Njeriu i Kosovës në politikën amerikane

3 Nëntor 2020, 11:00Politika TEMA

 

Nga Mero Baze

Ndërkohë që fushata elektorale ka mbaruar dua të ndaj me lexuesit e gazetës dhe sidomos ata që na lexojnë nga SHBA, mbresat e mija nga një prej takimeve të senatorit Jozef Biden me komunitetin shqiptar në SHBA. 

Jozef Dioguardi më kishte dërguar një ftesë me rastin e 10 vjetorit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane. Ishte prill i vitit 2002. Bashkë me mua nga Shqipëria ishte ftuar Pjetër Arbnori, në atë kohë deputet i Partisë Demokratike dhe Pandeli Majko, kryeministër në detyrë. Për shkak të angazhimeve të tij, Majko nuk erdhi. 

Në panelin qëndror ishin ndërkohë Ramush Haradinaj, nga Kosova, Rufi Osmani nga Maqedonia dhe disa figura të komunitetit shqiptar në SHBA.

Jozef Biden ishte i ftuari i nderit, pasi ai kishte para fushatën për senator  dhe mbajti fjalimin kryesor.

Bashkë me dhjetë vjetorin e  Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, takimi ishte një mbështetje elektorale dhe financiare për senatorin Biden.

Pas një parade përshëndetjesh nga kongresmeni Beniamin Gillman që ka drejtuar Komitetin e Marrëdhnieve me Jashtë në Kongresin amerikan, Kryetari i Bashkisë së Neë Yorkut Majkëll Blumberg, Senatori i Neë Yorkut Carls Shumer, Tom Lantosh dhe Senatorja e New Yorkut Hillari Klinton, fjalimi i Sentorit Biden mahnitës për sallën. 

Një oratori e ndërthurur me fakte të panjohura rreth prapaskenave të ndërhyrjes amerikane në Kosovë dhe rolit të tij personal në atë histori.

Jozef Biden ishte kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin Amerikan dhe ai filloi të rrëfej detaje nga ndërhyrja në Kosovë.

Presidenti Klinton më thirri në mesnatë tha ai dhe më tha: 

-Z. Senator, të thirra të të lajmërojë se Forcat Ajrore Amerikane i kam urdhëruar që të nisen në sulme bombarduese ndaj pozicioneve ushtarake në Jugosllavi. Tani forcat tona janë në veprim”.

-“Z. President, po me francezët a folët? Si do reagojnë?

-Kush është duke i pyetur francezët..! Ne kemi filluar sulmet kundër Serbisë dhe francezët e të tjerët do të na bashkangjiten!

Kjo ishte fjalia që ngriti sallën në këmbë dhe krijoi një crregullim për të cilin u deshën minuta të tëra të vendoset qetësia.

Bajdeni ndërkohë vazhdoi të kujtojë  një takim të tij me Miloshevicin, kur ky i fundit e kishte pyetur si si i dukej.

-Ju jini një kriminel lufte,- I thashë.

Ndërkohë që Senatori kishte bërë sallën të heshtëte dhe kumbonte vetëm zëri i tij, një zile telefoni shqiptari, prishi gjithë magjinë, shoqëruar me “sqarimet” që ai i jepte në telefon: “Jam në një takim më thirr më vonë”

Biden pushoi, pa me njw vwshtrim gjysëm humori dhe gjyswm seriozisht nga personi që i “shkatërroi” fjalimin.

-Mbylle atë telefon,- i tha se do ta thyej …Do ti them këtij badigardit këtu,- tha dhe tregoi nga Haradinaj me humor. Salla shpwrtheu në të qeshura. Dhe si për të treguar në moment afërsinw me Haradinaj, tregoi se si e kishte takuar atë ndërsa lufta po mbaronte në Kosovë dhe i kishte thënë: 

-Hiqi këto rroba ushtarake, merru me politikë.

Ai i mërzitur më pyeti. 

-Ç’farë partie nga ato që mbajnë mbledhje të gjata dhe të mërzitshme?

Tani e ka krijuar tha me te qeshur.

Pas këtyre batutave dhe krijimit të një mjedisi tepër miqësor për të, Biden foli për situatën në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duke theksuar se politika amerikane nuk do largohet nga rajoni, pa siguruar dënim të krimeve të luftës, mungesë revanshi, zgjedhje të lira dhe të drejta dhe integrim në institucionet evropiane.

Në Shqipëri vazhdonte kriza e prodhuar nga zgjedhjet problematike të Ilir Metws tw vitit 2001, të cilat Biden i quajti të manipuluara, por theksoi si fakt pozitiv që Berisha ishte kthyer në parlament dhe Majko tani ishte kryeministër pasi ishte rrëzuar Ilir Meta.

Më poshtë po e sjell të plote pjesën e fjalimit për Kosovën, i cili ishte dhe më i rëndësishmi.

“Zonja dhe zotërinj, jetojmë në një kohë të vështirë, por kjo kohë mund të konsiderohet edhe si një pikë referimi në historinë e Evropës. Unë do të thosha se kjo është hera e parë gjatë 400 viteve të fundit ku ekziston një mundësi mjaft e madhe për të rishkruar historinë. Ne, bashkë me ju, me familjet tuaja, ata prej jush që ende i kanë familjet këtu në Ballkan, ne përfaqësojmë atë që unë do ta konsideroja si “mentesha” e historisë. 

Ju dhe trashëgimia etnike që përfaqësoni mund të mbeteni si pjesë e harruar e qytetërimit perëndimor edhe për 100 vite të tjera ose mund të përqafoni procesin e dhimbshëm, por gjithsesi një proces, të një integrimi të plotë në Evropë dhe në botën perëndimore. Të gjithë e dimë që trashëgimia juaj është e gjatë dhe bart mjaft vler fisnike. Por e vërteta është se ju jeni përdorur si gurë shahu për 400 vite me radhë. Disa mund të thonë edhe 700 vjet. Kanë përfituar shumë nga përçarjet tuaja, nga grindjet tuaja dhe tani kemi arritur në një moment ku duhet të vendosim, apo më mirë të themi, ju duhet të vendosni se ku do të shkoni dhe se në cilin drejtim do të lëvizë ajo menteshë dere për të cilën ju fola pak më parë. Burrat që janë ulur në këtë tavolinë kanë shumë vendime të vështira për të marrë. Nuk kam zili asnjërin prej tyre, sepse nuk e di se si do të mund të largoja dhimbjen që do të kisha në zemër. Si individ, nuk e di se si apo nëse do ta kisha kapacitetin e duhur për të qëndruar mbi padrejtësitë historike që do të më ishin bërë mua dhe popullit tim. Nuk e di se si do ta bëja këtë, nëse do të arrija ta bëja dot, duke ditur se çfarë ka ndodhur në një vend ku kam jetuar dikur, duke ditur shtëpia e motrës sime, vëllait tim, fqinjit tim kanë qenë të zaptuara. Atje ku unë i njihja të gjithë një e nga një, me emër e mbiemër, lidhjet, moshën e tyre, ku punonin, ç‘pamje kishin, ç‘ngjyrë i kishin sytë. Njerëz që janë viktimizuar, keqtrajtuar, përdhunuar apo më keq. Nuk e di. Nuk e di se ç‘do të bëja. Por për një gjë jam i sigurt. Nëse ata nuk janë më të fortë sesa unë, nëse ata nuk arrijnë që t’i hedhin pas krahëve këto padrejtësi, nëse nuk arrijnë që të tregohen më të mëdhenj sesa shtypësit e tyre, nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë gjë, atëherë jeni të pashpresë dhe do të kaloni edhe një shekull tjetër si ai që kaloi. Këtë mund t’jua them me siguri. 

Sonte kam ardhur të bëj vetëm një premtim. Nuk kam ardhur të paragjykoj. Nuk kam ardhur të bëj moral, por kam ardhur t’ju them atë që ju dini brenda vetes suaj: që dikush duhet ta këpusë zinxhirin e dhunës. Disa persona, disa grupe duhet të shkelin traditën e hakmarrjes. Ekziston një proverbë e vjetër kineze: “Ai që kërkon hakmarrje, duhet të hapë dy varre”. Po të isha avokati juaj, mund të ndërtoja një çështje mjaft të fortë dhe ta paraqisja para çdo jurie në botë. Do të thosha që ju jeni në të drejtë tuaj dhe udhëheqësit tuaj këtu janë në të drejtën e tyre për të kërkuar ndëshkime për atë që ju është bërë. Jeni në të drejtën tuaj për ta kërkuar këtë. Po të isha avokati juaj, do të thosha para jurisë që jo vetëm shqiptarët, por të gjithë myslymanët e rajonit kanë qenë viktima të një plani jo aksidental, por të mirëmenduar, të një zgjidhjeje përfundimtare e versionit të fund shekullit të 20-të orkestruar nga disa prej personave më të dhunshëm që kam njohur. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka të jetë e mundur që Amerika bashkë me trupat e saj të mbrojnë shqiptarët dhe të drejtat e tyre kudo që janë dhe jetojnë në Ballkan. 

Dua t’ju them se çfarë nënkuptoj unë me përfundim të misionit tonë në rajon. Ne duhet të qëndrojmë këtu derisa misioni ynë të mbarojë, por do t’jua përkufizoj këtë gjë. Misioni ynë mbaron kur të shohim një konsolidim të mirëfilltë të institucioneve demokratike dhe rajoni, përfshi këtu Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, të jetë rrugës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE-së, sepse derisa të vijë ai moment, shqiptarët që jetojnë në Ballkan nuk do të jenë të sigurt. 


E para: bota duhet t’i pranojë vuajtjet, dhimbjen dhe humbjet e pësuara nga shqiptarët e rajonit. Dhe ka një arsye për këtë. Nuk është vetëm një dëshirë nga ana ime që të shoh ata që kanë kryer krime lufte të demaskohen. Sipas këndvështrimit tim, populli serb duhet të shohë vetveten dhe ta kuptojë se çfarë kanë bërë drejtuesit e tyre dhe për çfarë i kanë bindur. Derisa të vijë ai çast, populli serb nuk do ta zhdukë dot këtë nocion viktimizimi me anë të të cilit manipulohen nga udhëheqësit e tyre. Vlera e gjyqit të Nurembergut nuk ishte ndëshkimi, por demaskimi. Qëllimi i këtij gjyqi ishte ta shtynte popullin gjerman ta shihte veten në sy dhe të mos ndodhte e njëjta gjë që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ku ata ishin të bindur që ishin viktimizuar. Ky është një parakusht i rëndësishëm. Disa nga ju mund të pyesni pse kam qenë i pamëshirshëm ndaj Serbisë dhe Koshtunicës, të cilit nuk i besoj. Pse kam këmbëngulur unë që të mos i ofrohet ndihmë popullit të Serbisë, i cili është një popull shumë i mirë. Pse vallë? Sepse derisa të arrijnë të shohin brenda zemrës së tyre, ata nuk do të arrijnë kurrë të kurojnë veten nga sëmundja që, sipas tyre, janë ata të shtypurit. Për sa kohë që ata vazhdojnë të veprojnë me këtë lloj standardi, cikli do të vazhdojë. Pra, kjo është arsyeja. Jo për hakmarrje. Që të shpëtojnë është e nevojshme që ata ta shohin djallin në sy, sepse unë besoj se ata janë po aq fisnikë, po aq të zgjuar dhe po aq të aftë sa çdo popull tjetër në Evropë. Por ata e kanë luftuar betejën për Prishtinën që në vitin 1388. Ka ardhur koha që ata të depërtojnë brenda shpirtrave të tyre. 

Pika e dytë që dua të theksoj para jush ka të bëjë me arsyen pse unë besoj se është shumë e nevojshme që trupat amerikane të jenë në terren me pushkë të mbushura dhe me bajoneta të nxjerra. Pavarësisht qëllimeve të mira të të gjitha palëve, emocionet normale të çdo njeriu mund të bëhen pengesë për atë që çdo person e di që duhet të ndodhë. Nëse rajoni nuk jeton brenda kufijve multi-etnik, ju nuk do të keni një politikë të suksesshme. Nuk do ta shihni kurrë dritën dhe do të vazhdoni të zini një vend të papërfillshëm në historinë moderne, pavarësisht se sa fisnike është trashëgimia juaj. Ndonjëherë ju keni nevojë për dikë që të qëndrojë aty që t’ju kujtojë se duhet t’i lini mënjanë instinktet e vogla për të përqafuar instinktet më fisnike. Kur them ju, e kam fjalën për të gjithë njerëzit e çdo kulturë. 

Pika e tretë që doja të parashtroja para jush është fakti se ne kemi një detyrim si amerikanë që jo vetëm të qëndrojmë, por edhe të përkushtohemi për hir të sigurisë tonë, sepse SHBA-ja nuk mund të jetë e sigurt pa një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme. Dhe Evropa nuk mund të gëzojë stabilitet pa pasur një Evropën Juglindore të qëndrueshme. Pra, është në interesin tonë që të mbetemi të përfshirë. Kjo nënkupton një përfshirje financiare dhe ushtarake. Mos harroni që të gjithë do të përçaheni. Do të përçaheni me njëri-tjetrin dhe do të filloni të pasqyroni ndasitë e nevojshme që do të ndodhin në Kosovë mes shqiptarëve. S’e kam fjalën për luftëra, por për mosmarrëveshje politike. Edhe ju do të filloni të debatoni në çdo ambient ku ndodheni për sa i përket rolit që duhet luajtur në Malin e Zi apo në Maqedoni. Dhe nuk dua që t’ju dëshpërojë kjo gjë. Mund të konsiderohet si gjëja më e shëndetshme që mund t’ju ndodhë, sepse ajo është kakofonia e zërave të demokracisë. Kjo do të shënojë hapin e parë të dhimbshëm. Dua t’ju them që këtë njeri e respektoj. I kujtova bisedën tonë (Haradinjat) kur i kam thënë që duhej të krijonte një parti politike. Shumë njerëz janë luftëtarë të mëdhenj, por shumë pak luftëtarë bëhen politikanë të mëdhenj. Është një tranzicion i vështirë. Ky njeri po e bën këtë gjë. Unë e përgëzova dhe i thashë: “Mirë se erdhe në demokraci”. 

Pas fjalimit Dioguardi bëri kujdes të na prezonte me Senatorin. Në fillim prezantoi Pjetër Arbnorin duke i kujtuar burgun e komunizmit. Senatori bëri kudjes ta dëgjonte me vemendje falenderimin e  Pjetrit për takimin me të.

 

Kur më erdhi rradha mua ai i tha:

-Të gjithë e dimë mënyrën se si qeveria shqiptare dhe grupet kriminale kontrollojnë shtypin në Shqipëri, për ti zënë gojën gjithkujt që kërkon të thote të vërtetën. Ne kemi një njeri këtu që është bërë “ferri” I politikës në vend. Senatori më zgjati dorën dhe dolëm një foto.

Më ra supeve dhe vazhdoi me të tjerët që vazhdonte ja prezantoni Dioguardi.

U desh rreth 20 minuta që atë ta lejonin të dilte nga salla. 

Sot ky njeri po votohet në SHBA për të qenë President i SHBA. Edhe pse nuk është e këshillueshme të marrim anë në ato zgjedhje, një të vërtet askush nuk e lëkund. Senatori Biden e njeh Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe problemet e faktorit shqiptar në Ballkan, më mirë ndoshta se cdo politikan shqiptar. Ai është i përfshirë prej vitit 1990 në rezolutat për cështjen e Kosovës, më pas është pwrfshirë direkt në mbështetjen për bombardimet dhe Marrëveshjen e  Kumanovës. Djali i tij shërbeu në ushtrinë amerikane në Kosovë. Kosova kurrë nuk do të ketë fatin të ketë një President në Shtëpinë e Bardhë që e njeh dhe e ka ndihmuar atë si Senatori Biden. Past fat sot!

 

20 komente në “Njeriu i Kosovës në politikën amerikane”

  1. Arbërori says:

    Ku janë grekqirat, byrazerët e sllavëve…

    1. Andon says:

      Kush i qin greket o mik.
      Nuk jane vec ca te mbaruar qe bejne gam gam dhe pastaj ngrene bythen perpjete te turku ?
      Lere te merret turku me ta se nje rrace jane, e gjejne gjuhen kollaj.

  2. Zeni says:

    Paste fat ai, ne edhe gjithe bota!
    Dhe do Zoti nuk e harron kurre se ku fillon Zinxhiri i dhunes ne Ballkan dhe ku duhet te keputet…

  3. Arbërori says:

    Rroftë USA??????

  4. DinPak says:

    Bravo Mero, kjo eshte e verteta e qarte per shqiptaret: nuk ka politikan amerikane me te mire sot per sot se Biden per ata qe e ndjejne dhe I thone vehtes shqiptare, kudo qe jane, e kuptojne apo jo kete. Politikaneve shqiptare, per aresye diplomatike, nuk u lejohet ta pohojne publikisht, ndersa analisteve dhe te tjereve nuk u lejohet te mos e shpallin me te gjitha menyrat.

  5. Aldo philly says:

    Forca trump. Je nona daku myte gjyshin bide

  6. Nikolini says:

    Shpresoje shume qe Jo te fitoje neser me ndimen e Jezukrishti Jo Baden do fitoje po mos harroni se as administrata e Trampit nuk e la Sali berishen ilir meta e lulzim bashen ta djegun shqiprine dhe ta fusin ne lufte civile veq pak muaje me pare por une shpresoj shume qe Jo Baden do Ben shume me shume per shqiprine amen ??????????

  7. Nikolini???? says:

    Shpresoje shume qe Jo te fitoje neser me ndimen e Jezukrishti Jo Baden do fitoje po mos harroni se as administrata e Trampit nuk e la Sali berishen ilir meta e lulzim bashen ta djegun shqiprine dhe ta fusin ne lufte civile veq pak muaje me pare por une shpresoj shume qe Jo Baden do Ben shume me shume per shqiprine amen ??????????

  8. Taku says:

    Fjale te arta nga nje burre i mençur!

  9. Trump2020! says:

    E po pritet nga Biden Te mjeret ju. Ai sben dot shurren e tij. Trump 2020! He will get the job done for Kosova.

    1. ppa says:

      Po flet si shurrak o Trump2020! Fjala e Biden, taman fjale te arta sic thote dikush me siper!

  10. S- New York says:

    Ky artikull duhesh bere nje muaj perpara.

    1. Uncle Sam says:

      MOS U SHQETESO !
      E kami bere tash dy e me shume muaj

      Date: September 1, 2020 at 1:48:36 AM EST

      WHY I MUST FOR MR. JOE BIDEN ?

      – Vote for USA democracy

      The main reason I took action for 2020 and in the previous elections was my love and respect for USA worldwide mother of democracy and freedom
      Secondly, I own to USA my triple life since I was just 18 years old on November 28, 1974, on December 12, 1990 and especially on October 21, 2014 when I vent in ” irreversible coma” for 10 days…
      Third, I believe on Joe Biden long time political experience and democratic stature.
      Joe Biden is an example to follow for any political leader on all fields and levels of public service anywhere in the World.
      For me and more than 50 members and relatives of my family Joe Biden is an idol …
      1001.. there are more than 100 years the USA it’s the worldwide, it’s First Democracy, it’s America First !
      Just Donald Trump, his dynasty family, his yes men entourage didn’t learned, don’t know and don’t recognize yet this well known fact…
      In place of keeping America first they sent it down to a Third World level. with his catastrophic leadership of lies, fake news, flirting with Vladimir Putin Stalin and his KGB and GRU, with Kim Young Un and other autocratic regimes like that of Saudi Arabia …Donald Trump betrayed his historic allies.
      Donald Trump is an unstable and unbelievable person and leader. Why!?
      Do you remember what he said and promises to strongly punish Saudi Arabia Kingdom and secret services during the 2016 Electoral Campaign regarding the 911 mega terrorist act and documents !?
      What he did after he became a President !?
      The first foreign country he visited was Saudi Arabia and the meeting with it’s royalties before he stop in Israel !?
      It’s well known fact that the Worldwide political leaders, including the USA President’s first visit would be done in the strategic alias and friendly countries…
      Not only this but he was among the few leaders who didn’t denounced the butchering of an USA’ citizen and journalist as Mr. Kashogu by Saudí Arabia’s secret services gorillas inside it’s consulate in Istanbul Turkey, a strong NATO alliance member.
      Do you remember Mr. Trump harsh statement and threat against communist Kim Young Un and North Korea regarding their nuclear weapons and misiles!?
      Within few weeks they become friends and Kim Young Un become a “ good guy” of Trump in same way that he glorified Russian President Vladimir Putin.
      In the same time Trump was mocking German leader Mrs. Angela Merkel, Francés President Macron and other US leading NATO’s alliance leaders…
      Are those a stable person and a believable World’s leader attitudes and positions?
      NONE… ABSOLUTELY NO.
      He is arrogant even with his closer personally selected employees, scientists, law enforcement agency leaders in every level of his administration to don’t talk about his political opponents ….He is nasty even with his family relatives
      He undermined and shattered the USA democracy and freedom.
      Mr. Donald Trump is “ the USA and Worldwide disgrace and disaster” as his niece and many other US personalities called him.
      The right and patriotic solution for USA democracy and better future is Joe Biden the best and proved friend of Albanian People and Nation.
      Don’t waste your vote!
      Vote for Joe Biden !
      Vote for better future of your more loves one
      Vote for USA democracy !

  11. Edi says:

    ?????
    Qofte edhe vetem per te qene thjeshte pragmatiste, shqiptaret duhet te votojne Joe!

  12. Zyko says:

    Oh Mero. Qenka e vertete se qeni ku ha, leh. Po shperblen nje ftese dikur. Por politika amerikane nuk eshte e varur nga emra e as nga president.
    A nuk e patem Biden zv/president per 8 vite kur ai ishtei ri. Cfare beri??? Cfare prisni tani??? 78 years old???

  13. demokrati says:

    Per ate qe ka bere per Kosoven, doren ne zemer, Faleminderit dhe Pleqeri te bardhe. Kosova, Shqiperia dhe gjithe shqiptaria kane nje interest te vecante per nje SHBA lider te demokracise, tregut te lire, jo nje SHBA te intimiduar, ne kaos, peng i politikave utopike dhe politikaneve vegjetative qe jetojne ne nje realitet paralel. Keto nuk jane zgjedhje por nje PLEBISHIT me te forte edhe se zgjedhja e Reganit, nuk eshe cudi qe edhe Kalifornia te votoje ne mase fituese Trump. Biden do te mund te fitoj vetem bese do te kete nje manipulim industrial elektoral si ai i vitit 1949 ne Itali. Fitoren e Biden e kerkon Irani, Kina , Rusia dhe e majta ekstreme anarko sindikaliste, racistet dhe fundamentalizimi islamik, dhe nje media qe ka cuar ne nje polarizim te ngjashem te shoqerise amerikane me luften e klasave ne Shqiperi dhe Europen lindore. Fitorja e Trump do te thote vazhdimesi e reformave per ta rikthyer ekonomine amerikane ne lokomotive jo vetem te teknologjise por edhe te prodhimit industrial,liberalizim te metejshem te tregut, politike e jashtme krejt e kundert me are te ish administrates Obama-Biden qe e inkurajoji ndryshimin ne Lindjen e Meseme dhe Afriken Veriore dhe u terhoq ne menyre te turpshme perball kasapit te Damaskut duke krijuar nje vakum qe e shfrytezuan ekstremistet islamike. Se kush do fitoj zgjedhjet ate do ta percaktojne votuesit amerikant, te lire nga dhunimi mediatik i pa fre i cnn dhe kompani, te cilet jane te prirur per nga sundimi i ligjit dhe refuzimin e kaosit. Pa nje Amerike lider te botes demokratike nuk ka Kosove te lire, ate mund ta beje ne kete duel demokratik , Trump. z.Biden ne lidhje me te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves mund te vleje si hero romantik per robellin dhe matoshin, per ne jeten reale ishte Trump ai qe e uli dhe e detyroi buzvicin e Beogradit te neshkruaje pa e lexuar marreveshjen me Kryeministrin e Kosoves, duke njohur de facto shtetin e robellit matoshit dhe Haradinajt qe hane buken dhe permbysin kupen.

  14. amerikani says:

    Me vjen keq Mero po nuk do te fitoje komunizmi ne Amerike me gjithese nga Shqiperia kane ardhur gjate viteve te fundit 3 mije agjente te sigurimit te shtetit, te cilet paguahen mbi 5 mije dollare ne muaj

  15. FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA says:

    me Gjithe SIMPATINE qe ne Shqipetaret kemi per Biden, perseri do te FITOJ Trump….FATEKEQESISHT ka shume Hapsire per manipulime,lol

  16. NYC says:

    Biden ka 41 vjet ne kongresin amerikan dhe 8 vjet zv president ndersa lamashi Trap ka qene duke lypur para Putinit dhe sot e shperblen nderin me cfare i kerkon Putin

  17. Lola says:

    Bıden, mık ı Erjon Velıajt. E dını kete?
    Ja qe Erjonı nuk do kete nevoje te paguaje 700.000 dollare per te bere foto me Bıden ne se zgjıdhet Presıdenr etj…etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje