BATUTAT/ Ramën e harrojnë pa raki, ngacmon Veliajn: Çudi e madhe, gjithmonë gota ime i bie Lalit

3 Nëntor 2020, 12:01Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe Arben Ahmetaj i Rindërtimit, kanë qenë sot në Pezë, ku kanë përuruar një banesë private që është rindërtuar.

Gjatë momenteve të vizitës, siç e do zakoni familjarët i kanë pritur politikanët me nga një gotë raki, që e kanë zjerë vetë, e për çudi kreun e qeverisë, e kanë lënë pa gotë.

Me humor Rama merr gotën e Veliajt, dhe thotë se për çudi jo në pak raste ”rriskun” e tij ia japin Lalit.

Veliaj shprehet se e ngacmojnë shumë pasi është më i vogli, ndërsa për të pasur mundësinë e urimit ka marrë gotën e Ahmetajt, e kështu me radhë vazhdon zinxhiri.

Rama: Gjithmonë gota ime i bie Lalit, çudi e madhe, merre merre (I drejtohet për të marrë gotën e Ahmetajt)

Veliaj: Më ngacmojnë mua se jam më i vogli, prandaj, më ngacmojnë shumë.

1 komente në “BATUTAT/ Ramën e harrojnë pa raki, ngacmon Veliajn: Çudi e madhe, gjithmonë gota ime i bie Lalit”

  1. Niko says:

    eshte kur shkon ne nje vend qe nuk e kan as nje zakon te trashguar apo te ri . Eshte e lindur bashk me njeriun : URIMI I pare I shkon te PARIT e me radhe . ( Nare tiranc 24 karach pra )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje