Lajthitje e Monika Kryemadhit, apo politikë me vdekjen: Pse LSI sillet sikur koronavirusi nuk ekziston?

3 Nëntor 2020, 18:35Politika TEMA

Deri më sot në vendin tonë janë zyrtarisht mbi 532 të vdekur nga Covid-19. Ndërsa viktimat shtohen çdo ditë, janë me qindra rastet e reja që konfirmohen me koronavirus. Me rritjen e shifrave, shtohet edhe paniku dhe masat mbrojtëse. Por ndërsa situata shkon drejt rëndimit, kanë bërë habi deklaratat dhe sjellja në publik të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, që ka mbajtur qëndrime dyshues ndaj Covid-19, në kufijtë e mohimit të virusit dhe të masave mbrojtëse që këshillohen nga mjekët.

“Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID”, ishte deklarata e Kryemadhit për mediat në dalje të teqes në Malin e Tomorrit gjatë pelegrinazhit në muajin gusht. Shifrat kishin nisur të rriteshin dhe vjeshta do të sillte valën e dytë të koronavirusit në të gjithë botën.

Më herët, Kryemadhi kishte dhënë disa shpjegime ekzotike se pse shqiptarët nuk prekeshin nga koronavirusi. Në maj, kur në Italinë fqinje vdisnin me mijëra njerëz nga Sars-Cov-2, ndërsa në Shqipëri nuk kishte asnjë viktimë, nisën të qarkullojnë edhe teoritë konspirative. E ftuar në emisionin “Open”, kryetarja e LSI-së shpjegoi atëherë, se në Lombardi të Italisë ka viktima, sepse atje hanë më shumë karbohidrate, ndërsa shqiptarët hanë mish, hudhra dhe pinë raki, prandaj kanë imunitet të fortë.

“Është ndryshe të hash karbohidrate si në Lombardi. Është ndryshe si ne shqiptarët që hamë mish, pimë raki e hudhra gjithë ditën” u shpreh kryetarja e LSI-së.

Koha tregoi se deklarata të tilla nuk ishin rastësi. Përkundrazi, i dhanë formë politikave të forcës së tretë politike në vend. Pandemia është rënduar, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, por Kryemadhi ende sot nuk duket se ka ndryshuar mendim.

Kur u mor vendimi për mbajtjen me detyrim të maskës në rrugë, me bindje të plotë,a jo bëri thirrje të mos mbahej maska, duke u vetëofruar me shembullin personal.

“Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin…

Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do t’u bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, t’i kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”– tha Kryemadhi, që pranon se vetë bashkëshorti i saj e kundërshton në këto qëndrime.

“Meta ka frikë shumë nga virusi, se thotë “ç’është kjo që rri pa maskë”, unë s’bëhem ekonomiste si Meta, apo juriste si Basha, kam mbaruar për biokimi dhe kjo më jep një siguri përsa i përket imunitetit”, u shpreh gjatë një interviste për Report TV kryetarja e LSI-së.

Por përtej thirrjve të tilla ra në sy një takim me të rinjtë e LSI pak ditë më parë në Durrës. Monika Kryemadhi sfidoi edhe një herë rregullat e pandemisë, kur e nisi takimin me shtrëngime duarsh dhe e mbylli me puthje dhe përqafime.

Pa mbajtur maskë dhe duke u sjellë sikur virusi të mos ekzistonte, takimi elektoral u mbyll me thirrjet që të grumbulloheshin për të bërë një foto të gjithë bashkë.

Pozicionimet në publik kundër këshillave të mjekëve në kohën e pandëmisë tingëllojnë si lajthitje dhe shpesh janë përdorur nga kryeministri Rama për ta bërë sa më qesharak qëndrimin e LSI në lidhje me pandeminë.

Por në anën tjetër duket e vështirë që Kryemadhi të besojë vërtet se koronavirusi “nuk ekziston”, apo se “rakia dhe hudhrat” të mbrojnë nga sëmundja. Në vend të kësaj, gjasat janë që këto të jenë një llogaritje politike për të marrë pas vetes atë pjesë të elektoratit që është lodhur dhe është dëmtuar nga masat e pandemisë.

Sepse shumica e njerëzve janë të bombarduar çdo ditë nga një situatë paniku dhe presioni për t’u ruajtur nga virusi dhe për rrjedhojë janë të shumtë ata që pas muajsh frustrimi dhe sakrificash, kërkojnë që e gjitha të marrë fund pavarësisht çmimit.

Me karantinën e ashpër, me masat represive kundër qytetarëve të thjeshtë, me përdorimin e policisë dhe me mesazhet frikësuese të skenarëve apokaliptikë, autoritetet kanë provokuar pashmangshmërisht mllef dhe irritim në një pjesë të madhe të popullsisë. Dhe një pjesë e mirë e këtij mllefi, projektohet sot tek kryeministri Rama, i cili mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë e karantinës në muajt e pranverës.

Dhe ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë opozitë duke analizuar dhe atakuar pikat e dobëta të menaxhimit të pandemisë, kryetarja e LSI-së ka zgjedhur sillet në mënyrën më ekstreme, për t’u identifikuar me të gjithë ata që për hir të frustrimit dhe revoltës janë gati t’i çojnë të gjitha në djall.(Lapsi.al)

8 komente në “Lajthitje e Monika Kryemadhit, apo politikë me vdekjen: Pse LSI sillet sikur koronavirusi nuk ekziston?”

  1. niku says:

    po mireMonika idjote eshtepo shteti pse nuk e gjobit si ben menjerzite thjeshte.Cfare ka ajo me shume pune e madhe se eshte kryetare teknike dhe une ne pune jam drejtor teknik i nje kompanie te nadhe me me shume shkolle e kulture se ajo pse une gjobitem dhe ajo jo.Pavaresisht cfare thone ne tv te gjithe politikanet kan kodin e tyre qemeren vesh populli eshte budallai qe beson cthone ne tv

  2. kasem gahinji says:

    Politike e lsi me covid19 e ben edhe shteti.me fjale e llogje bejne sikur jane Kundera.por nisur nga fakti qe njerezit e thjeshte pa maska gjobiten,shperndarjen me forcen e se drejtes ,te rendit dhe ligjit,moniken,ilirin,dhe sharlatanet e tjere te politikes nuk i gjen gje.pse behet ky diferencim kur themi se jemi te barabarte para ligjit?

  3. Anxhelo says:

    Ishalla ne koken tende bie covi o mona…

  4. Moisi Golemi says:

    Mona ka qenë infektuar para 3 javësh, por e mbajtën të fshehtë. U zhhduk nga ekranet dhe u mbyll në vilën e Lalzit për disa ditë.

  5. Jetnori says:

    Nese ti moj monika ke mbaruar per biokimi, u shofte biokimia qe perfaqeson ti. Ti ke mbaruar se ke lindur e mbaruar, kush ka jetuar tek shallvaret e s’te njeh ty, si nje kopje e keqe e seksit femer. Kurre nuk ke qene ndonje studente qe shkelqeje, as yt vella, kemi qene dhe ne atje ku studiove ti, nuk na sjelle ne kujtese nje studente ku shquheshe per inteligjencen, sa per moralin, flasin ata ku ti je lindur e rritur tek shallvaret. Je putan nga karakteri, je prototip putane politikane, ku veç te marret mund te ndjekin, ata qe harrojne se ju ne politike ke ni tridhjet vjet, dhe mireqenia e atyreve qe te votuan dhe qe sot te ndjekin, eshte pabesia juaj, varferimi i tyre dhe pasurimi i familjes tuaj. Kjo eshte panorama juaj, jua njohin mire karakterin, ata qe sot quhet popull ne mazhorance, kerkojne venien para drejtesise familjes tuaj, sa per ata qe ju ndjekin, do t’ju kerkoja t’ju pyesnin, me ç’far te ardhurash i shkolloni femijet ne kolegjet me te pasura jashte shtetit. Paç faqen e zeze bashke me ata fakire nga trute qe te ndjekin ty.

  6. Leshteriku says:

    Cfar merreni kot me Mona kok lopen shifi mbiemri si è ka ashtu eshte ilir cepani pi Raki ajo dehet Mona e ka virusin poshte ke pjeshka I eshte bo leshi si rrjet peshqish prandaj likja rri nepet klube se Ska cfar te bej asnje me monen e ben shuren ke breket

  7. arta says:

    ai vend esht vend i vdekur, ne gjithe historime e vet vetem Enver Hoxha e beri shtet, te tjeret vetem e kan rrjepur.

  8. Ardian says:

    Ne koke e ne grope thote populli mona , mere dhe liken me vete, te lutem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje