“SHBA me ligje arkaike”, Rusia: Zgjedhjet zbuluan dobësitë e sistemit të votimit

5 Nëntor 2020, 19:58Bota TEMA

Rusia ka reaguar për ngërçin në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duke thënë se kjo zbulon dobësitë e sistemit të votimit.

Duke e konsideruar ligjin elektoral amerikan si arkaik, zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, thotë se Kremlini do të bashkëpunojë me këdo që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se  “Barazia e përafërt mes kandidatëve për President ka nxjerrë në pah dobësitë e dukshme të sistemit zgjedhor amerikan – anët e dobëta që janë theksuar shumë herë nga vëzhguesit dhe ekspertët ndërkombëtarë.

Pjesërisht mund të shpjegohet nga natyra arkaike e ligjit amerikan zgjedhor dhe pasiguria e disa momenteve kryesore në të, siç i kemi thënë shumë herë tashmë. Shpresojmë që rrugët ligjore të SHBA-ve të lejojnë identifikimin e kreut të ardhshëm të shtetit në përputhje me Kushtetutën amerikane dhe më e rëndësishmja, të shmangen trazirat masive në vend”.

Sa i përket marrëdhënieve respektive Rusi-Amerikë në kontekstin pas-zgjedhor, sipas Zakharovës, “ashtu siç lidershipi i vendit tonë e ka thënë shumë herë, është gati për bashkëpunim domethënës me presidentin e SHBA-ve, pavarësisht se cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve”.

3 komente në ““SHBA me ligje arkaike”, Rusia: Zgjedhjet zbuluan dobësitë e sistemit të votimit”

  1. ?????? says:

    O.Zot sa hipokrite kush fole rusia e putinit qe gjithmon kane bere votim sa per sy e faqe…ik ore putin poshtersi fuck you mother fucker .me vjen per te vjelle kir ben edhe rusia me kritikuar Ameriken hapu dhe …rusia e shpifme e botes

  2. Mona krva says:

    Ha ha ha ha. Putini jep leksione sesi duhet te jene zgjedhjet. Ky person sapo kaloi ligj qe te gjithe ish-presidentet Ruse, perfshire edhe veten te kene imunitet te perjetshem dhe mos denohen asnjehere nga drejtesia:

    https://www.themoscowtimes.com/2020/11/05/russia-moves-to-grant-ex-presidents-lifetime-immunity-from-prosecution-a71959

  3. armiku i kllases says:

    Konstatimi eshte i drejte, sistemi zgjedhor amerikan eshte arkaik dhe i pabarabarte. Votat ne SHBA nuk vlejne te gjitha njelloj. Ka ndoidgur dy here ne 6 zgjedhjet e kaluara qe kandiadati me me shume vota e ka humbur garen Dhe te dyja heret ka qene Demokrat.

    Po kur shikon se kush e thote, nuk di a te qeshesh a te vjellesh. Te pakten Lenini ishte shume i sinqerte ne kete pike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje