Tashmë është zyrtare, deputeti i LSI-së, Lefter Koka do t’i ribashkohet Partisë Socialiste.
Koka ka qenë një nga njerëzit që edhe më parë ishte i zgjedhur nga PS, duke qenë një person me peshë të madhe politike në qarkun e Durrësit.
Koka, që më parë ka qenë kryetar i bashkisë së Durrësit (2003 – 2007) duke përfaqësuar PS, vendosi që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, t’i bashkohej një tjetër partie.
Asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të drejtuar nga Ilir Meta. Në ato zgjedhje Koka përfaqësoi votuesit e Qarkut Durrës ku kishte një mbështetje shumë të madhe për shkak edhe të familjes së tij.
Pas disa vitesh nën siglën e LSI, ku shërbeu dhe si ministër Mjedisi gjatë koalicionit qeverisës PS-LSI, Koka nuk pranoi që të dorëzonte mandatin e deputetit një vit më parë duke dalë kundër kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit dhe gjithë opozitës.
Pavarësisht se ka qenë një ndër njerëzit më me ndikim në partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Koka vendosi të dalë kundër tyre.
“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, deklaroi Koka në atë kohë, ndërsa konfirmoi se do vazhdojë të jetë deputet i LSI.
Djegia e mandateve hapi një lojë të fortë mes palëve politike në atë kohë duke krijuar një klimë të re, të pazakontë, që parashikonte shumë skenarë, rreth asaj që pritej të ndodhë.
Më herët këtë vit, deputeti Lefter Koka, në një emision teliviziv deklaroi se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.
Koka u shpreh se me PS ka një histori, ka lidhje familjare e miqësore me këtë forcë politike.
“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak.
Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, tha Koka në qershor të këtij viti.
Lefter Koka deklaroi se do të jetë një votues i PS, duke iu afruar socialistëve dhe tashmë pritet të kandidojë për deputet për PS-në.
Koka ishte ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama I” dhe për këtë kryeministri e vlerësoi gjatë ditës së sotme në takimin e Durrësit, e kjo sa i përket vendimit për impiantet dhe për heqjen e e pastrimin e Durrësit nga mbetjet e Porto Romanos.
“Me Lefterin kemi punuar bashkarisht për këto projekte kur ishim në aleancë. Opozita po degradon thellë e më thellë. Monika dhe Iliri e kanë kthyer Durrësin në një stacion hakmarrjeje imagjinare.
Ata që votojnë për PD-në do të kenë Monikën dhe Ilirin peshqesh. Atyre u duhet shpjeguar pse duhet ta refuzojnë këtë ofertë katastrofike për vetë PD-në”, theksoi Rama.
Doli ky plehu qe aprovoj kontratat e plehrave kur ishte minister. Llumi shkon tek llumi. Sa poshte ra SHQIPERIA.
Bravo Teri ?
Njeri punëtor dhe pa llafe .
Nuk ishe për LESHELINË ti .As Duka nuk është për ta .
Ju jeni të punës e jo të llapës.
mos .vetëm këtë mos e bëj. Mos merr pranë vetes njerëz që Durrësi i ka frikë….mos e dëno Durrësin dhe këtë herë se e shkatërrove fare..
Dridhe Like me lesh fabrike, i thone kesaj. Edhe Koka po e dredh.
veprime te deshperuara te Rames per te mbledhur vota, uro qe ke Lulin nga krahu tjeter se ti nuk ben nje lek plako
Te mbaruan pellumbat
Shpresoj te humbin ne Durres.
?Një bandit ekspert më tepër në bandën e rilindjes.
Ka dhe tepron?????????? për të ngrënë të gjithë banditët miliardierë të rilindjes.
Atë që tepron e fut Rama në xhep??.
Sa për PD, LSI dhe fundërrinat e tjera që e quajnë veten parti opozitare , deri sa këto të vazhdojnë të jenë të regjistruara si parti (edhe pse janë skeletet dhe mbetjet e të shkuarës) dhe populli të vazhdojë të besojë tek to, Rama me bandën e rilindjes jo vetëm do vazhdojë të mbahet gjallë nga ato pa bërë as edhe mundimin më të vogël , por në 2021 do kurorëzohet mbret I përjetshëm i shqiptarëve.
I mbajtur në fuqi nga propaganda kundër dhe krahasimet me një opozitë të kalbur dhe inekzistente dhe sponsorizuar e ndihmuar personalisht e shtetërisht në formën e PPP-ve , në formën ndërto një trotuar (dhe mer 10 tendera) apo edhe në blerjen e votave (edhe kur nuk ka nevojë fare të blihen) si në zgjedhjet e kaluara nga mafiozët e drogës , Rama dhe banda e tij nëse vazhdon të mbahet në pushtet përjetësisht do të jetë gabimi më i madh i popullit shqiptar në të gjitha kohërat. Edhe Sali krimineli , Metë hajduti dhe Bashë psikopati do tju duken lule.
Përderisa drejtësi nuk ka dhe nuk ka për të patur ndonjëherë në Shqipëri që të gjithë këta të përfundojnë në burg, shkoni të gjithë votoni për PS të vitin tjetër. Mos jepni as edhe 1 votë për ‘opozitën’ që kjo e fundit të shkrihet përfundimisht.
Pastaj do dali Rama me bandën e tij lakuriq dhe populli do ti shikojë se kush janë në të vërtetë.