DOKUMENTET/ Veliaj nxjerr blof Kryemadhin për “Sami Frashërin”: Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ajo turpin e ha me bukë

3 Nëntor 2020, 11:20Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka nxjerrë sërish blof kryetaren e LSI Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”.

Ndryshe nga ato që deklaroi kryemadhi, Veliaj ka publikuar dokumentet nga Kadastra ku vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës.

Ai ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës!

Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje