Një deklaratë e Papa Françeskut mbi “bashkimin civil” të homoseksualëve, dhënë për një dokumentar, ka trazuar botën e krishterë.
Pas një furtune të vërtetë, Vatikani ka reaguar me anë të një letre “shpjeguese” për ambasadorët e vet në botë dhe peshkopët, ku sqarohet se fjalët e Papa Françeskut janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se Kisha Katolike nuk ka ndryshuar asgjë në doktrinën e saj, në lidhje me homoseksualët.
Letra është postuar në rrjetet sociale ambasadori i Vatikanit në Meksikë.
Në të thuhet se Papa Françesku e ka dhënë atë deklaratë në vitin 2010, kur ishte kryepeshkop i Buenos Aires dhe në Argjentinë kishte nisur një lëvizje për miratimin e martesave gay.
Françesku në atë kohë ishte shprehur kategorikisht kundër martesave gay dhe kishte folur për “bashkim civil”, që sipas Kishës Katolike, po përdoret tani, e nxjerrë nga konteksti.
Në martesave gay, Françesku favorizoi shtrirjen e mbrojtjes ligjore për çiftet homoseksuale, nën atë që kuptohet në Argjentinë si një ligj i bashkimit civil.
Por, e kishte marrë këtë pozicion privatisht, jo si kryepeshkop dhe tani që është Papë, ai nuk ka folur asnjëherë pro martesave apo “bashkimit civil” të homoseksualëve.
(TemA)