"Problematika" e një flete gjobe: Kryemadhi ngatërron datën e zgjedhjeve, policia duhej ta gjobiste me 5 mijë lekë

5 Nëntor 2020, 13:01Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u gjibit ditën e sotme në Durrës, ku po zhvillonte një takim me banorët e prekur nga tërmeti.

Por edhe në takimin e sotëm me banorët e Durrësit, Kryemadhi ishte pa maskë.  Pas një debati që pati me policinë, Kryemadhi e firmosi fletën e gjobës dhe vijoi më tej me banorët e prekur nga tërmeti.

Në fletën e gjobës, Monika Kryemadhi shkroi: “Do t’ia çjerrim maskën Edi Ramës me 25 prill 2020.”

Në foton e gjobës bien në sy dy elemente thelbesore:

Së pari Kryemadhi ka bërë një lapsur sepse zgjedhjet janë në 2021 dhe së dyti policia e ka ndëshkuar me 3000 lekë gjobë.

Por kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi gjobitet, dhe për përsëritësit gjoba supozohet që të rritet në mënyrë progresive, pra nga 3000 në 5000 lekë e me radhë.

1 komente në ““Problematika” e një flete gjobe: Kryemadhi ngatërron datën e zgjedhjeve, policia duhej ta gjobiste me 5 mijë lekë”

  1. ilirberisha says:

    Qelbesira ka leke bolle putana se ka vjedhe popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje