Nga Ilir Yzeiri
Zakonisht nuk i ndjek videot e kryeministrit Rama gjatë vizitave të tij nëpër Shqipëri sepse media të posaçme i zbardhin ato dhe ky informacion të vjen përmes të gjitha aplikacioneve që ke në celular. Mirëpo, këtë radhë, isha kurioz dhe e kam ndjekur me vëmendje vizitën e Edi Ramës në Tropojë dhe në Malësinë e Madhe. E ndoqa dhe jam emocionuar. Jam ndier krenar për vendin tim dhe për kryeministrin e vendit tim.
E di që çdo shprehje e emocioneve pozitive në këtë vend nuk pritet mirë dhe sharja fyerja, përbuzja dhe përçmimi për punët e qeverisë apo për këtë vend që nuk bëhet, nga një pjesë e shqiptarëve është bërë sport nacional. Personalisht, nuk kam menduar dhe nuk mendoj kurrë kështu. Asnjëherë nuk e kam ngatërruar qëndrimin kritik dhe investigimin serioz me vlerësimin dhe respektimin e një traditë të lashtë shqiptare që thotë se nëse nuk punon vetë të paktën thuaji punë e mbarë atij që punon.
Tani le të kthehemi pak prapa në kohë.
Ndoshta nuk kisha për ta shkruar këtë koment në qoftë se sot nuk do të shihja në faqet e « Temës » një kronikë të zbardhur të një bisede të Sali Berishës në një televizion që është pronë e mikut të tij të shpallur e të ngushtë ku ai, ashtu si gjithmonë, villte vrer kundër Edi Ramës dhe i numëronte krimet që paskërka kryer ai dhe vitet e burgut.
Disa ditë më parë Ilir Meta në një gjendje jo normale e fyu rëndë Edi Ramën dhe për të disatën herë i kujtoi atij vrasjen dhe shqiptarëve u kujtoi luftën dhe revolucionin.
E shoqja e Metës u derdh në brigjet e Adriatikut dhe për të njëmijtën e herës u dha shqiptarëve mesazhin më të keq që ajo nuk përfill rregulla e ligje, asaj nuk i intereson disancimi social, maska dhe rregullat e tjera që janë parashikuar nga protokollet ndërkombëtare për të mbajtur larg virusin më të tmerrshëm të këtyre 100 vjetëve të fundit.
I vetmi që të bënte për të qeshur tani që Tritan Shehu del rrallë, ishte Lulëzim Basha, i cili ka vendosur të argëtojë shqiptarët si atëhere kur jep këshilla virologo-virusore dhe atëherë kur shkëlqen me llogaritë apo me shifrat që i luan si të jenë tespije me gur fildishi ardhur nga ndonjë ish-koloni e Holandës.
Edi Rama, siç e thashë që në fillim, ishte në Tropojë dhe në Malësinë e Madhe. Ishte si kryeministër i Shqipërisë dhe qëndroi aty edhe si vizitor në Valbonë bashkë me familjen. Mua m’u kujtua një vizitë tjetër e Ilir Metës në vitin 2000. Shih linkun këtu. (https://youtu.be/WQ3uie_enQo ). Nuk e kam fjalën për gjuhën që ai përdor kundër Sali Berishës në atë video, por për një të vrarë që u regjistrua atë ditë pas ikjes së Metës nga Tropoja.
Ndërsa atë që i ka bërë Tropojës Sali Berisha nuk besoj se ka shqiptar tjetër që t’ia kalojë atij për nga vdekjet dhe varret që ka hapur në vendlindjen e tij.
Ndërsa Edi Rama është i pari kryeministër që mbolli paqe në atë qytet, është shqiptari i parë me pushtet që në vend të plumbave dërgoi invsetime. Në fillim ai ndali projektin makabër të Berishës për ta bërë Valbonën e bukur një zinxhir të shëmtuar me HEC-e të vegjël dhe pastaj nxiti investimet dhe përfshiu në projektin e tij të Rilindjes Urbane edhe Tropojën e cila sot ka filluar të marrë frymë dhe të kthejë buzëqeshjen që i kishtë ngrirë biri i saj Sali Berisha.
Ajo që më bëri përshtypje në fjalën e Edi Ramës ishte guximi prej shtetari serioz për të përballuar një nga problemet më të mprehta në atë zonë që është ai i pronësisë mbi tokën në pyjet me gështenja. Duke atakuar Ligjin 7501 dhe duke gjetur hapësira të pranueshme juridike ai me guxim kërkon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë plagë të hapur nga biri i Tropojës, Sali Berisha dhe do t’i pajisë pronarët e Pyllit të Madh të Gështenjave me tituj pronësie duke thirrur në ndihmë Këshillin Bashkiak i cili do të verifikojë ndarjen që kanë bërë banorët sipas kufijve të vjetër pa krijuar asnjë konflikt.
Të njëjtën gjë ai premtoi edhe në Vermosh.
Ditë më parë kam ndjekur me vëmendje edhe raportimet për Pukën e rilindur dhe të gjithë po e shohim se me çfarë vëmendjeje e ndjek Edi Rama ndërtimin e « Rrugës së Arbrit ».
Duke parë të gjithë këto unë e kuptoj pse Sali Berisha përdor një ligjërim halucinant me burgje e krime. Në fakt ashtu i lexon pretencën vetes së tij.
Edi Rama është i pari kryeministër që e rilindi Tropojën dhe Veriun. Ka pak rëndësi sesa investime janë bërë në atë zonë. Edi Rama është kryeministri i parë i tranzicionit që nuk dërgoi plumba në Tropojë e në Veri, por dërgoi investime.
Nje bravo e madhe per kryeministrin Rama…suksese ne mandatin e ardhshem…
Po me habit Bep, thjesht duke ditur origjinen tende antikomuniste.
Akoma me komunizmin merreni ju mer daj ?
Komunizmin nuk e ka as Kina tani e ju injorante merreni me traplliqe nga mengjesi deri ne darke.
Shtro bythen aty dhe veji shpatullat punes.
Vertet nje bravo e madhe per Shqiperine e Ed Rames prandaj nga xhelozia dhe suksesi i Rames nuk na duan ne BE.
=
Si celiku i Partise me ne krye xhaxhin dhe me forcat e veta drejt socializmit Sorosjan apo atij te Osama Obames.
–
Shqiperia ky fener ne buze te Adriatikut dhe nje eksperiment katastrofe i marksizem -leninizmit te Enverit dhe xhaxhit Edi.
E vërtet .I faleminers se na rrespektoi dhe na ka hap një rrugë të re .
Shumë bukur.
Keshtu u zevendesua dhe qetesia ne Vlore, me rrembime dhe zhdukje njerzish! Na zhgenjeve Rame i pangopuri. Je kryeministri me i dobet ne pas 1990. Nuk behtet shteti me droge dhe banda. Por me pune, lufte te sinqerte ndaj krimit, me administrate te afte jo militante. Ky eshte shteti, ti zgjodhe pushtetin personal, jo te qytetareve prandaj do perfundosh ne koshin e pleherave anonime te shoqerise.
Ik o [email protected] që bën si vlonjat i zhgënjyer.
djemt e tropojes i ka vra banda e fatos nanos haklajt e di gjithe shqipnia jane fakte e dokumentare ata vrane djemt demokratet e tropojes,sa per pronesine e parcelave me geshtenja fermeret atje nuk kane asnje problem gjithe i kane te ndame pa probleme nuk asht nevoja me ardh edushka prej tirane me ju nda tokat malsorve,sa per investime ne gati 8 vjet asgja s ka bo perveç se e ka ndryshu levizjen e makinave neper qytet me disa gure qe i kan vendos pa lidhje pa plan per kohe fushate,imvestimi tjeter me mbush thast geshtenja ku asht investimi ktu? asnji investim,ne tropoje ai mire se te vine sa here te don nuk ka kush pune me te nuk asht nevoja me ardh me nji repart roje ,nuk e prek njeri me dore,nuk flliqen malsiort me te
O tropoja qe naten te vret e diten te qan, 40 varre per nje fjale goje vec
Sali Vuk Berisha i ka hapur me Trustin e Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes!”
Shume e sakte. Mos ja ha hakun njeriut te punes se ndryshe ke popullin nga mbrapa. Zhvillimi i veriut sa ka filluar dhe nuk do te ndalet por do te shenjoje arritje qe edhe sot nuk i mendojme dote. Urime KM largepames dhe shqiperi dashes dhe i paperkulur nga veshtiresite.
BRILANT SI GJITHMONË.
GAZETAR SERIOZ DHE SIMPATIK.
?
Rama eshte puntor serioz dhe vizionar.Eshte fat qe doli ne krye te puneve te vendit.kur shikoj si investon gjithandej kuptoj sa shume kane vjedh qeveritaret para tij majtas e djathtas.
Edi Rama eshte kryeministri legjendar qe e ka shkruar emrin e tij me germa te arta ne historine e Shqiperise ne 110 vjet shtet. Le te beje kujen Sala apo Nafije dybeku i leshitlikes , keta dy monstra nuk e pengojne dot Napoleon Bonapartin e ri te Ballkanit te shkoje i sigurte drejt mandatit te trete dhe te lere ne hijen e harreses historike Salen dhe Nafije dybekun e babaxhikes.
Keto dite jam ne Vlore dhe po shijoj bregdetin, bulevardin, lungomaren dhe lagjen e rikonsttuktuar ne qender te qytetit. Por Jo vetem une, ka mjaft njerez ketu. Eshte bere shume pune ne Vlore. Ketu njeriu ndihet qytetar. Them se Rama eshte ndryshe. Qytetaria e tija eshte mjaft pozitive per kete vend qe ka vujt shume.
O tropoja tokat e pyjet i kane nda shumica pa zhurme por nuk kane letra e kur nuk kane letra,auto nuk shiten e blihen e ma vone fillon edhe belaja midis familjes se keshtu i bani baca i sheqeres shpellave te vicidolit
Ti me pseudonimin “Tropoja”, djemtë e Tropojës i vrau Sali Berisha, kryekrimineli i Shqopërisë, njeriu që për pushtet vret familjen e tij. Ish komunisti, që në kohën e Partisë të raportonte po ta shaje regjimin.
suksese te metejshme dhe ne mandatin trete Z Rama!
Po ky eshte shembulli me i mire i vlersimit te punes dhe njeriut te punes.
Bravo Edi Rama te presim perseri te vish ne Tropojen tone te bukur. Sa per Sali Berishen do thosha nje fjale popullore: Ate qe ta ben femija nuk ta ben as perendia. Pra ate qe i beri Tropojes si bir i saj, qe e mbushi me plumba e varre nuk e ka bere kurrkush gjate gjithe historise. Por sot Tropoja eshte rilindur dhe e bukur si kurre me pare. Prandaj them mirese te vish perseri kryeministri yne. Te prifte e mbara per te miren e Shqiperise.
Te presim perseri ne Tropoje Zoti Kryeminister. Fale teje Tropoja sot eshte rilindur dhe zbukuruar. Dhe jo si Sali Berisha qe si bir Tropoje e mbushi me plumba e me varre. Por kot nuk thote populli qe ate qe ta ben femija s’ta ben as perendia. Keshtu populli i Tropojes i eshte mirenjohes Zotit Rama dhe i themi mirese te vini perseri ne Tropojen tone te bukur.
Bravo Edi Rama te presim perseri te vish ne Tropojen tone te bukur. Sa per Sali Berishen do thosha nje fjale popullore: Ate qe ta ben femija nuk ta ben as perendia. Pra ate qe i beri Tropojes si bir i saj, qe e mbushi me plumba e varre nuk e ka bere kurrkush gjate gjithe historise. Por sot Tropoja eshte rilindur dhe e bukur si kurre me pare. Prandaj them mirese te vish perseri kryeministri yne. Te prifte e mbara per te miren e Shqiperise.
Nese rama mer prap pushtetin e merr se pd po njilloj eshte,me lulin si hajdut me meten dhe ramen po i lloj po shkon.
Qe te tre inagurojn vetem fasada sa her qe vijn zgjedhjet.
Pa kontroll nuk ka shtet,nuk ka pun,
Si perfundim vjen korrupsioni se kurrkush ska frik nga ligji.
Vijn edhe gazetaret qe vetem gazetar nuk jan me tbo edhe per budall.rama ktu rama atü.po kujt po i interesson.rama thot vetem do bejm po sbon kurrgjo si pd perpara.80% e popullsis eshte e pa shkolluar.
Edhe diplomat me lek me miqsi edhe ben shkoll.
Ligjet si njeh kush.wijn edhe politikanet,gazetaret mediat bejn propagand kot e me kot.
Edhe dalin aktor muzikant piktor kriminel deputeta qe marrin vendime per jetet tona .
Püsni iher veten a ja vlen me votu se jeni tu mar brezin e ardhshem ne qaf me injoranzen e 30 viteve te fündit.
ti ore bythqir koke pa lare pasi e katranose si mos me keq vloren me premtime te pa mbajtura tani i je sulur veriut me te njejtin avaz si ne jug me genjeshtra mashtrues,mire thote lideri berisha ti te denohesh nga 35 vite burg per shume vepra qe ke kryer ti kryeplaku surrelit
Rames ti Rruani Bythen me 35 vjet burg qe thoka Babai yt shpirteror,ti me emrin Vlora .Edi Rama nuk ka vra ne Bulevard,nuk vrau Kosta Trebicken,nuk ka vra mbi 26 femije dhe te rritur ne Gerdecin e Shkelzenit dhe Sales,nuk ka hapur depot e armeve ku u vrane mbi 6000 te pafajshem,nuk krijoi firmat piramidale ku humben pasurite e tyre me mijera shqipetar dhe shume vrane veten se skishin me shtepi per femijet,nuk ka zhdukur Sokol Jolldashin,Gramoz Pashkon dhe shume te tjere qe iken me vrap nga Shqiperia se e dinin qe do vriteshin,sic ishte dhe Zef Brozi,shko gjeni ku e ka hudhur Remzi Hoxhen se i gjeti fijet e lidhjeve te Sales me Milloshevicin,nuk i vrau Rama te rinjte ne Tropoje por i filloi Sala derisa i zhduku te gjithe.Nuk kam durim me te shkruaj me per te berat e trimit Sali,mbajeni fort mos ju iki ky trim or ti me emrin Vlora,sa per Edin te them edhe here ti Rruani Bythen,ti,Sala,Likja me Monen,Lul Pedja e Hollandes qe nuk e do Shqiperine ne Europe dhe shume Pederase te tjere qe sme kujtohen me,ah se harrova dhe ate te LGBT qe eshte Sekretar ne PD, me duket se e ka mbiemrin Bardhi.