Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo ka kritikuar veprimet e njëanshme të Turqisë ndërsa e përshkruan Greqinë si “një shtyllë të stabilitetit në rajon”, në një letër për ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në letrën e tij, Pompeo përsërit qëndrimin ndaj kërkimeve të Turqisë për energji në zonat ku Greqia sipas saj ka të drejtë të zgjerojë ujërat territorialë nga 6 në 12 milje.
“Këto veprime të njëanshme shërbejnë vetëm për të rritur tensionet në rajon. Shtrëngimi, kërcënimet, dhe aktiviteti ushtarak nuk do të zgjidhin tensionet në Mesdheun Lindor”, shprehet Pompeo.
Duke përshëndetur angazhimin e Greqisë për zgjidhjen e dallimeve dypalëshe përmes dialogut dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, Pompeo gjithashtu përgëzon Athinën për ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm “për të shmangur një ngjarje tjetër në det që mund të çojë në një konflikt midis aleatëve të NATO-s”.
Pompeo thekson se SHBA dhe Greqia ndajnë një vizion lidhur me Mesdheun Lindor “si një rajon paqësor i karakterizuar nga bashkëpunimi dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar”.
“Ne kemi nxitur dhe do të vazhdojmë të nxisim aleatin tonë të NATO-s Turqinë që t’i japë fund provokimeve të saj të llogaritura dhe të fillojë menjëherë bisedimet me Greqinë,” përfundon ai.
Moooos se ma merzitet Arnautet me keto qe thoni.
Turqit jane vellezer te Autoctonve Arnaut dhe si rjedhoj jane dhe ata rac Arjane ndonese qe jane bythzinj.
Dje festuam me flamunj Turq ne qender te Tiranes, nuk guxoni te shijonim kete gezim dhe sot na deshperuat.
Non grata Pompes, qe guxon te denoj per provokime Turqin paqesore.