Video: Hashim Thaçi i dorëzohet autoriteteve të Gjykatës Speciale

5 Nëntor 2020, 12:48Rajoni TEMA

Ish-komandanti suprem i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi i është dorëzuar autoriteteve të Gjykatës Speciale.

Vetëm pak minuta më parë ai ka mbërritur në selinë e EULEX në Fushë Kosovë.

Thaçi dha menjëherë dorëheqjen pas konfirmimit të akuzave nga Gjykata Speciale që e akuzon atë për krime lufte.

“Do bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozion të drejtësisë.

Unë besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, deklaroi Thaçi gjatë fjalimit të dorëheqjes.

Akuza i është konfirmuar edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje