Viti i ri akademik, flet ministrja Kushi: Mësimi online ishte vendim i vështirë, por i pashmangshëm

2 Nëntor 2020, 12:12Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur në ceremoninë e rihapjes, pas 10 vitesh të Universitetit të Forcave të Armatosura, për rifillimin e vitit të ri akademik.

Për sa i përket mësimit online, Kushi u shpreh se nuk është e lehtë për të që të urojë vitin e ri akademik me auditore boshe, por sipas saj kjo është një sakrificë e të gjithëve.

Sipas saj, janë disa rrethana që nuk mund të shmangen, por duhen përballuar me shumë qetësi.

Më tej, Kushi tha se ky vendim nuk ishte i lehtë as për Komitetin Teknik të Ekstertëve, por është e vështirë që të menaxhohet situata duke ndjekur metodat specifike.

”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin.

Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kuraje.

Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre e arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike.

Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.

Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë.

E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim.”- u shpreh ministrja.

2 komente në “Viti i ri akademik, flet ministrja Kushi: Mësimi online ishte vendim i vështirë, por i pashmangshëm”

  1. Stape Pashi says:

    Për mendimin tim shkollat duhen mbyllur plotësisht për 1 vit. Pa mësim në internet.Më mirë 1 vit vonesë, se një shkollim i cunguar në internet. Mbrohen edhe gjyshërit nga kovidi, që shpërndahet nga nipërit dhe mbesat që e marin virusin në shkollë dhe në aktivitetet e përbashkëta të nxënësve.

  2. Kola says:

    Une them nese duan te shkojne ne boten tjeter, le te hapen dyert e universitetit. As online e as internet me pagese, le te shkojne ne mesim. As mos t’ju genjeje mendja se e kane me te vertete per mesimin, thjesht i binden Baba Sale Karaxhiçit. Shikoni vete sesa kulture e arsim kane duke pare e lexuar paçavuren e tyre. Lerini te futen neper klasa e auditore. Te shpetojme edhe ne nga kapriçot e karagjozlleqet e tyre….dhe te mendosh qe Ministria ua ka shpjeguar se edhe ata qe kane bere pagesat do t’ua njohin per muajt qe do behet mesimi normal…po kujt t’i shpjegosh??? Atyre qe kane per babe Sal Karaxhiçin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje