li-së…
Dhe akoma më keq…
Kur shkuat për t’a hequr pse n’a e latë përsëri kur e dinit që ky nuk ishte president normal…
Shumë gjëra nuk i thua mirë Alfred.
Boji t’fala Rilindjes, Peza
turinjte i kane mar ,pamjen e bythes se janullatos
lepirsit llapeMutit. te cepanit
Tituli i ketij shkrimi me elegance duhet te ishte:Ilir Meta ne rolin e nje presidenti te çmendur!Kjo eshte statura e vertet e ketij njeriu qe tashme eshte i bindur qe vledhjet e pasurite e venna ne kurriz te ketij populli i vetquan te ligjeshme!Ndaj ,izolojeni sa me pare,jo vetem insttucionalisht por edhe si nje te çmendur qe perben rrezik per shoqerine Shqipetare!Ky njeri meriton vertet 4 m2 biruce per te mos dale me prej andej e halabakerit e kazanit mediatik le te improvizojne studito e tyre ne birucat e burgut me nivelin e tyre e le ta trajtojne si te çmendurin e radhes!
ilir meta ka shkelur kushtetutën shumë herë dhe ai e bën atë me vetëdije! Parlamenti është i dobët sinqerisht. Ata nuk i bënë punët e tyre siç kërkohet nga kushtetuta. Ata gjithashtu shkelën detyrën e tyre, ishte largimi i menjëhershëm i presidentit i cili ka një këmbë në shtet dhe këmbë tjetër në “opozitë të bashkuar”. Mendimi im, Edi Rama si shef i organit ekzekutiv, Taulant Balla si shefi i PS në parlament janë drejtpërdrejt përgjegjës. Rama do të humbasë 30% të votave të njerëzve për të mos prekur Metën.
Me u qudit qfare po nigjojme nga ku
president ..vetem negativ paska qene .po pse e votuan per president kyt njeri..une siq po e kuptoj paska qene nje kurth qe nuk e kuptua. po ka harrue me kuptue. ..ku miu futet ne kurth dhe nuk mund te dalin nga kafazi keshtu paska qene historia e ketij presidenti.
KETI ZAGARIT I LAKOHET EMRI PER HAJDUT KA AKUZE DIREKTE NE PARLAMENT NGA BERISHA QE KA VRAR DY VET DHE I KA VARROSUR NE DAJT ETETJERA KU JAN INSTITUCIONET LIGJZBATUSE TE SHTETIT NGA KY PALAÇO TREMBEN SE KA PESE HORRA DHE BURGAXHINJ NGA PAS PERSE NUK VEPRON SPAK DHE PROKURORIA APO E DIN PER TRIM DHE KAN FRIKE NGA LIKJA NE QOFTE SE SHTETI TE TREGON DHEMBET NUK KA BURR NENE QE TE BEHET TRIM KETA MERCENARET E METES IKIN NE DREJTIM TE PADITUR DHE VET NETA TE HA MUTIN PO QE PER TRIMERI KY BUBUZHELI KA SHIR DERI TANI SE SKA VEPRUAR SHTETI DHE ORGANET E DREJTESISE KETE E DI EDHE AI VET KUR TE VIJ DITA QE AI TE JAPI LLOGARI DO BEJ SHURREN NE PANTALLONA DHE NUK KA PER TJA LAR AS MONIKA BAXHELLA
Bir bir, sa i bukur eshte, a e do si tau tau, a e do si mushka don kishitit, a e do si ariu silva i tahir bacoves, bir bir. Si ka surratin e embel ashtu ka dhe shpirtin, bir bir. Po ky nuk eshte vetem, ky ka dhe te shoqen bukuri e rralle, fatkeqesi qe nuk rron pikaso, do kishte bere nje veper arti ku nuk do te dallonin dot njerezit, nese eshte njeri apo tao tao. Bir bir. Tani ka mbetur si kopja e fundit tek veprat e Bujar Kapexhiut. Bir bir. I bukri gjirit lalzit, bir bir.
Ky kopjon ne cdo hap Berishen. Berisha ka qendruar ne politike duke treguar ne menyre permanente se eshte figure me perkrahje te konsiderueshme, e per rrjedhoje cdo mase kunder tij shkakton destabilitet ne vend. Tani, zotit nuk i dihet, larg qofte na e merr papritur Berishen, atehere kush mund ta frenoje vendosjen e nje “pushteti diktatorial” te Edi Rames? Pra, duhet pa tjeter te jete dikush qe ti kundervihet ketij diktatori te ri. Por sidomos ky individ duhet ta shfaq forcen ne menyre te dukshme, qe te behet i njohur per perendimin si faktor destabilizues.
Gjithe grotesku i ketyre qendrimeve te politikaneve tane eshte pasoje e bindjes komuniste, se ne jemi qendra e botes, rendesia jone eshte e madhe per ekuilibrat botrore. Te mjeret ne, vazhdojme akoma me megalomanine enveriane. Ilir Meta sinqerisht beson se eshte dikush qe duhet marre seriozisht ne konsiderate. Dhe sidomos, eshte dikush qe “te bene gjemen”.
Sinqerisht, mesa duket, klasa jone politike nuk mund te ngrihet kurre mbi nivelin e lojes se kalamajve te nje lagjeje…..