Çfarë e ka acaruar Metën? Kryemadhi flet për 'projektin' e Ramës: Do shkojmë në ekzekutimin e një kombi. Po tenton konflikt në rajon

3 Nëntor 2020, 10:26Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot se retorika e kreut të shtetit, Ilir Meta, nuk i duket e ashpër ndaj qeverisë, por ftoi qytetarët të fokusohen tek thelbi I çështjes, jo tek batutat mes politikanëve.

Kur foli për thelbin e problemit, Kryemadhi tha se e ka fjalën për një project të kryeministrit Edi Rama, sipas saj për shpopullimin e vendit.

Nuk mu duk i acaruar përkundrazi me atë cka shikojmë ne nga Brenda, pozicioni I presidentit është hallka e fundit e mbrojtjes së kushtetutës, integritetit territorial.

Ne të gjithë merremi me komentin e batutën por asnjë nga ne nuk merret me thelbin në shumicën e rasteve”.

Sipas Kryemadhit, Rama “po tenton për të krijuar një konflikt në rajon për të krijuar mundësinë për pastrimin e parave e një lloj destabiliteti rajonal për të ndarë kufijtë e Kosovës, detin e të tjera, që janë momente që ne merremi me gjera kalimtare e jo thelbësore”.

Duke iu referuar marrëveshjes me Greqinë për ta çuar çështjen e detit në gjykatë ndërkombëtare, Kryemadhi tha:

“Të gjitha këto tregojnë që ka qenë një strategji afatgjatë e Ramës dhe rilindjes dhe grupeve që mbështesin.

Po të shikojmë në 2013 pozicionimin e Serbisë, në 8 vitet e fundit Serbia nga një vend që nuk kishte moral për të kërkuar se ishte shkaktar i luftës viktimave, tashmë është kthyer në lider ballkanik kur deri në 2013 Shqipëria ka qenë një nga vendet kryesore që vendoste për stabilitetin rajonal e zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa sot kemi një Shqipëri që është e fundit, një Mal të Zi  që ka filluar procesin e integrimit, një Serbi të fuqizuar ekonomikisht me investime të huaja në një nivel të lartë. Kemi një Maqedoni që ndahet nga Shqipëria e do ecë me hap shumë të shpejtë

Kemi një Kosovë që vetëm për pandeminë,  paketa e ndihmës ekonomike është dy here tr herë më e madhe se sa në Shqipëri.

Rama ka punuar me strategji afatgjatë që ka në thelb shpopullimin, largimin e të rinjve, ky po djeg disa breza, se shkatërrimi I arsimit, shpopullimi , shkatërrimi I shtresës së mesme është degradimi i një shteti e do shkojmë në ekzekutimin e një kombi”.

4 komente në “Çfarë e ka acaruar Metën? Kryemadhi flet për ‘projektin’ e Ramës: Do shkojmë në ekzekutimin e një kombi. Po tenton konflikt në rajon”

  1. kasemi says:

    Jo mona, kombi nuk asgjesohet, por do te asgjesohet familja e ndyre meta, likja dhe mona familiarisht. Pa per kombin mos e cani fare se jo skraparlliu i qelbur por nuk ka shqiptar apo i huaj qe e asgjeson kombin. Plehrat e kane vendin ne rec.

  2. ilirberisha says:

    yyyyyyy kurve e qelbur e LSI dhe putana e kryehajdutit president se me neveritet qe tja permend dhe emrin.
    Ne djall shkofshi.

  3. Sa i dhimset kombi dhe rinia kesaj , po rinine e familjes te saj ku e ka , apo s’kane te hane ketu ne Shqiperi ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje