Memorie.al publikon disa nga historitë e panjohura të Sajmir Malokut, ish-inxhinier ushtarak që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari” në Universitetin e Tiranës, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më datë 13 maj të vitit 1976, në prani të 600 vetave në një sallë të madhe kinemaje në qytetin Burrelit, me akuzën si “agjent i mundshëm i Zbulimit Britanik dhe për agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor si dhe ndaj regjimit komunist”.
Nga Sajmir Maloku
(Vijon nga numrat e kaluar)
Persekutorët komunistë e hoqën Zotin nga Shqipëria, por jo nga shpirti im dhe i popullit. Dhe sot, i lutemi Zotit për një jetë më të mirë dhe që fatin tonë të hidhur të mos e kenë fëmijët tanë dhe brezi i ri. Prandaj, duhen dënuar krimet komuniste dhe demaskuar persekutorët tanë. Sot, ata bredhin të lirë, marrin pensione të majme dhe së bashku me fëmijët e tyre tallen me ne duke u ngërdheshur mbrapa dritareve të vilave madhështore, e duke udhëtuar nëpër botë nga njëri hotel në tjetrin. Kjo sepse kryesisht gratë e tyre privatizuan dhe blenë me çmime të ulëta dyqanet më të mira të kryeqytetit.
“Pse nuk u dënuan persekutorët dhe xhelatët komunistë”?!
Gjatë viteve të Demokracisë populli shqiptar thoshte: “Pse nuk u dënuan persekutorët dhe xhelatët komunistë?! Pse hesht Perëndimi për këtë gjë?! Në të gjitha shtetet e botës, ligjet e drejtësisë së tyre dënojnë çdo njeri që kryen krim ndaj njerëzve dhe shoqërisë si dhe personat që i fshehin këto krime. I bëj një pyetje Perëndimit: Krimet e persekutorëve komunistë, a janë dhe a quhen krime edhe sot apo pluhuri i harresës i mbuloi ato? Pse bashkësia ndërkombëtare hesht dhe nuk e ndihmoi shtresën e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë në dënimin e persekutorëve tanë që janë akoma gjallë dhe sot bredhin të lirë në Shqipëri e në botë?
Gjatë këtyre 28 viteve të Demokracisë, asnjë persekutor komunist nuk u dënua për krime çnjerëzore në Shqipëri. Kjo tregon se fara e komunizmit është akoma në Shqipëri dhe nuk është zhdukur plotësisht. I lutem Zotit që kjo farë të mos mbijë dhe të rritet përsëri në tokën tonë. Fabula e jetës time ishte “120 Ujqërit komunist dhe qengji demokrat”. Komunizmi e mësoi popullin të këndonte dhe të dëgjonte çdo ditë këngën revolucionare “Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”. Ndërsa sot, në Demokraci, populli shqiptar ecën me parullat: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Opozitarë, por vëllezër”.
Komunizmi bënte shpenzime kolosale për Ushtrinë dhe për fortifikimin e Shqipërisë dhe kjo mund të shkaktonte që njeriu apo fëmija i vogël të vdiste nga uria, nga mungesa e medikamenteve dhe e ushqimeve. Tani në Demokraci buxheti i shtetit po përdoret për ndërtimin e rrugëve dhe të autostradave si dhe të aeroporteve, spitaleve dhe shkollave të reja. Ja ndryshimi i madh i Demokracisë ndaj Komunizmit. Në qoftë se gjatë regjimit komunist populli ynë lëvizte vetëm brenda Shqipërisë, të rrethuar me tela me gjemba sikur të ishte një burg apo kamp përqendrimi tepër i madh, ai sot lëviz i lirë në vendet e Evropës dhe kudo në botë.
“Komunizmi ishte si një dhi e zgjebosur, që mbante bishtin përpjetë”
Pra, Komunizmi ishte si një dhi e zgjebosur që mbante bishtin përpjetë, ndërsa sot demokracia është si një shqiponjë dykrenore, që fluturon e lirë kudo në botë. Ja përse regjimi komunist shqiptar ishte regjimi më i egër, më i rrezikshëm dhe më gjakatar në të gjithë Evropën, ku me dhjetëra mijëra vetë ishin viktima të pafajshme sepse ideali i tyre ishte demokracia e sotme perëndimore. Krahas dënimit me shumë vite burg që të jepte gjykata dhe diskriminimin në popull, regjimi komunist mundohej ta shkatërronte plotësisht personalitetin dhe shëndetin e të burgosurve politikë, deri në zhdukjen e tyre pa lënë gjurmë.
Duhet të theksoj se megjithëse regjimi komunist po shkatërrohej dita ditës, ai vendosi të hakmerrej kundra meje, dy javë mbas rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist në Tiranë. Më datën 6 mars të vitit 1991, kur unë dhe disa shokë të mi, ishim në krye të pjesëmarrësve të një demonstrate në përkrahje të Partisë Demokratike, ku ishin të pranishëm mbi 10 mijë protestues gjatë Rrugës së Kavajës, aty Policia Komuniste qëlloi me pushkë snajper të precizionit të lartë, tre herë kundra meje, me synimin për të më eliminuar fizikisht në shenjë hakmarrjeje për kontributin tim të madh në ngjarjet dramatike të 20 Shkurtit të vitit 1991 në Tiranë.
“Spartak Deliu, papritur doli para meje dhe u plagos mjaft rëndë në kokë”
Një djalosh 14 vjeçar, Spartak Deliu, papritur doli para meje dhe u plagos mjaft rëndë në kokë. Plumbi e goditi sipër vetullës dhe i doli mbrapa kokës. Mbas disa minutash ai vdiq në duart e mia, në godinën e një ambulance lagjeje, që ishte 50 metra larg vendngjarjes, në prani të mjekes Z. Lika, infermieres Filda Heta dhe të një mjekeje tjetër, që ndodheshin dhe punonin me përkushtim për lehtësimin e plagëve dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Pastaj unë, me lot në sy dhe tepër i pikëlluar, duke mbajtur në krahë këtë martir të Demokracisë, e zbrita nga kati i dytë i Ambulancës.
Shokët e tij e vendosën trupin e viktimës në një motoçikletë me tre rrota dhe e dërguan në spital dhe më pas në shtëpinë e tij, nga ku do të përcillej në banesën e fundit. Disa banorë të lagjes time, që ishin pranë godinës së Ambulancës, dëgjuan bisedat e oficerëve të Sigurimit të Shtetit, që midis tyre shprehnin mendimin se qëllimi i Policisë, ishte që unë të vritesha si shkaktar i kontributit tim, në rrëzimin e monumentit të diktatorit dhe në lëvizjet demokratike. Ky akt kriminal më detyroi që për disa ditë të fshihesha në shtëpitë tiranase, ku miq e shokë të mi, m’i hapën dyert e shtëpive të tyre e bashkë me to edhe zemrat e tyre fisnike.
Këtë ngjarje tepër kriminale dhe mizore, unë e kam pasqyruar në disa media të shkruara, si një dëshmi të krimeve komuniste. Gjatë jetës kam falënderuar Zotin që më shpëtoi tre herë nga vdekja. E para, kur linda si shtatanik, me një peshë trupore mjaft të vogël. E dyta, kur isha për gati 200 ditë në qelinë e nëndheshme të Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit. E treta, në ngjarjet e dhimbshme të kësaj dite, që tregoi fytyrën mizore dhe gjakatare të regjimit komunist në Shqipëri. Dhe sa e turpshme dhe ofenduese është për popullin, kur dëgjon sot, në kohën e Demokracisë, që nostalgjikët e komunizmit mburren me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, por fshihen dhe heshtin për krimet e regjimit komunist.
Kjo sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu që ishin komandantët kryesorë të formacioneve partizane, dhe vranë jo pak luftëtarë të ndershëm, ndërsa mbas Luftës të Dytë Botërore, u bënë diktatorë të pamëshirshëm ndaj popullit tonë. Me fitoren e Demokracisë, Presidenti i Republikës në atë kohë, z. Sali Berisha, e dekoroi Spartak Deliun si Dëshmori dhe Martiri i Parë i Demokracisë. Gjithashtu, me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, aty u vu një memorial në nderim të tij. Por këto dy vitet e fundit, Bashkia e Tiranës, e dominuar nga Partia Socialiste, e hoqi këtë memorial në mënyrë që të zhduken gjurmët e krimeve komuniste, ashtu siç po ndodh me mjaft memoriale të tjera të dëshmorëve të Demokracisë.
I kujtoj Qeverisë Socialiste shprehjen e famshme: “Dielli nuk mbulohet me shoshë”. Në analogji me të edhe krimet e komunizmit nuk mund të fshihen, sepse ato janë në kujtesën e popullit dhe po bëhen të njohura nëpërmjet mediave elektronike dhe atyre të shkruara. Është tepër e dhimbshme të kujtosh kryesisht ngjarje të viteve 1973 – 1976, kur unë shikoja me dhjetëra të rinj e të reja, që së bashku me familjet e tyre i internuan në fshatrat më të këqija e më të humburat e vendit, sepse baballarët i’u burgosën apo u pushkatuan për mendime perëndimore. Këta djem dhe vajza të kryeqytetit, ishin kryesisht bashkëmoshatarë me mua apo shokë të Universitetit apo të lagjes. Pas shumë vitesh internimi këta djem dhe vajza me shtat dhe fytyrë të bukur, u dobësuan dhe u venitën si lule të fishkura nga puna e vështirë dhe kushtet e këqija të jetesës në vendin e internimit. Disa prej tyre arritën në vetëvrasje, apo nuk krijuan familje.
Ndërsa diktatori Hoxha dhe kryeministri Shehu, në fjalimet e tyre para popullit, plot mburrje thoshin: “Ne dënuam armiqtë e klasës që donin të përmbysnin pushtetin popullor, por pastruam edhe kryeqytetin nga pjella e tyre e mallkuar”. Edhe sot e kësaj dite, populli shqiptar vazhdon të përjetojë në trurin e tij krimet e panumërta të komunizmit dhe depresionin e madh që i shkaktoi shoqërisë tonë ai regjim diktatorial. Njerëz të veshur me pushtet dhe nostalgjikë të komunizmit, mundohen të fshehin apo të minimizojnë këto krime mizore me qëllime të caktuara politike. Ata harrojnë që çdo krim apo vrasje e ka një autor të krimit, si dhe shtresa jonë dita ditës po denoncon këta kriminelë.
Shtresa jonë e persekutuar politike nuk ndërhyn në problemet historike se çfarë kontributi kanë dhënë shumë nga kriminelët komunistë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, por ne dëshmojmë krimet e tyre gjatë kohës së regjimit komunist. Ata mbrojnë tezën se kush ka qenë partizan apo komunist, nuk ka bërë krime mizore ndaj popullit e tjerë. Kjo të kujton atë proverbin e famshëm: “Populli thotë, ja ariu, ndërsa gjahtari thotë se nuk i kam gjetur akoma gjurmët e këmbëve të ariut”. Vetë diktatura komuniste ishte një krim shtetëror në kundërshtim me Kodin Penal dhe me ligjet e Drejtësisë të këtij shteti. Puna e mirë e Autoritetit për Informim të Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të Institutit të Studimit të Krimeve Komuniste si dhe i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë si dhe Arkiva Online e krimeve të komunizmit në platformën dixhitale “Kujto.al”, me themelues Agron Shehaj – ish deputet i PD po i bëjnë një demaskim të hapur këtyre kriminelëve, që fshehën krimet e tyre, por hapja e dosjeve tregoi të kundërtën.
“Si i mësova emrat e 120 oficerëve të Sigurimit të Shtetit, që më kishin ndjekur”!
Ashtu si në një familje kur vdes papritur një njeri i tyre, ajo kërkon të dijë diagnozën e vdekjes, po ashtu edhe shtresa jonë kërkon të dijë nëpërmjet dokumenteve të vjetra të ish-Sigurimit të Shtetit, se kush ishin kriminelët e tyre si: ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorët e fshehtë, hetuesit, gjyqtarët, prokurorët e tjerë, si dhe torturat e tmerrshme që kanë bërë ndaj familjarëve të tyre. Ashtu edhe unë u trondita mjaft si dhe pata një çlirim të madh shpirtëror kur mësova emrat e më shumë se 120 oficerëve të Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre që më kishin ndjekur, survejuar dhe përgjuar mua dhe familjen time sikur të ishim agjentët më të mëdhenj të Perëndimit në Shqipëri. Kjo është tamam si skenat nëpër filma, ku tufa prej 120 ujqish të tërbuar i turren dhe kërkojnë të kapin qengjin në tufë e ta shqyejnë në copa-copa.
Koha tregoi se plani famëkeq dhe veprimtaria e tyre e ndyrë ndaj nesh ishte një dështim dhe diskreditim i plotë para popullit dhe shtetit komunist. Ata më akuzuan mua dhe babanë tim sikur të isha spiun si Mata Hari dhe të Anglisë. Populli autokton i Tiranës dhe ai i Shqipërisë së Mesme, në atë kohë përdorte një shprehje fyese dhe vulgare për oficerët dhe spiunët e Sigurimit të Shtetit: “Këta na janë bërë si k… kandari duke na ndjekur nga mbrapa”. Në ato shtete ish-komuniste ku është zbardhur e vërteta e këtyre krimeve, aty shoqëria ka ecur përpara si në Gjermani, Çeki, Poloni e tjerë. Ndërsa e kundërta ka ndodhur në vendin tonë, ku demokracia nuk ka ditë fitoreje dhe nostalgjikët hedhin valle çdo ditë sikur në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjë krim gjatë regjimit komunist.
Fshesa e Demokracisë, e mbështetur nga Perëndimi duhet t’u japë ndëshkimin e duhur këtyre nostalgjikëve dhe largimin e tyre nga institucionet shtetërore duke i bllokuar edhe vizat e kalimit në vendet perëndimore. Populli ynë e do demokracinë të ecë përpara si në vendet Perëndimore dhe të mos frenohet nga këta njerëz që deri dje i përbuznin këto vende dhe sot hiqen sikur janë miq të tyre. Është populli ynë si dëshmitar i vërtetë për këto ngjarje të tmerrshme dhe të fjalimeve të tyre antiperëndimore në atë kohë të diktaturës komuniste. Diktatori Hoxha dhe kryeministri Shehu në fjalimet e tyre bombastike në njërën dorë mbanin dhe tundnin degën e ullirit, ndërsa në tjetrën thikën me helm. Demokracia po pastron dita ditës pluhurin e madh që kishte mbuluar të vërtetën e historisë komuniste. Zoti thotë: “Rrëfehu që të pastrosh shpirtin nga mëkatet që ke bërë në këtë botë, sepse në rast të kundërt, Ferri i mallkimeve të pret në botën tjetër të nëndheshme”. Prandaj, të gjithë kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre të fshehtë që janë akoma gjallë, apo bijtë e tyre, në vend që t’i kërkojnë falje shtresës tonë dhe familjarëve të viktimave, sot po bëjnë të kundërtën.
Është për t’u habitur që sot, anëtarët e Partisë Socialiste bëjnë sikur nuk janë pasardhës të Partisë Komuniste apo të Punës dhe nga ana tjetër mbrojnë me fanatizmin më të madh idealin e këtyre dy partive të mëparshme dhe krimet e tyre. Ne ish – të përndjekurit politikë, nuk u hakmorëm ndaj njerëzve të tyre, por ata nuk duhet të mbrojnë kriminelët dhe persekutorët tanë apo të tallen me vuajtjet tona. Demokracia po tregon se për sa kohë hija e komunizmit është në Shqipëri, po aq më shumë është e turbullt situata politike. Si pasojë, edhe morali i popullit tonë ka rënë dita ditës dhe rinia kërkon të braktisë vendin tonë.
“Komunizmi shqiptar në 1989, papritur na shpiku dhe nxori ‘Kanunin e Ramiz Alisë”
Sot nostalgjikët e komunizmit janë rizgjuar nga gjumi letargjik dhe fyejnë haptazi shtresën e të tonë të vuajtur. Në qoftë se një shekull më parë në një zonë të madhe të Shqipërisë Veriore mbizotëronte “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, komunizmi shqiptar në vitin 1989, papritur na shpiku dhe nxori “Kanunin e Ramiz Alisë” sipas modelit “Gorbaçov të Katovicës – Poloni”. Nga ky “Kanun i famshëm komunist i Ramiz Alisë” na doli në mënyrë të fshehtë Ligji famëkeq nr. 7501 i dt. 19. 07. 1991, që i bëri çorbë pronat e vjetra të fshatarësisë dhe të qytetarisë”. Në vitet e demokracisë, si pasojë e këtij “testamenti famëkeq të Presidentit të fundit komunist Ramiz Alia”, na u vranë me mijëra njerëz, midis tyre kot së koti edhe për një pëllëmbë tokë apo për një vijë uji. Kjo për arsye se ky “kanun i modelit alla komunist” jepte udhëzime që komunistët të talleshin me shtresën tonë të të përndjekurve politikë për pronat dhe t’i ndanin ato sipas qejfit të tyre. Kjo bëri që shumica e ish – pronarëve të vjetër të mos merrnin pronat e tyre.
Viktima e mosmarrjes të këtyre pronave ishte edhe shumica e shtresës tonë. Është tepër e habitshme se si Ramiz Alia, Presidenti i fundit komunist dhe pushtetarët në kohën e Demokracisë na i quajtën ish-pronarë të gjithë personat që ishin pronarë të vjetër dhe të ligjshëm të cilët kishin edhe hartat dhe dokumentet e vjetra të pronave të tyre. Kjo politikë tepër e gabuar dhe e padrejtë shkaktoi këtë rrëmujë të madhe me ndarjen e pronave të vjetra. Ashtu si Ramiz Alia edhe diktatori Hoxha shpiku dhe i la si trashëgimì këtij populli para vdekjes së tij operën e famshme “Komunizmi shqiptar”, ku ai ishte “kompozitori dhe dirigjenti kryesor i saj”. Me rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist më 20 Shkurt të vitit 1991 muzika e kësaj opere famëkeqe komuniste ndaloi. Por këto gjashtë vitet e fundit, me fitoren e Partisë Socialiste në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare vazhdon të dëgjohet muzika e kësaj opere të mësipërme komuniste me ndryshimin se ka dirigjent të ri dhe po transmetohet në dhjetëra kanale televizive shqiptare duke gëzuar shumë enveristët dhe nostalgjikët e tyre. Vendet Perëndimore dhe populli demokrat i Shqipërisë u habitën dhe shprehën pakënaqësinë se Qeveria Socialiste dhe Ministria e saj e Kulturës, urdhëruan dhe i dhanë leje Arkivit Qendror të Filmit, që shumë stacione televizive private, kombëtare dhe shtetërore të ritransmetojnë filmat artistikë dhe dokumentarët e komunizmit në mënyrë të pacensuruar.
Shtresa e të persekutuarve politikë me të drejtë nëpër media deklaroi se këto veprime antidemokratike të mësipërme janë një dëshmi e vërtetë që Partia Socialiste është pasardhëse dhe nostalgjike e Partisë Komuniste (e Punës). E habitshme është se diplomacia perëndimore dhe populli ynë sot po hesht, ndërsa brezi i ri po çoroditet dhe thotë që më mirë të ikim nga Shqipëria dhe të jetojmë në Perëndim sepse komunizmi po vendoset përsëri në vendin tonë. “Si nuk pushoi kjo daulle e vjetër e Komunizmit, e cila bie çdo ditë prej afro 80 vitesh pa pushim dhe na i shurdhoi veshët?!” Pema e Komunizmit gjatë 80 viteve të fundit, i futi thellë rrënjët e saj në tokën shqiptare. Edhe sot e kësaj dite frutat e saj i hanë nostalgjikët e Komunizmit.
I them sot këtyre nostalgjikëve: “Hani o komunistë nostalgjikë dhe vazhdoni të hani, por një ditë kjo pemë e mallkuar do të thahet dhe do të rrëzohet mbi kokat tuaja”. Siç e kam theksuar edhe më parë, ritransmetimi televiziv në këto gjashtë vitet e fundit i këtyre filmave dhe e dokumentarëve të Komunizmit është një njollë e zezë që iu bë demokracisë në Shqipëri. Kjo për arsye se aty shahet dhe fyhet rëndë SHBA, Britania e Madhe, vendet perëndimore, feja dhe shtresa e të persekutuarve dhe lavdërohet diktatori Hoxha dhe regjimi komunist, Stalinin, Mao Ce Duni, Tito, miqësia shqiptaro – ruse, shqiptaro – kineze, kulti i individit për diktatorin Hoxha dhe fjalimet e tij në kongreset e Partisë Komuniste, propaganda komuniste te fëmijët e vegjël dhe te rinia etj. Ky është një turp i pashembullt dhe një fyerje e rëndë për demokracinë në vendin tonë si dhe një hap prapa në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo tregon para botës perëndimore fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizmit në politikën shqiptare.
Prandaj jo vetëm SHBA dhe vendet e BE-së, por edhe Parlamenti Shqiptar duhet të marrin një vendim të përbashkët që kush lavdëron dhe del me portretet e diktatorit Hoxha, t’i ndalohet 5 deri në 10 vite hyrja në vendet e Perëndimit. Kjo edhe për ata njerëz që sot janë deputetë, kryetarë bashkiakë apo prefektë të Qarqeve e të tjerë që lavdërojnë diktatorin Hoxha dhe kërcënojnë drejtuesit e shoqatave të persekutuara politike. Trupi im e provoi se cili ishte komunizmi shqiptar, ku unë kalova torturat më të rënda. Prandaj kam detyrimin e madh moral dhe shpirtëror në mbrojtje të demokracisë dhe në demaskimin e enveristëve dhe të nostalgjikëve të komunizmit.
Janë udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Këshillit të Evropës që të zbardhet e vërteta e krimeve dhe e shkuara komuniste në Shqipëri. Diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij komunist shkaktoi një “lumë lotësh” të mijëra nënave dhe familjarëve të viktimave të pafajshme gjatë 47 viteve. I bëj thirrje të gjithë politikanëve të majtë, të djathtë dhe të Qendrës që në respekt të vuajtjeve të tmerrshme të shtresës tonë të persekutuar politike të pranohen kërkesat tona të mësipërme. Në qoftë se ju respektoni shtresën tonë, ju tregoni respekt edhe për Vatikanin, SHBA-në dhe vendet Perëndimore. Kjo sepse me mijëra viktima dhe priftërinj të nderuar, para togës së pushkatimit thoshin: “Poshtë diktatura!” Poshtë Enver Hoxha!” “Rroftë SHBA!” “Liri – Demokraci!” e tjerë. Mos harroni të nderuar politikanë se kërkesat dhe protestat tona ndaj regjimit komunist në ato vite ishin të drejta dhe demokratike, sepse liria është gjëja më e shtrenjtë për një popull.
Nuk ja vlen fare te lodhesh mendjen me lexime te tilla !
Nuk ka besoj njeri ta perfundoje tregimin ,e pa interes ,
Jio terheqes ,te pa argumentuar , shkurt pa vlerefare !
ANDON KOKA-keni thene gjene me te bukur, pasi edhe une nuk pata durimin ta lexoja deri ne fund kete shkrim. E gjithe kjo histori me duket e ngjashme me nje skec te estrades se Fierit, qe mbahet mend per batuden e famshme: “doni me per Belulin?, te cilen nje tjeter komentues e ka permendur ketu.
Ajo qe me terhoqi vemendjen eshte titulli, qe flet per policine qe paska qelluar me snajper 3 here dhe ky birbua qenka akoma gjalle. Duke qene se personalisht jam i apasionuar ndaj armeve me rreze te gjate, qe ne gjuhen e perditshme quhen snajper-a, (personalisht posedoj 2 arme te tilla) duke patur parasysh rrugen e Kavajes ku pretendohet se qenka qelluar ky zoteria, edhe nje snajper fillestar, do i kishte ftohur morrat ketij birbos, duke qelluar nga nje distance e afert, sidomos po te kishte qelluar 3 here. Nje snajper qe ka pak eksperience, duhet te qelloje 90-95% te qitjeve ne nje rreth 2-3 cm nga nje distance rreth 200 m. Nje snajper me eksperience, ben te njejten gje ne nje distance 400-500 m. Duke konsideruar qe ne rrugen e Kavajes, distancat jane nga 50-100 m, nje qites mesatar nuk do ti duhej pushke snajper per te goditur nje person. Edhe dicka tjeter, snajperat nuk perdoren per distanca deri 50 m, pasi ato kolaudohen duke filluar nga distanca 100 m. E gjithe kjo histori me duket komplet e sajuar, njesoj si puna e vezes se Nastradinit.
Ky njeri i madh meriton cmimin Nobel mbas “Ismal kakarese”.
Doni mè per belulin. Ti qe deri ne arestim perfitove ndoshta the me shume se tjeret,nje dite me pas paske qene me i rrezikshmi.
Ku pirdhte ai kushtet per shtatanike si ty?
Me vjen keq per turturat e persekutimin , por
nuk nxorre nje emer qe ishin vene mbrapa ty?
Mod trego perralla se te kane vuajtur me….?
Per nuk permend salen si i presekutuar qe je?
por vetem Ramiz e Enver.
Snajper i precizionit te larte???!!!!
Mire ky eshte idiot po ju redaksia besoj nuk keni nivelin e ketij, nese doni te botoni idiotizma te tilla, te pakten beni nje fare redaktimi qe shkrimi te.mbaje pak ere e te lexohet, ndryshe ne koshin e mbeturinave, se na beni te mos ju lexojme
E teprove nje cike o jete!!
O Tema po çdreqin merreni me kete tipin. Ky eshte nje kokrra e debilit. Ça atentati kane dashur ti bejne ketij? Ky vertet ka bere burg por me pas punoi si teknik televizorash. Kush te fuste ne pune si teknik televizorash ne kohen e komunizmit. Duhet ti sherbeje mire regjimit
Ata ishin idealistet e fundit te ketij kombi. Keta te pas’90 jane bastardet me te medhenj te tij. Konkurojne ne poshtersi tradheti e hajduteri te ngjashmit e tyre Esat pashe Toptanin e Ahmet Zogun
A ti e paske shpikur grupin (kanoce ) me transistor BF 270 per te kapur dyshin e sllavit. Dobre vece.Dvadeset casa igrani film Dinastia ctotridesetdva serije.Lahko noc.
Çfare kanaçe shpiku ky more aman. Po gjithe ata inxhiniere qe kishin mbaruar ne vendet ish socialiste çfare benin rrinin e shikonin Saimirin? Ky ishte hajvani qe nuk i rrinte bytha rehat dhe vinte tellallin se bente kanaçe dhe i shiste.
Kanaçja ose konvertuesi UHF , behej me Transistor BF 272, AF 239 , por edhe me cdo Transistor tjeter qe ishte mbi 300 MH, si BF 181 ,182 , etj.
Ti qenke goditur vertet, sepse per ty enver hoxha paskesha vene 150 oficere te ruanin ty, hajde pall hajde, enver hoxha me 150 oficere mbajti gjith shqiperine nen ruajtje. Qenke bere per te ardhur keq sepse ti flet per belulin, ti do jesh kokrra e atyre qe bashkepunuan me sigurimin e asaj kohe, ndryshe ti do ta kishe barin ke varri sa pesembedhjete kateshi. Ti shan partine socialiste kur nder kohe kjo parti nuk ka asnje ish funksionarvte larte te atij pushteti, kur nder kohe tek PDja, sali ram berisha te shkerdheu ty fisin ne ate kohe dhe ne kete kohe. Kur i more leket e burgut o biruca xhi, ne kohen e PDse apo sot ne qeverisjen e PSse. Se kupton se ti je matravelli i kohes ku ti do te dalesh me burgaxhi se burgaxhijte. Nuk na tregon cilet ishin shoke brenda me ty, ku te tregojne historite ku ti u beje kakardhia atij regjimit. Ik shtyj bythen, meru me ndojne spiunllik qevte besoj berisha, ai qe ….. fisin dhe ty bashke.
E kam thane edhe para disa ditesh ktij i idiotit i jane zgjidhur brekte dhe rrine tu pordhe per dite nga goja e na mbane leksione per demokracine.Une habitem ku kaqene tash 30 vjet qe na tregon tani keto prralla apo po afrohet dimlicht
Me ben pershtypje gjuha e ulet dhe keqdashese e shume komenteve per inxhinjerin, qe e kam njohur vete. Jam i mendimit qe ata qe i kane shkruajtur komentet e atij lloji jane ne rastin me te mire te pa informuar per ate njeri, ose jane te lidhur me sistemin diktatorial me fije te forta.. Bejne palle me ment e veta – thote Tirana.. Por jane kot!!
Sajmiri ,jo vetëm që u lind shtatanik ,po dhe ngeli shtatanik nga mëndja për tërë jetën.
Po problemin më të madh e ka Kaloçi që dhe ky është shtatanik nga trutë me këto postime.
Sa te kete budallenj kjo shqiperi do mbushet me shkrimtare.Presidenti ta dekoroj kete antikomunist te terbuar.Tema beni dhe ndonje shkrim qe lexohet,jo kushdo qe shkruan shqip mund te jete shkrimtar
Mjaft rrejte tu tregu prralla me kanoce o Sajmir Maloku,vllai Gim Malokut.Po si u bete oficerete dy e ti per me teper inxhinjer.A i lexo komentet qe shkrun mileti qe nuk beson prrallat e tua,bile nuk te besojne as shoket e burgut…
TRIM MBI TRIMA AI GJERGJ ELEZ ALIA
TASH 44 VJET MBI 99 PLAGE MI KA
120 SIGURIMSA ATE E NDIQNIN
QE AS XHEJMS BONDI KURRE SI PA…
URREJTJE E HELM VJELL PA PRA …
Replike me vargje
TRIM MBI TRIMA AI GJERGJ ELEZ ALIA
TASH 44 VJET MBI 99 PLAGE MI KA
120 SIGURIMSA ATE E NDIQNIN
QE AS XHEJMS BONDI KURRE SI PA…
URREJTJE E HELM VJELL PA PRA …
S’ MUND TE QESH
NUK MUNDEM AS ME QA !
hahahahhah e pasken qelluar me snajper te precizionit te larte dhe ky bytheci i paska bere dredha plumbit.Na hapet zorret e barkut ore palloshe mjerane,Hani ato leke qe jane gjaku e djersa jone qe i moret padrejtesisht pasi me shume se gjysma prej jush ishit denuar per vjedhje e grabitje,per krime ordinere e moret statusin e te burgosurit politik.Nuk ju beson kush
Tere fuksat e Enverit qe jane sot ne krye, bashke me keta laskaret ketu ke Tema, pa heshtjen e pashpjegueshme te nderkombetarve nuk do kishin zgjatur dot as 24 ore ne Shqiperine e pas 90. Saimir respekt per ate qe ke hequr nga rrigjimi i bajges Hoxha. Varja komenteve te ketyre qe spiunonin edhe te vetet per nje tollon ekstra nga Partia.
Cna keni care karin . Komunistet, komunistet,komunistet,komunistet, komunistet . Skeni tjeter muhabet .
O Sajmir respekte per cfare ke vujt ne komunizem por aktualisht te zezen ketij vendi po ja ben komunisti Sali qe ti e mban si demokrat. Ke mbet prapa Sajmir.
O ti trap.se na cave k….po kush e kishte problem ne ate kohe qe ty te te jepnin ate qe po kerkoje.ti numror topi.qe na u hiqke si heroi i Rajshtagut.do permbysje t i sistem.ju ne 90-91.nxirrnit koken neper cepa dhe shikonit se cfare bahesh.po ku kishit bythe ju trima pas pilafit.ai sistem hangri veten dhe e rrezun femijet e tyre.rinia.juve prap ju drejtuan spiunet e asaj kohe dhe ata qe emroi Ramiz Alia
Ky ose ka gellti lugen ose eshte budall. Sigurimi s’kishte nevoje te te vriste publikisht me snajper se kishte qindra menyra. Mund te te vriste ndonje “kalimtar” me sebepin “pse me sheh ne sy” ose me fernet.
Mos ke qene edhe ti koke turku si 4 viktimat e 2 prillit?! Mendoje edhe nje here…
Doli dhe nje Malok tjeter. Rrofte Saliu!
O Malok! A nuk e shikon qe je bere qesharak me trillimet e tua. As nje nuk i lexon me kenaqesi. Me te shumtet jane kurjoz te zbulojne c’fare genjen. A i kupton komentuesit c’fare cmimi te japin? Vetem dy a tre salilepiresa ke me vehte e nuk eshte cudi qe mbas tyre fshihe vete “Kaqoli”. Stop o trap!
Dava plehrash, por sigurisht nuk ka faj se parate e burgut i mori, parate nga taksat tona, pavaresisht se ne burg e futen mend e tj e jo tonat, e tani del e na perrallis neper media si gjeniu i shekullit. Te gjithe plehrat keto mend kane, se bashku me disa komentues ketu. Enverin e kam urryer heret, por ne rastin e ketij debilit them se ketij dhe njerzeve si ky, ju ka lajtur trollin. Vetem keshtu marrin vesh keto. Keto duan ato policet e spacit, ata ju a dinin miden ketyre plehrave.
mossss tePaskan ndjekur 120-Oficere Sigurimi?????????Ik o pirdhu…Nuk ksihte Nevoj Sigurimi te te Ndiqete ty me 120-veta…sepse ti Lidhi Koqete..
me vjene keq per ate Djalin 14-te vjecare…po sa per ty do te ishte Mire, te kishe Vajtur me kohe..”Donin te vrisnin ty” se ti ishe ai qe Hoqe Bustin e Enverit??Vertet???