Ilir Meta në luftë po shkon

2 Nëntor 2020, 10:28Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Makina e presidentit Meta mbërriti tek TV Klan dhe ndalet tek hyrja e televizionit.  Shoqëruesi hap derën e makinës dhe prej saj zbret Presidenti me një tufë letrash në dorën e majtë.

Tek dera e pret buzagaz “Sofia”, emri artistik i ndihmëses së moderatorit Çani, që ka si detyrë të presë e përcjellë të ftuarit tek “Zonë e Lirë”.

-Mirëmbrëma, mirë se erdhët, i drejtohet ajo presidentit.

-Si kaluat – ia kthen qetësisht presidenti dhe të ty tokin grushtet me njëri- tjetrin?

Presidenti Meta hyn në ambientet e brendshme të TV Klan i shoqëruar nga “Sofia” dhe këshilltari i tij Blushi.

Teksa ecën nëpër labirinte korridoresh, presidenti i drejtohet dhomës së grimit. Aty, përveç grimieres, gjen moderatorin e emisionit, Arian Çani, si dhe tre të ftuarit e tij analistë, Curi, Rakipllari dhe Iljazaj.

Presidenti Meta hyn tek dhoma e grimit dhe, pa thënë ende një “mirëmbrëma” apo thjesht “përshëndetje miq”, ngre lart dorën e djathtë në modelin e nderimit nazist dhe i drejtohet personave aty me fjalët: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla”. Këtë frazë e shoqëroi me një tonalitet të ngritur të zërit, si për t’i dhënë më shumë theks titullit të këngës së këngëtarit popullor dibran Qerim Sula.

Pasoi një e qeshur nga të pranishmit nga kjo “surprizë” e Ilirit. Me celularin në dorë, presidenti tentoi ta gjejë në Youtube këngën, por moderatori Çani, i cili kishte hall se mos i kalonin minutat dhe i vonohej dalja në transmetim, ia preu shkurt: “S’kemi kohë, ulu” dhe, me një rrahje të lehtë shpatullash, përpiqej që ta drejtote tek poltroni i grimieres.

I gjendur i shpërfillur prej kësaj situate, presidenti i drejtohet Çanit me trashje zëri: “Si nuk paske kohë ti për Presidentin e Republikës së Shqipërisë(?), s’paske kohë ti, ti ke kohë për oligarkët, nuk ke kohë për shqiptarët”.

Dhe, teksa ulet, shton: “Flaka le t’i dalë TV Klan-it”. “Këtu, m’u në zemër të oligarkëve”, e plotëson frazën analisti Rakipllari me një ndërhyrje të shpejtë duke i rrahur edhe ai shpatullën. “Po po, këtu!”, shton Meta, si për t’ia përforcuar mendimin Rakipllarit.

Në rast se moderatori Çani do e kishte lënë presidentin që t’i vendoste tek dhoma e grimit këngën e të ndjerit Qerim Sula, do e kishte kuptuar paraprakisht, ai e të ftuarit, se presidenti kishte ardhur me agjendë lufte në emision. Mjafton të lexojmë tekstin e këngës për të kuptuar se ku i rrihte çekani presidentit. Një këngë që i kushtohet trimave shqiptarë në luftë me serbët, ai donte që ta vinte në konteksti e luftës së tij me kryeministrin Rama.

Ja disa vargje që i kam shkëputur nga kënga.

 Sjell era retë e zeza

vijnë prej malit breza- breza

na ka shkelur hasmi te dera…

…dridhen malet, jo, nuk tunden kullat

në log të burrnisë po maten burrat…

…ngadalë hasëm se këtu ka burra

na këndojnë pushkët nëpër kulla

ta shtrojmë vendin pëllëmbë me plumba…

…fëmija e djepit kërkon pushkën

gratë në llogore pjekin bukën…

…bini trimat e mejdanit

hiqni sumllat e xhamadanit

me mbush hutën e dibranit

me gjoks flakën t’ia shuajmë topit

jemi gjaku i Kastriotit

le e rrit në kullë të barotit.

 Se çfarë ndodhi më pas gjatë emisionit, me ato shpërthime të tijat që në fakt nuk ishin të atypëratyshme, nuk ka shumë rëndësi. E gjitha ishte produkt i asaj çfarë presidenti kishte përpunuar dhe organizuar në mendjen e vetë, qysh kur u nis drejt TV Klan-it.

 Pushkët e Ilirit në kullën e Metës, tash e tutje do të “këndojnë” këngën: “Ilir Meta në luftë po shkon”. A do t’i bashkojë edhe dibrani Lulzim Basha pushkët e tij me Ilir Metën për t’i mbajtur ison tek “Kulla e Floririt” në luftën për pushtet, kjo mbetet për t’u parë në javët dhe muajt në vazhdim…

12 komente në “Ilir Meta në luftë po shkon”

  1. Ilirjan says:

    Iliri po ben kakerdhite e fundit, si dashi i Sali Protopapes. Po i duken kakerdhite si plumba. Don Kishoti ilir me bibilushin Sanco Panca i kane hipur gomarit seprapthi e po luftojne me mullinjte e eres.

  2. shqip says:

    Rr k komplet. Është kthyer në manekin, nga ata që I vënë në vitrinë me veshje kamuflazhi. Klani, Çani , Fevziu, Rakipllari, shpellari, është pasqyra e e tualetit të shoqërisë shqiptare. Ambienti është ideal për jashteqitjen e kombit. Një pjesë e shqipfolesve kur nuk kanë “armik” të bëjnë luftë, i bien kazanëve për të improvizuar beteja. Betejë në gotë të zbrazët. Po mire mor k me zile, ku ishin ata cubat me barut ( M..), kur Serbët i hynë territorit shqiptar e zbritën deri në Selanik ? Po ik o pleh se le nam. Ti s’ke as popull, as ushtri. Karagjozë, si puna e Don Kishotit që vertitej si p nëpër brekë. Akoma me Sula e me Rrahmona copa debilit. Gjithë bota i këndon luleve, trapat vazhdojnë me kullën e barit. Yyyyy rrace anadollakesh, s’behen njerëz këta.

  3. ce says:

    Exelente. Nderimin nazist e kemi vene re dhe ne haremin famekeq erotiko naziskin te Jales ku duken lristat duke pershendetur ne menyre naziste lideren e tyre Nafije dybekun me vrimat e hundes si hunde luani.

  4. Komandant ilir alendja,po te presim ne jale,duam arm.me dashuri monikae says:

    Partizani ne lufte po shkonte,ka mare lingotat ne nje dore,breket e mones ne vend te maskes

  5. Berti says:

    ÇDO NJERI ME DY PARE MEND E KUPTON SITUATEN E ILIR FLORIRIT SOT.
    AI ESHTE POLITIKANI I AKUZUAR NGA ALEATI I TIJ I SOTEM BERISHA PER VJEDHJEN E FLORIRIT.
    AI ESHTE POLITIKANI I VETEM SHQIPTAR I KAPUR NE KORRUPSION ME VIDIO ME ZE E FIGURE.
    AI ESHTE POLITIKANI I AKUZUAR NGA BERISHA E NDERKOMBETARET SI KONTRABANDIST I DROGES E PROSTITUCIONIT.
    AI ESHTE POLITIKANI I AKUZUAR PUBLIKISHT NE PARLAMENT NGA BERISHA SE KA ZHDUKUR 2 KUFOMA PAS MALIT TE DAJTIT.
    ATE PROKURORIA KA MARRE 2 HERE INISIATIVEN PER TA ARRESTUAR POR U MBROJT NGA A.LLALLA.
    AI E DI QE TANI PER HERE TE TRETE NUK MUND TI SHPETOJE SPAK-ut.
    KESHTU QE E VETMJA SHPRESE PER SHPETIM ESHTE QE TE UDHEHEQE NJE PERPLASJE TE ARMATOSUR DUKE PASUR PAS VEHTES NDONJE TRU SHPELARE QE NUK KUPTON ASGJE DHE DISA HAJDUTE E KRIMINELE QE MUND TI SHKOJNE PAS.ESHTE I VETMI SHPETIM PER TE !!!
    PO ASHTU MBESHTETET EDHE NGA DISA GAZETARE TE KORRUPTUAR TE CILET KERKON TI FUSE NE LOJE E TI TERHEQE PAS VEHTES NE QELITE E BURGUT TE REÇIT.GAZETARET E TJERE I TREMB ME ULERIMA E KERCENIME SIDOMOS DISA GAZETARE PIONERE QE I SHKOJNE NE KONFERENCA SHTYPI.

  6. Baftjari says:

    I.Meta burre per hi
    Fluturim eshte ra n,car ki
    Per me pi nje gote raki
    Me pi raki e me ba muhabet
    Se per ket popull eshte tu u tret
    Eshte tu u tret,e tu u ba hi
    Se tespiqt i jan kthy ne flori
    Lumsi ne mor president
    Qe neper hale,ban kuvend
    Ban kuvend,e s’din cfare thue
    Puna jote ,ka mbaru
    Se ky popull,ka zan mend
    As po e rru ma per kend

  7. Arbërori says:

    Z.Ketro
    Keni harruar të shtoni që ftesa e Qënit (Canit) ishte e qëllimshme, që i pari i Shqipërisë të diskretitohet në sy të botës, por sidomos në sy të fqinjëve tanë, të cilët duan të na shohin të shkatërruar dhe të shpërbërë si komb. Jo më kot kishte ardhur edhe “greku” Qurri (Curri) aty.
    Biles të gjithë e vunë re që kur Meta po shkumbëzonte dhe po thoshte që kishte mundësi të ngrejë popullin në protestë, Curri i tha aty për aty, “ça pret, përse nuk e ngre”? Pra, nuk është çudi që grekqirat duan trazira dhe luftë në Shqipëri, këtë punë kanë bërë gjithmonë këto tre dekadat e fundit, kanë gisht në pothuajse të gjitha trazirat në vendin tonë (së bashku me serbët).
    Pra, është e kotë të kritikojmë Metën, ai duket sheshit që ka rrëshqitur nga komiteti sepse e ndjen erën e ndëshkimit. Problemi më i madh në Shqipëri janë mediat kriminele që i bëjnë fresk krimit politik dhe politikanëve të tipit Saleh dhe Meta. Plus këta minorikarët e tipit Qëni (Cani), Qurri (Curri) dhe gjithë grekqirat e tjerë që fusin shkopinjtë ndër rrota.

  8. Koti says:

    Tani që u përforcua edhe me debilin e Fariut, fitoren e ka të sigurtë

  9. Gazetarja says:

    Cfare ecje klasike ! O zot cfare shemtire . Dhe nje coban qe eshte i detyruar te eci neper male e shkrepa ka me shume elegance !
    Eshte turp te na perfaqesoi nje i tille ! Eshte poshterim !!

  10. fatosi says:

    Mos ju afroni swe eshte plagosur dhe qelbet qe larg.

  11. loni says:

    Ilir Meta ne lufte po shkonte, ka marre pushken me nji dore,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje