Ka një mundësi të vogël që fituesi të dalë sot, por të dy palët po përgatiten për një betejë të gjatë ligjore
Nga Ruben Avxhiu
(Grafiku është nga gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal”)
Mbrëmja e zgjedhjeve të 3 nëntorit mbaroi pikërisht në mënyrën të cilës disa vëzhgues, përfshi edhe autorin e këtij shkrimi, i druheshin më së shumti. Pa fitues të qartë dhe me hapësirë për spekullime të rrezikshme.
Ideale do të kishte qenë që fitorja e njërit prej kandidatëve të ishte aq e thellë saqë nuk do të kishte nevojë për të pritur votat e dërguara me postë për të shpallur fituesin.
Në fakt, Amerika mbetet e ndarë gati në dysh dhe kushdo që të fitojë do të qeverisë një vend ku gjysma e popullsisë është e prirur të refuzojë pajtimin.
Janë tashmë 6 shtete ku nuk kanë dalë rezultatet. Madje edhe Arizona është pak e dyshimtë. Ndonëse Associated Press dhe Fox Neës kanë shpallur demokratin Biden si fitues aty, pjesë tjetër e medias nuk ka folur ende. AP është autoritet në fushën e gjetjes së rezultatit para kohe, kështu që për momentin po e konsiderojmë Arizonën blu.
Deri tani, Biden ka 238 vota elektorale, Trump ka 213.
Për fitoren duhen të paktën 270.
Trump do të fitojë me siguri në Alaska (6) mund të marrë edhe 1 ose 2 vota elektorale në Maine (ky shtet i ndan votat e tij). Kjo do ta çonte në 221.
Gjashtë shtetet e mbetura janë Georgia (16 vota elektorale), North Carolina (15), Pennsylvania (20), Michigan (16), Wisconsin (10), dhe Nevada (6).
Cilat janë shanset e tyre në këto shtete:
Georgia (16 vota elektorale)
E vetmja arsye pse nuk është shpallur në favor të Presidentit Trump është se ka më shumë vota në kutitë postare se sa diferenca e tij me rivalin Biden.
Votat nga qyteti kryesor Atlanta do të jenë mesiguri blu (demokrate), mirëpo vështirë se do ta përmbysin rezultatin, sepse ka ende vota të panumëruara për arsye tenike në zona të kuqe (republikane). Në fund, një grusht nga këto mund të sigurojnë që shteti të mbetet pro-Trump.
North Carolina (15)
Karolinën e Veriut e udhëheq Trump me rreth 76,000. Në kutitë postare ndodhen 200,000 të panumëruara.
Me vendim ligjor, autoritetet mund të vonohen deri në 12 nëntor për të numëruar çfarë ka shkuar me vonesë. Por sa me vonesë? Avokatë nga kampi Trump mund të kërkojnë ndalimin e numërimit për të verifikuar nëse votat e vonuara janë legjitime. Dihet se Biden do dalë fitues mes votuesve me postë. Por atij i duhet të fitojë afërsisht 140,000-60,000 (i kam rrumbullakosur pak numrat këtu).
Pennsylvania (20)
Edhe ky shtet me prani të madhe shqiptaro-amerikane por që çuditërisht nuk ka marrë jehonën e merituar.
Këtu Gjykata Supreme i ka bërë komisionet të presin deri të premten votat me postë. Do të bëhet fushëbeteje mes juristëve. Mirëpo vendimi nuk është përfundimtar, sepse rezultati Teknik mes gjykatësve ka qenë 4-4. Republikanët mund ta rikthejnë çështjen në gjyq.
Një masë e madhe votash kanë mbërritur pa firma në zarfe e parregullsi të tjera. Komisionet kanë dhënë mundësi që votuesit të ndreqin këto probleme. Pro Republikanët thonë se kjo është e paligjshme dhe po ndodh vetëm për zonat blu. Demokratët thonë se çdokush meriton ta thotë fjalën e tij pa u penguar nga çështje teknike.
Trump ka gjysëm milion vota më shumë se Biden, por me më shumë se 1,5 milion vota të panumëruara, Demokratët mund të dalin në krye.
Nëse Biden fiton në Michigan, Wisconsin dhe Nevada, mund të mos ketë nevojë për këtë shtet. Nëse do të ketë nevojë, juristët do të përleshen aty.
Michigan (16)
Një nga shtetet ku është konsideruar faktor i mundshëm vota shqiptaro-amerikane. Trump e mbylli natën me 10% epërsi. Sot, në mëngjes Biden po dilte në krye. Shumë republikanë kanë shfryrë për legjitimitetin e kësaj përmbysje. Janë tallur sidomos me një grumbull prej gati 130,000 votash që dolën 100% për Biden.
Shumica ishin nga zona urbane e Detroitit që është gjithmonë demokrate, por vërejtja e tyre ishte se është absurde që mes një mase kaq të madhe të mos gjendet as edhe një votë për Trump.
Komisionerët e zgjedhjeve këtu kanë thënë se numërimi mund të marrë deri në fund të javës, por Sekretari i Shteti ka thënë fituesi ka shumë mundësi që të shpallet sonte.
Nuk do të habitesha nëse Trump do ta çojë në gjyq bordin e zgjedhjeve të këtij shteti.
Wisconsin (10)
Edhe këtu nata solli ndryshime. Trump ishte në krye dhe gjatë natës, një stuhi votash të dërguara me postë përmbysën rezultatin.
Kur dallimi është më pak se 1% votat gjithmonë rinumërohen. Wisconsin mund ta shpallë sot fituesin, por rinumërimi dhe përplasjet ligjore, si dhe masa e madhe e votave të panumëruara në kontenë Milwaukee County, mund ta lënë edhe këtë shtet pjesë të debateve publike.
Nevada (6)
Këtë e kisha lënë për Biden mbrëmë pas mesnate. Është një shtet që historikisht anon nga Demokratët. Mirëpo, Trump ka qenë shumë optimist për të dhe në fakt, rezultati nuk u shpall mbrëmë, ndonëse Biden kryeson me vota.
Epërsia e demokratit është me e vogël sesa votat e panumëruara nga Las Vegasi i famshëm. Këtu mund të jenë Demokratët që mund të kërkojnë rinumërimin ose t’i drejtohen gjyqit.
S’e disha qe faktori shqiptar do percaktonte voten ne shtetin e Michigan-it…!? Sic duket afersisht gjysma e Michigan-it prej nje popullsie prej 10 milionshe duhet te jet shqiptar. C’jane keto p#rdhe me rigon…
votat per Biden u shtuan se po numurohen votat e derguara me poste ku dominojne demokratet ..Biden merr dhe Michigan,Wisconsin dhe ndoshta dhe Pennsylvanine dhe “Game is over”
Gazeta Tema nuk e kuptoj perkrahjen tuaj extreme per nje president qe eshte agjent i Rusit Putin. Te pakten mos keq-informoni Shqiptaret me keto Genjeshtrat fjait e tuaja me thojza. TURP per nje media serioze. Rrini neutral Idiota.
jane miliona vota te pa numuruara ne Pennsylvania dhe numurimi do vazhdoje deri te premten
Kjo ndodh sepse sipa ligjit njerezit kur jane aprovuar mund te postojne voten e tyre,Dhe shumica e ketyre njerez jane te vjeter ne moshe e mbeshtetesh te Biden
Njerezit duhet te lene numeruesit te bejne punen e tyre dhe te mos merren me interpretime se qenkan ndryshuar rezultatet gjate nates ne favor te Biden. Eshte fakt i njohur qe votat me poste tabulohen me vone dhe me ngadale, dhe se ne keto vota pritej te kryesonte bindshem Biden. Bejne te paditurin per te hedhur mjegull!!
Gazetar leshi, sot në mëngjes je kyçur ti ?
Qe në fillim eshte thenë se votat me zarfë janë ne favor te Biden dhe se ithtarët e Trump me qellim kanë votuar ditën e zgjedhjeve duke ditur se keto numrohen te parat dhe për te krijuar ketë gjendje, ketë e ka marë vesh dhe çobani ke stani e ti si gazetar nuk e dike !! dhe ne presim lajme nga ti ?!
Habi si po shtohen votat per Biden ?….. Mah… Ne qofte se jane do shtohen, ne se sjane do pakesohen…. Pyetje idiote… Ku je ketu o gazetar debil,, ne Albanistan.? je edukuar me llogjiken e te dyshuarit dhe nuk te del llogaria…
Provoja Shqiptare e Saliut me Ristanin ,hape kutite e mbylle kutite po perhapet edhe ne Amerike.C’fare po ndodhe me te vertete me nje shtete qe gati me shume se 250vjete Demokraci ,te lekundete duke pritur 2 jave daljen e rezultatit.A mose valle edhe atje ekzistojne piramidat, evazioni fiskal,dhe koncesione me mashtrime te fondeve publike.duke e ditur qe shtetet e AMERIKES drejtohen nga tre qeveri.
Me ardhjen e presidentit TRAMP,Amerika e humbi kredibilitetin neper bote. Politika e jashteme e Trampit ,ishte nje detyrim dhe jo per interesa reciproke.Me kujtohet qendrimi i Presidentit Vucic perpara Presidentit TRAMP ne zyren tije. Pastaj shume artiste te medhenje te Hollivutit e kane kritikuar me qendrimet e tije kunder dallimeve qe mbante per njerzit me ngjyre.Gabimi me i madhe i politikes se jashteme te Amerikes , ishte lidhjet me Rusine e VLADIMIR PUTIN .Mbasi pushtoi nje pjese te Ukraines (Krimene) filloi te krijonte trazira edhe ne Bellurusi
GJate gjithe kohes tone ,nuke mbaje mende kurre qe Amerika te jete lidhur me Rusin.Perjashto rastin e vecante te luftes se ftohte, per shmangjen e saje.