Rama-Basha, 'betejë" në Twitter, kryeministri: O Lulëzim, plehrat s'kthehen më në Tiranë, e as opozita në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!

2 Nëntor 2020, 11:30Politika TEMA

Kryeministri Rama dhe kreu i PD Basha kanë nisur mëngjesin e sotëm një “luftë” deklaratash ndaj njëri tjetrit në Twitter. Basha akuzon Ramën se paratë e buxhetit të shtetit nuk po i jep për të sëmurët por për inceneratorët.

Ndërkohë, kryeministri Rama në një reagim tjetër pak minuta më parë ka thënë se plehrat nuk kthehen më në Tiranë ashtu sikurse opozita nuk do të kthehet më në qeveri.

“Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen!

Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit erdhi pas deklarates se Bashes se ““Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi.

Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit,

Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”, shkruan Basha.

2 komente në “Rama-Basha, ‘betejë” në Twitter, kryeministri: O Lulëzim, plehrat s’kthehen më në Tiranë, e as opozita në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!”

  1. VAQARI says:

    I PAUDHI
    SA SHUME te dogjen inceneratoret o LULUSH se te ngeli fabrka pa pune.Iziu ti do te te vrase KUNATI o ditezi

  2. ERTV says:

    Në fakt Ed artist ?.
    Ato që ja thua LUL Holandezit?qëndrojnë 100%.
    Por më shumë se LUL-it thuaja vetes.
    Pasi Luli me Liken dhe Mona fallxhoren qeverisën po aq sa dhe ti me të njëjtit (ti një mandat dhe ata një).
    Por qershia mbi tortë ? është se ti je në “avantazh” se personalisht ti, jo vetëm na e bëre dhuratë ? Liken president dhe Mona fallxhoren “Zonja e 1-rë) “kuptohet për te mirën e vendit”.
    Por edhe kur pothuajse ishte për t’u fluturu para pak kohësh u tërhoqët.
    Kështu që artisto ? të kom thënë lene matematikën.
    Për aritmetikë, ti je pak më i mirë se LUL Holandezi.
    Boji t’fala Salih-ut, Edo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje