Presidenca jokonvencionale Trump e ditëve tona të kujton për shumë aspekte atë të presidentit të 7-të amerikan Andrew Jackson (që u rizgjodh, siç shpreson të bëjë imituesi i tij), i cili sfidoi establishmentin i përkrahur nga mbështetja popullore. Kjo i mundësoi një liri veprimi totale.
Baluke bjonde të shpupurisura, fjalor jokonvencional dhe mënyra tejmase të vrullshme, sa të përçmuara nga elitat politiko – intelektuale, aq edhe të adhuruara nga Amerika rurale, e gatshme që ta ulë në Shtëpinë e Bardhë. Të duket
si portreti i Donald Trump, por po flasim për Andrew Jackson, që i parapriu me 200 vjet në cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Figura e tij, e pavdekësuar në kartmonedhën 20 dollarëshe, e ndan akoma sot opinionin publik amerikan midis kujt e konsideron një lider karizmatik ushtarak – pse jo edhe kreu i parë i shtetit i aftë që ta shtrijë pjesëmarrjen politike tek masat – dhe kujt e gjykon si personazh despotik, ndër përgjegjësit më të mëdhenj e genocidit të vendasve amerikanë. Por kush ishte në të vërtetë ai?
I lindur më 15 mars 1767 në Waxhaws, një fshat i vogël i South Carolina, Jackson vinte nga një familje shumë e varfër me origjinë irlandeze. Fëmijëria e tij qe një fëmijëri e vështirë: i ati, një bujk i ardhur për të kërkuar fatin në Botën e Re, vdiq pak kohë përpara lindjes së tij, duke e lënë të shoqen Elizabeth në mjerim dhe me 3 fëmijë për të rritur. «E ëma e konsideronte Andrew një fëmijë special dhe do të kishte dashur që të bëhej prift, por pavarësisht se frekuentonte një shkollë fetare lokale, fëmija kishte një qasje të zbehtë ndaj besimit fetar», rrëfen historiani Sean Wilentz në librin e tij “Andrew Jackson”.
Një familje e masakruar nga fati
Për t’i dhënë fund brutalisht fëmijërisë së tij mendoi në vitin 1775 Lufta e Pavarësisë Amerikanë, e cila përfshiu territoret ku jetonte familja e tij. Gjatë konfliktit, djaloshi u rekrutua si stafetë në ushtrinë amerikane, bile duke u kapur nga anglezët. Ishte 13 vjeç, por tregoi se ishte një kockë e fortë, kur në burg refuzoi t’i lustronte çizmet një oficeri armik, duke u goditur për këtë me shpatë, shenjat e së cilës do t’i mbajë gjatë gjithë jetës. Ndërkohë, lufta i mori vëllain e madh, i rënë në betejë, si edhe nënën e një vëlla tjetër, të dy prej një sëmundjeje. Duke mos pasur më familje, Andrew u transferua në Salisbury (North Carolina), duke e siguruar jetesën me punë krahu dhe duke ju kushtuar ndërkohë studimeve në Drejtësi, deri sa ka arritur të bëhet avokat e më ppas Prokuror në Nashville të shtetit Tennessee, ku në moshën 24 vjeçare u martua me Rachel Donelson, vajza e themeluesit të qytetit. Në këtë periudhë u vu nën krahun mbrojtës të Guvernatorit influent lokal William Blount, i cili e shtyu të kandidojë për Kongres, ku do të zgjidhet më 1796, duke bërë dy vite më vonë hyrjen në Senat.
Qëndrimi i Jackson në Parlament qe zhgënjyes. Karakteri i papërmbajtshëm e bënte të ppapërshtatshëm për intrigat e politikës dhe shpejt rutina legjislaive filloi ta mërzisë. «Për kapriço, sillej si njeri jocivil, aq sa Senatori i njohur Albert Gallatin u shpreh se manierat e tij qenë ato “të një fshatari të pagdhendur”», shkruan historiani. «Për sa u përket pozicioneve politike, u rreshtua me partinë e Jefferson në opozitë me administratën e markës federaliste të Presidentit George Washington». Në prillin e 1798, 6 muaj nga fillimi mandatit si senator, nuk duroi më: dha dorëheqjen dhe u kthye në Tennessee, ku u bë Gjykatës i Gjykatës Supreme të shtetit. Ama prirja e vërtetë e tij ishte për jetën ushtarake dhe kështu, në vitin 1802, mori komandën e Milicisë së Tennessee. Rasti për ta treguar se sa vlente erdhi ne shpërthimin e luftës anglo – amerikane (1812), kur ju besua misioni i shtypjes së një revolte të fisit Creek, indigjenë të ndodhur në juglindje të Shteteve të Bashkuara dhe aleatë të britanikëve.
Në krye të një kontigjenti të vogël dhe të keqarmatosur, Jackson u angazhua në një luftë të pakompromis duke e shtypur rezistencën armike dhe duke fituar nofkën “Old Hickory” (Arrë e Vjetër) për shkak të temperamentit të tij. Gjatë një fushate të tillë adoptoi një fëmijë indian i mbetur jetim dhe i refuzuar ngga anëtarët e fisit të tij. Pak kohë më pas, me nënshkrimin e Traktatit të Gand (dhjetor 1814), konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dukej i përfunduar. Megjithatë, përpara se lajmi i firmosjes së marrëveshjes të arrinte përtejoqeanit, britanikët përfituan nga avantazhi i tyre në terren duke tentuar pushtimin e Louisiana dhe duke ulur moralin e amerikanëve, që tashmë i kishin poshtëruar në gushtin e 1814 duke ju djegur kryeqytetin, Uashingtonin. Qe në këtë moment që hyrin në skenë Gjenerali Jackson. Me ushtrinë e tij prej 5700 njerëzish, që përfshinte vullnetarë, skllevër zezakë të çliruar dhe indigjenë amerikanë, më 8 janar 1815 marshoi kundër britanikëve në New Orleans dhe ndezi shpirtërat e bashkëpatirotëve, duke i shkaktuar një humbje shumë të rëndë ushtrisë së Madhëërisë së Tij prej 8000 ushtarësh. Qe një triumf i papritur: për shkak të një përmbysjeje të tillë, britanikët u tërhoqën përgjithmonë nga territori amerikan dhe beteja u festua si një prej sukseseve më të mëdha të historisë ushtarake amerikane, duke e konsakruar Andrew Jackson në rangun e Luftëtarit të Madh.
Zgjedhje “të vjedhura”
Me përfundimin e konfliktit kundër anglezëve, heroi i New Orleans vazhdoi ta shfrytëzojë ushtrinë e tij për të zgjeruar kufijtë e Shteteve të Bashkuara në jug, duke pushtuar territore të mëdha të banuar nga indigjenë amerikanë dhe duke ia marrë qytetin Pensacola spanjollëve, në atëbotë zotër të Florida. «Midis viteve 1816 e il 1820, duke nënshkruar traktate me fise të ndryshme indiane, Jackson siguroi cedimin Shteteve të Bashkuara e miliona hektarëve në ato që do të bëheshin më pas 5 shtete të mira amerikane», vazhdon Wilentz. Aksionet ushtarake në dëm të spanjollëve, të kryera pa miratimin e qeverisë, bënë që të shpërthejë një krizë e rëndë diplomatike me Spanjën, e përfunduar me cedimin e Florida Shteteve të Bashkuara (viti 1819), por pavarësisht teprive, mezi të toleruara nga Kongresi, “Old Hickory” ishte bërë tashmë aq popullor sa të grumbullonte rreth vetes një turmë të madhe mbështetësisht. I pajisur me një popullaritet të tillë, Jackson mendoi se ndoshta kishte ardhur momenti që të synonte
Shtëpinë e Bardhë dhe në presidencialet e 1824 sfidoi disa prej politikanëve më influentë të kohës: Presidentin e Kongresit Henry Clay, ish Sekretarin Luftës William Crawford dhe sidomos John Quincy Adams, ish Sekretar Shteti dhe djali i Presidentit të dytë amerikan John Adams.
Paksa siç do të ndodhë dy shekuj më pas pikërisht me Trump, fillimisht askush nuk e mori seriozisht, por skeptikët dolën bllof nga kutitë e votimit, që i dhanë Jackson si votën popullore, ashtu edhe atë të “votuesve të mëdhenj”, përfaqësues të Shteteve të Unionit (që e votuan me shumicë). Pavarësisht, numri i tyre nuk qe i mjaftueshëm që t’i siguronte fitoren finale. Vendimi i takoi Kongresit, i kryesuar dhe i manovruar mjeshtërisht nga Clay, që e gjeti mënyrën t’ia dorëzonte presidencën Adams. Megjithëse kushtetutshmërisht legjitime, zgjedhja për t’ia hequr fitoren “të klasifikuarit i pari” u konsiderua si një tradhëti e vullnetit popullor, pse jo edhe simptomë e korrupsionit të klasës politike të Uashingtonit (e konfirmuar nga zgjedhja e mëparshme e vetë Clay si Sekretar Shteti në administratën e re).
Duke shtrënguar dhëmbët, Jackson ju desh të priste presidencialet e 1828 për të realizuar hakmarrjen e dëshiruar ndaj Adams. Në këtë rast, një prej shpirtërave kryesorë të fushatës së tij elektorale qe Senatori Martin Van Buren, i cilii mblodhi rreth vetes një koalicion që përfshinte pronarët e vegjël të tokave të Jugut dhe republikanët e Veriut kundër politikave neofederaliste të Adams dhe Clay. Me arritjen e aleancës, Van Buren ju bashkua këshilltarëve më të ngushtë të Jackson, duke ndërtuar një makinë të mrekullueshme elektorale. «Me jacksonianët e Tennessee në krye të shtabit qendror të Nashville dhe Van Buren që mbikëqyrte operacionet politike në Uashington, mbështetësit e Jackson krijuan një rrjet gazetash lokale në favor ttë kandidatit të tyre, komitetesh elektorale në nivel shtetëror dhe, si unazë e fundit e zinxhirit, lokale dhe klube për mbledhje, sfilata dhe evente grumbullime fondesh, duke siguruar që votuesit mos t’i dezertonin kutitë e votimit», rrëfen historiani.
Në thelb, bëhej fjalë për kompeticionin e parë presidencial “masiv” në historinë amerikane, me shumë gaxhete të destinuara për simpatizantët (si stema dhe thile, qysh atëhere të shndërruara në një domosdoshmëri krejtësisht amerikanë) dhe fushatash të egra shtypi midis mbështetësve të dy konkurrentëve. Një prej skandaleve më të mëdha që ushqyen fushatën elektorale pati të bëjë me jetën private të Jackson, gruaja e të cili u akuzua për bigami pse kishte bashkëjetuar për një periudhë të shkurtër me të përpara se të divorcohej zyrtarisht nga bashkëshorti i mëparshëm. Ngjarja shkaktoi bujë, por nuk qe e mjaftueshme sa të ndalonte ngjitjen e Old Hickory. Me 56% të votave popullore dhe 178 Votues të Mëdhenj nga 261, në dhjetorin e 1828 heroi 61 vjeçar i New Orleans fitoi thellë zgjedhjet, i pari “self made man” që bëhej President i Shteteve të Bashkuara (në 1832 do të fitojë mandatin e dytë 4 vjeçar).
President “perandorak”
Kartëvizita e një presidence jashtë skemave të deri atëhereshme u shfaq qysh në momentin e inaugurimit. «Në përfundim të ceremonisë zyrtare në Kapitol, mijëra spektatorë e ndoqën Presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë, duke bllokuar Pennsylvania Avenue me karrocat dhe qerret e fshatit të tyre», rrëfen Wilentz. «Me insistimin e Presidentit të ri, banesa u hap për publikun gjatë gjithë ditës dhe mbështetësit e tij u kacavjerrën në dritaret e katit përdhe». Në funksion të skenave të tilla, Joseph Story, gjykatës në Gjykatën Supreme e Shteteve të Bashkuara, pohoi se sapo kishte filluar “mbretërimi i Mbretit Teppa”. Në diskutimin e tij debutues, i sapoardhuri u impenjua të respektojë autonominë e shteteve duke deklaruar se do të ndjekë “një politikë të drejtë” ndaj indianëve dhe të dënojë abuzimet e pushtetit të klasës së mëparshme politike. Jackson “rishpiku” rolin e presidencës, duke përqëndruar tek vetja një pjesë të mirë të pushtetit vendimmarrës, aq sa disa karikatura e paraqitën si “Mbreti Andrew i I”.
Rebel dhe autoritar, nuk i humbi zakonet e tij të vjetra, duke i trajtuar kundërshtarët politikë si armiq personalë dhe duke i konsideruar përgjegjës për konspiracione dhe komplote ndaj tij. I pëlqyeri i masave, u urrye njëlloj nga establishmenti politik, që i rezervoi një opozitë të tërbuarr. Ndjenja ishte kthyer plotësisht: si gjë të parë, Old Hickory i shpalli luftë noomenklaturës së Uashingtonit, duke shkarkuar mijëra funksionarë federalë të konsideruar si “të kotë” dhe duke i dhënë jetë një prej formave të para të spoils system me qëllim që të rinovojë aparatin burokratik. Megjithatë, në administratën e re nuk munguan skandalet, ku më i rëndi prej të cilëve qe “Petticoat affair”, aferë që përfshiu Peggy Eaton, bashkëshorten bukuroshe e Sekretarit të Luftës së Jackson, e akuzuar se ishte prostitutë dhe e mbrojtur fuqimisht nga Presidenti. Skandali okupoi vitet e para e qeverisjes, duke u mbyllur me dorëheqjet e detyruara e thuajse të gjithë ministrave, të pasuara ngë një “riformatim” i imporvizuar i saj. Skandalet mënjanë, gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë Jackson diti të mbajë nën fre krizat që kërcënonin unitetin e shtetit federal, si e ashtuquajtura “Krizë e Nulifikimit” (1832 – 1833), gjatë së cilës South Carolina vendosi të anullojë tarifat e vendosura nga administrata federale, duke tejkaluar kompetencaat qeveritare. Në një rrethanë të tillë u rrezikua lufta civile dhe Jackson kërcënoi ndërhyrjen e ushtrisë, duke negociiuar ndërkohë një zgjidhje kompromisi me shtetin rebel.
Të pamëshirshëm me vendasit
Shumë më mizor qe qëndrimi kundrejt vendasve amerikanë, njollë e pashlyeshme e presidencës së tij. Duke filluar nga miratimi i Indian Removal Act (1830), mijëra indianë lëkurëkuq që u përkisnin fiseve të ndryshme, midis të cilëve ato Choctaë, Seminole dhe Cherokee, u deportuan në perëndim të Mississippi dhe territoret e tyre u ripopulluan nga të bardhët. Një vendim i tillë shkaktoi një eksod të njohur si “Karvani i Lotëve”: familje të tëra u shpërngulën nga shtëpitë e tyre dhe u detyruan të lënë pronat e tyre. Shumë nuk i mbijetuan marshimit, duke vdekur nga uria dhe sëmundjet. «Jackson supozonte se indianët qenë “të çrregullt në zakonet e tyre” dhe inferiorë ndaj të bardhëve, një paragjykim atëhere i pranuar gjerësisht, por jo universalisht, dhe presupozonte, me qëndrim paternalist, se e kishte kuptuar mirëqenien e indianëve më mirë se ata», shkruan Wilentz. «Premtimet lidhur me transmetimin vullnetar dhe kompensimet përkatëse për indianët nuk u mbajtën në mënyrë konstante».
Edhe në frontin e politikave ekonomike presidenca e Old Hickory qe e trazuar dhe e shënuar nga lufta e pakompromis kundër Second Bank of America, e konsideruar si e privuar prej kontrolleve të duhura demokratike nga ana e Kongresit: gjatë fushatës elektorale instituti kishte financuar kundërshtarët e Jackson, rrethanë që e bëri jashtëzakonisht të urryer nga Presidenti. Bëhej fjalë për një institucion formalisht të lidhur me qeverinë (e cila posedonte 1/5 e aksioneve të saj), por në fakt e privuar dhe e pajisur me një autoritet të jashtëzakonshëm, sidomos në aspektin fiskal. Pas vitesh luftë, në vitin 1836 Jackson e likuidoi, duke kryer një akt që në atë kohë shkaktoi bujë të madhe. Një vit më vonë, në përfundiim të mandatit të dytë, do ta linte presidencën duke i hapur rrugën besnikut Martin Van Buren, që edhe e pasoi në Shtëpinë e Bardhë. Duke u tërhequr në çifligun e tij prej latifondisti të madh në Nashville, do të ndërrojë jetë në moshën 78 vjeçare, më 8 qershor 1845.
8 vitet e trazuara gjatë të cilave qe në krye të vendit e influencuan thellësisht të ardhmen e demokracisë amerikane (jo rastësisht flitet për “erë jacksoniane”), duke shënuar lindjen e ppartisë të pparë e më të vjetër masive të Shteteve të Bashkuara: Partisë Demokrate. Me të, presidenca u bë shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit popullor, me pjesëmarrjen e pjesëve të mëdha të popullsisë në procesin politik, nga ku do të mbesin megjithatë të përjashtuar akoma për shumë dekada zezakët, gratë dhe indigjenët amerikanë. Nëse idetë e tij të barazisë e të drejtësisë qenë shumë ndryshe nga këto aktualet, koncepti i sovranitetit popullor i futur prej tij përbën një premisë të domosdoshme për fitimin pasues e të drejtave pikërisht nga ana e pakicave. Janë kontradikta të tilla që, në të mirë apo në të keq, e kanë bërë Jackson një personazh kyç të historisë amerikane.
(Richard Caly për BBC History)
Përgatiti: Armin Tirana
O MERO KUSH E KA SKRUAR KETE ARTIKULL SORRRROSI?
Ky ish president, paska kopjuar pike per pike jeten dhe veprimtarine legjendare te Lulzim Bashes tone.