Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Bashën, mund të ketë marrëveshje pas 25 prillit

2 Nëntor 2020, 23:03Politika TEMA

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim’” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria është kryeproblemi sot për Shqipërinë.

“Edi Rama ka tradhtuar ata që e kanë besuar. Qeveria është problemi dhe nëse është në këmbë, është sepse ka futur në xhep kryetarin e opozitës, e ky është problem kryesor,. Mos të bëjmë dikur nuk i dimë disa gjëra.

Mund të kete marrëveshje pas 25 prillit. Djegia e mandateve është akt i rëndë dhe mos-hyrja në zgjedhje rrezikon të çojë partinë drejt asgjësimit.

Nuk mundesh t’ja falësh bashkitë kundërshtarit tënd më të madh. Nuk janë njësoj palët, unë thashë opozita është faktori pse kjo qeveri mbahet rri në këmbë.

Edi Rama nuk lëviz pa lëvizur Lulzim Bashën. Edi Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën. Po të mos ishte ai, Rama do kishte ikur nga Shqipëria,

Mendoj se situata duhet të ndryshojë, të mos kemi qeveri të Ramës, Metës e Bashës, por të shqiptarëve”, deklaroi Topalli!

4 komente në “Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Bashën, mund të ketë marrëveshje pas 25 prillit”

  1. vang says:

    Mos te kete qeveri te BASHES E RAMES por te BERISHES E TOPALLIT.Keshtu do kjo zonja.

  2. Populli says:

    Çdo te thote “ qeveri te shqiptareve” ?
    Nocion populist !
    Qeverite nga shqiptaret dalin, duke qeverisur me I votuari

  3. Le te krijohen edhe shume parti te tjera dhe te hyjne ne zgjedhje, perseri Ramsi do fitoje, se basha, munika dhe ilir florini jane te uryer dhe te damkosur ne popull. Meta ne menyre figurative eshte me duar dhe kembe te prera nga vjedhja qe i ka bere ketij populli. E tha edhe vete, populli do ja shkurtoje duar edhe monikes dhe bashes, do i lere cungje te thate.

  4. Konjak says:

    Z , Topalli i uroj sukses me partine e re “Levizia per ndryshim” , per deshiroj qe edhe politikat qe do levroje , te jen te reja , jo te tradites . Besojse , se pari , duhet te kishte bere me die popullit , politikat qe do te zbatoj , kjo parti , ndryshe nga partite e tradites ; Cilat do te jene politikat ndryshe , per organizimin ekonomik , social e shoqeror ; Cilat do te jen politikat ndryshe , me rregullimin e ligjeve per pronen , Cilat do te jen , politikat ndryshe , per lehtesimin e ivestimeve nga vendas , si dhe afrimin e investitoreve te huaj . Cilat do te jete politikat , me efektivitet te plot , per futien perfundimisht te Shqiperise ne Evrope . Thoni se , qeveria Rama , qendron ne kembe , sepse e ndihmon Basha (opozita) , thoni se , Rama nuk leviz pa levizur Basha , si kryetar partie , thoni se , pa ndihmen e Bashes , Rama , nuk do te ishe KM , do te ishte larguar nga Shqiperia !. Pra , sic duket qartas , te gjitha keto qe thua , jane propaganta , ne kohe zgjedhiesh . A mundet tju besoje votuesi , vetem me propaganta ; pa bere me dije , asgje nga programi juaj –ndryshe — , per ta cuar Shqiperine , ne perparim ?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje