Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit autokraik dhe i mundëson qëndrimin në krye duke qenë pakicë
Nga Andi Bushati
Në galopin e një beteje të pandalshme me kryeministrin, Ilir Meta po skicon një profill të ri të kundërshtarit të tij të vjetër, atë të një armiku të Shqipërisë, që mbahet peng, duke u mbështetur njëkohësisht të qëndrojë në pushtet, nga qarqe që nuk e duan të mirën e vendit.
Ai herë përmend lobe okulte, herë Sorosin dhe herë vllazëri konspirative me diplomatë perendimorë që çojnë të gjitha tek i njëjti konkluzion: Edi Rama është pilotuar për të ndarë Shqipërinë nga BE.
Në fakt, e parë në mënyrë sipërfaqësore, teza që pompon presidenti, duket sikur ka bazë. Po ta fusësh në këndvështrimin që servir ai, Edi Rama të lë të besosh se ka një axhendë të qartë për të penguar integrimin. Në kohën e qeverisjes së demokratëve, Shqipëria, e cila liberalizoi vizat, qe më pranë BE-s sesa Serbia dhe Mali i Zi.
Kur ishte në opozitë, Rama e mbajti peng rrugën drejt BE-së me tre ligjet e famshme. Ndonëse premtoi, pas ardhjes në pushtet, se Tirana do mbërrinte në destinacion më para se Beogradi, ndonëse premtoi që negociatat do hapeshin që vitin e parë të mandatit të rilindjes, ai bëri vetëm hapa pas.
Kur Hollanda kërkonte luftë serioze ndaj krimit, shefi i qeverisë thoshte se pretendimet e saj ishin pretekste që i duheshin për betejën e brendëshme elektorale. Kur Bundestagu sillte që në vitin 2016, eurodeputetin Krichbaun me një sërë kushteshsh për tu realizuar nëse donim të bënim përpara, ai thoshte se këto qenjë thjeshtë gënjeshtrat e Lulzimit të përkthyera në Gjermanisht.
Pra e gjithë saga përmblidhet në një fjali, europianët shtronin presionin mbi qeverinë e Tiranës, ndërsa ajo shumfishonte mashtrimet për ta fshehur atë në sytë e shqiptarëve.
Por, në sjelljen skandaloze në rrugën e integrimit ka edhe më, aty mund të reshtohen pafundësisht fakte për gënjeshtrën se kemi një datë, për mshtrimin se po na mban peng Makroni për hir të halleve që ka me reformimin e BE, për alibinë se po na pengon opozita e rrugës.
Dhe kështu kemi arritur në pikën që jo vetëm Serbia e Mali i Zi na kanë lënë shumë mbrapa, por pas disa përpjekjesh të BE-së për të mos na njollosur përfundimisht, ajo po na ndan edhe nga Maqedonia. Ashtu sikurse theksoi së fundi Hollanda, ky ndëshkim i mbramë vjen pasi në ethet për të grabitur zgjedhjet, Edi Rama i ndryshoi i vetëm dhe pa konsensus rregullat e lojës për to.
Pra, nëse bëhet një bilanc afatgjatë, nuk ka asnjë diskutim se përgjegjësi ekskluziv i shkatërrimit të ëndrës europiane të Shqipërisë është një njeri i vetëm.
Por, nëse këtë konkluzion nuk e kundërshton asnjë njeri normal, përpos atyre që ushqehen me paratë e pista të rilindjes, pyetja që shtrohet është: a vërteton ky dështim pretendimin e Ilir Metës se kjo është pjesë e një axhende për ta mbajtur Shqipërinë larg BE-së?
Pra a përbën kjo provën automatike se Edi Rama është kryqëtari i një Shqipërie anti perendimore, se ai i shërben planeve për zbrazjen e saj dhe zëvendësimin e popullsisë me emigrantë, se ai është anëtar i ndonjë vllazërie okulte apo i ndonjë llozhe të fshehtë, që mëton të na kthejë në mish për topat e atyre që duan një Shqipëri aq të dobët sa të mos jetë në gjendje të ndihmojë as Kosovën?
Nuk ka diskutim se ky është një këndvështim, në rastin më të mirë i ekzagjeruar dhe në atë më të keq, një ftesë për të përvetësur elektoratin e prekur nga paranoja. Ka disa fakte dhe argumenta që hedhin poshtë këtë teori konspirative të Ilir Metës.
Fjala vjen, të gjithë e dinë se Edi Rama nuk do të vinte kurrë në pushtet, nëse LSI dhe vetë presidenti aktual nuk do të bënin koalicion me të në 2013. Pra ata së pari duhet të pyesin veten, kush i çoi drejt Ramës? Mos qe Sorosi, lobistët serbë të Vuçiçit, apo ndonjë organizate që vepron në hije?
Ja pra që gjërat janë shumë më të thjeshta dhe pas tyre mund të mos fshihet detyrimisht një dorë e padukshme.
E njëjta pyetje vlen edhe për opozitën e PD-së dhe LSI-së. Pse e ndërprenë rrugën radikale? Pse vendosën ti shuajnë mlotovët dhe të ulen në tryezën e marrëveshjeve me Ramën, apo mos qenë gjë pengje të këtyre qarqeve okulte që donin ti siguronin paqe një kryeministri që ishte duke realizuar axhendën e tyre?
Pak e vështirë të besohet apo jo?
Pra, në këtë kuptim, nuk ka nevojë të thirren në ndihmë fantazi të çartura, apo psikoza paranojake për të shpjeguar se përse Rama qëndron në pushtet dhe se përse ai e përdor atë në mënyrën më keqbërëse të mundëshme.
Jo, Edi Rama nuk është një vegël në duart e armiqve të Shqipërisë, ai është thjeshtë një politikan që po i bën shumë dëm asaj.
Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit autokraik dhe i mundëson qëndrimin në krye duke qenë pakicë.
Jo, Edi Rama nuk është peng i qarqeve të fshehta dhe të padukshme që kanë axhenda komplikuara, ai është thjeshtë ortak i oligarkëve dhe banditëve lokalë, më të cilët ndan paratë dhe friëson ata që nuk binden.
Kaq e thjeshtë dhe banale është historia e tij. Prandaj sofistikimi konspirativ që i bën Ilir Meta nuk i duhet kërkujt. Ai mund të jetë i dobishëm për të bërë për vete mendjen e sëmurë të ndonjë zgjedhësi paranojak, por nuk ka të bëjë me të vërtetën dhe nuk i shërben asaj. Pasi nuk ka nevojë të bymehësh me fantazi mëkatet e Ramës, ndërkohë që nuk mjaftojnë, as koha dhe as hapsira, për të pëmendur krimet e tij reale në pushtet.
O karr me zile . Rama ju shkerdheu te gjitheve ju ka ber te flisni me vete. like hajduti esjt shembulli me i mire i degradimit tuaj mendor.. na tregon peralla tani me Ramen e pilotuar per ta len Shioerine jasht EU. Ju erdhi fundi esht normale qe do fantazoni se e provuat me molotov nuk bet gje, populli ju do te pjekur
Po ku ka me banalitet,me gjirizllek,me halabakllek,kur ti ben analiza dhe i jep te drejte vetes te meresh me gjera te medha,kur nuk te pjerdh njeri,po si e turprove gjyshin i cili po te ishte gjalle,do te bente lanet,tani je bere bythlepires i atyre qe i merrnin urinen atij rahmet lise,ti je per te qar hallin,je ba si lamash,i neveritshem,pa personalitet,urrejtja nuk te kthjellon mendimet,o ANAL-ist i leshit
Shpresoj per te miren tende te mos kesh semundjen e sheqerit si gjyshja e ndere Vito,te cilen e kam njohur personalisht.
Postoje
Pse e beni pis Temen me kete koqe gomari
Prape ky turi miu ,une habitem kush ja blen shkrimet ketij analit,
Te jete kaq injorante ky belbezuesi Andi Bushati? Tregon se si e pengoi dhe pengon Rama integrimin europian dhe si e paska integruar Sali Berisha! Bushat, ta kam thene dhe here te tjera: ti rrjedh nga fisi atyre qe nuk e deshen kurre Shqiperine dhe per interesat e tyre se humbisnin privilegjet , nuk pranuan bashkimin e fiseve shqiptare me propozim te Ali Pashe Tepelenes kunder perandorise . A me jepet e drejta te besoj se rrjedh ne gjakun e tyre?! Duhet te keshe sy te shikoshe , ama sy optike dhe te mendjes , per ato sherbime qe i ka bere Edi Rama Shqiperise keto vite, ketu nuk por rendis te metat se fundja krime si Sali Berisha me shoke nuk ka bere: Gjeti buxhetin ne minus 0, pastroi kryeministrine edhe nga breket e grave qe i kishin lene sheshit neper koridore( me figure dhe ze), pastroi Shqiperine nga ndertimet pa leje, miljona e miljona euro te shpenzuara, sistemoi qytetet shqiptare dhe jane ata qe shohim sot, leri me rruget apo infrastrukturen……Vendosi policine dhe administraten ne pune ne sherbim te qytetarit se te merrni frymen dhe kacidhen e fundit e te linin pa buke, pastaj vazhdoi me shendetesine e modernizoi….por pengesat me te medha qe u sabotua ishin antishqiptaret, njesoj si fisi yt i vjeter qe bllokonin çdo gje. A nuk ishte Edi Rama qe e mbeshteti Shqiperine ne hyrjen ne NATO? Kur Gerdeci shpertheu dhe ai dergoi perfaqesuesit e tij qe vendi te antaresohej! Megjithese te themi te drejten, ajo puna e vizave, puna e Nato ishte programe i Europes dhe Amerikes dhe jo rezultat i qeverise shqiptare. Tani kush e pengon Edi Rama apo ata “bushatellinjte” me tritole, dalje nga parlamenti, termeti, covidi , lobimi ne Gjermani, Holande, France kunder hyrjes e deri ne Amerike me para qe derdhen dhe nuk u dihet burimi se nga merren?! Kush po e çmend presidentin Ilir Meta me ato çfaqje prej palaçoje qe ben, Edi Rama apo frika e SPAK-ut qe eshte kthyer ne ASPAK-u, por prape ai ka tmerrin e atyre qe ka bere? Gjykojeni Edi Ramen per “krimet” qe ka bere, por ne radhe te pare fillojeni me ate qe filloi e shkaterroi Shqiperine qysh ne 1992 e deri me sot po vazhdon akoma; kur te keni perfunduar me ate, kthehuni nga Edi Rama. Ateher une do te heq dhe ty nofken qe i vune vetes bushatllinjte ne kohen e lashte. Une , te theme te drejten, disa veprime te Edi Rames nuk i honeps fare se ka shkelur edhe mbi tradhetin duke reabilituar tradhetaret, ka perkrahur institute maskarenjshe edhe duke i paguar per zhdukur historine e Shqiperise, por punet e tij nuk krahasohen fare me ato te meparshmet. Nuk e di qe do dale ndonje shqiptare qe te gezoje shqiptaret? Nuk shikoj gje ne perspektive se dhe ca qe krijojne parti perdite i bejne per interesa personale qe akoma te xhvatin ndonje thele. Te fala, Bushat dhe behu pak burre se je nga dera e fisme ne te dy krahet e ngele lamash!
Anal-ist,kur ka qene shqiperia para serbise e malit te zi ose ne pergjithesi kur ka qene shqiperia para ish yugosllavise?Anetaresimi ne be vertet eshte vlere demokratike por dhe fuqi ekonomike.Rama sado e dhimbeshme te jete beri shtet duke vene regullne ca gjera,Dritat,uji ne kohe te pd paguheshin vetem nga budallenjte.Shtypi kur ka qene me i lire?Rama tallet me ju se keshtu e beni vehten,por saliu te rihte dhe ta digjte gazeten.Ti nuk shkruan me llogjike po me mllefe.Ju thjesht jeni gazetar gjobaxhinj
Ore rrote kari, ju i referoheni Rames duke e konsideruar ate si armikun e shqiperise dhe shqiptareve ( kupto te opozites e demokrateve dhe bashke me ta edhe te klanit Kapo) Merreni vesh nje here e mire ! “Armiku” juaj nuk eshte Rama, por jane ata nje milion shqiptare qe votoijne per te. E nese doni te ndesheni me kete kundershtar, se pari “asgjesoni” keta nje milion zgjedhes, e pastaj fitoren ndaj Rames e keni te garantuar. Por ju e dini shum mire kete fakt dhe prandaj ne menyre te qellimshme kerkoni ta personalizoni kete lufte. Ju gjithashtu e dini shum mire, qe Rama eshte si Anteu, sa me forte qe ai i ka kembet ne toke, aq me i pathyshem behet. E vetmja shprese e juaja per ta mundur Ramen eshte qe “shigjetat” tuaja ta godasin ate ne themer te kembes, ne momentin kur ai te shkepuse kontaktin me token.
Çfar ndodh me vendin tone? I Qemali, veproi sipas formimit oriental qe kishte. Po keshtu edhe A Zogu, oriental e kishte formimin. Çudia ndodh me E Hoxhen, me S. Berishen, me A.Gjebrean, me ty Bushat, qe megjithese keni formim oksidental, silleni dhe veproni si barinj fshatar. Enveri as e vrau mendjen qe vendi qe ai drejtonte, te ngjaste pak me kulturen franceze, por perkundrazi. Megjitheate, ne kohen qe ky drejtoi, gjysma e botes ishte komuniste, perfshi dhe gjyshin tend.Tani te vijme tek kolera me emrin S Berisha. Ky kishte bere specializim ne France, ku e çoi gjyshi jot. Kur u be president, pati mundesine e arte te shpaloste kulture, tolerance, vizion perendimor, por çe do, ai u kthye ne origjine, pra me nje mentalitet prej fshatari te pa shkolluar, idhnak, nervoze deri ne çmenduri. Vime tek A Gjebre, mesoburre, energjik, artist, me formim perendimor qysh ne moshe te re. Po çfar i jep ketij vendi? Asgje, me perjashtim te nje spektakli fund e krye reklame bajate, per nje tv, pronari i te cilit i eshte mohuar shkelja ne SHBA, si pasoj e vjedhjes qe i bene vendit te vet, nepermjet femijeve te monstres Sali. Nje drejtues emisioni televiziv, duhet te kultivoj gjuhen amtare, por ky butak llumi, ne vend, te fjales “mirupafshim”, perdor fjalen italisht”çiao”, fjale qe gjthe hajvanet e pa shkolluar, e perdorin qe te duken te plotesuar nga ana kulturore. Tani, vime tek ti Bushat (S. Berisha, po te mos i mbaje anen, do te te shqyente sepse, jo vetem si nip i gjyshit tek kupola komuniste, por edhe si bir i nje persekutori stalinist qe ka qene kryetar i komisjonit famekeq te DEBIM INTERNIMEVE, qe ka mare me qafe me dhjetra persona), formimi qe ti ke, me lejon te pohoj se ti je ne gjendje te kuptosh (madje e di mjafte mire),qe si Edi Rama, sot per sot, vendi nuk ka te dyte, por ç’ndodh, ti je intelektual per nivelin intelektual te bathorexhinjeve, te cilet monstra S Berisha, kur i therriste ne mitingje, per te thyer dhe djegur institucionet, i quante jo oa tallje”Qytetaret e Tirans”. Pra shkurt, edhe ti qe ke formim perndimor, vepron si origjina tribale e babait tend dhe udheheqesit tend shpirteror, qenefit Berishe, (sigurisht, ketij te fundit, i sherben edhe sepse te paguan mire)
Lexuesi
Urime, (dhe jo complimenti) shkrim i saktë dhe i goditur. ?????
Gjithmone gati ushtaret per te bere pise Analizen e shkelqyer te Bushatit,por nuk kane ke te bindin jo.
Jeni sulur si hijena Bushatit pa marre mundimin ti hyni ne thelb dhe analize ato qe shkruan, Rama do te shendrrohet ne nje Erdogan te dyte dhe nuk kemi nevoje as per nje Putin dhe as per nje Erdogan!! Kaq qorra jeni te shikoni se nuk jemi asgjekundi !!
E keqja eshte se opozita eshte ose e pafte (Basha) ose matrapaze hajdute (mona&likja) pra shpresa politike zero!
Une nje jete kam votuar PS dhe kesaj here nuk votoj , klasa politike ne vend thjesht me sjell neveri!!
Zoterinj Ardian dhe Malo! Votoni Berishen dhe e keni te sigurt vendin ne llum. Edhe Mahmut Kerrnaja nga rr “LUGJET E EPERME TE SIDNEIT” ne Bathore, e levdon shume analizen e kronikanit te Kalifit te Viçidollit.
Ore debil, turp por nuk mund te rri pa te thene edhe kar njeri. Po maqedonia ka nja 10-12 vjet qe i ka celur negociatat more mender hanalist. Po perse more vetem kunder rames, apo sic e ke thene edhe vete ai ka qendruar 5-6 vite me mamane tende, ne bllok dhe prandaj e urren!!! Busha tti vete je pjelle e bllokut dhe zagar i berishes, i cili ne fakt familjen tende nuk e preku fare. A thua keto jane te vetmet aresye perse e urren ramen. Por sado te mundohesh or bushat ate te gjatin do ti rruash, or qun!!!