“Ne na ruan Zoti se për Edi Ramën ne ikëm", Basha takon pensionistët: Ai po tallet me ju, duhet urgjent ta largojmë. Rama e ka fajin për jetët që po humbin nga Covid-19

6 Nëntor 2020, 14:29Politika TEMA

Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me pensionistët në Tiranë ku i thotë se janë të harruar nga qeveria dhe se në momentin e marrjes së qeverisë, sipas tij do të vijë ndryshimi i pritur.

Lideri i opozitës bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama kur vjen puna te vdekjet nga Covid-19.

“Qeveria i ka mundësitë të rimbursojë ilaçet, për anti-covid për të moshuarit. Si ka mundësi që më të rrezikuarit ndaj kësaj sëmundje t’i lësh në mëshirë të fatit. Kjo do të thotë t’i dënosh me vdekje”, tha Basha, duke shtuar se:

“Paratë e taksave tuaja i transferon tek xhepat e miqve të vet. Kam një kërkesë që e kam përsëritur dhe vazhdoj ta përsëris që të zgjidhë thesin për qytetarët. Duhet të merren urgjentisht masat sepse me këto ritme infeksionesh nuk ka më kapacitete për të sëmurët.

E gjithë vëmendja, buxheti i shtetit duhet të jetë përqendruar për të ndihmuar qytetarët, faji për shumë jetë që po humbin për shkak të mbingopjes së kapaciteteve të spitaleve është i Edi Ramës.

Ai po tallet me jetët e njerëzve dhe kjo po na kushton shëndet. Edhe sa jetë duhet të humbin që njeriu që ka përgjegjësi të ndihmojë qytetarët. Duhet urgjent t’i japin fund kësaj. E kam ngritur dhe do ta ngre zërin ditë për ditë.

Dua që të gjithë së bashku të bëhemi bashkë. Në 25 prill do ta largojmë të keqen dhe do ta ndihmojmë Shqipëri. E ardhmja duhet t’i takojë të gjithë shqiptarëve , jo vetëm një grupi njerëzish”, tha Basha.

6 komente në ““Ne na ruan Zoti se për Edi Ramën ne ikëm”, Basha takon pensionistët: Ai po tallet me ju, duhet urgjent ta largojmë. Rama e ka fajin për jetët që po humbin nga Covid-19”

  1. Daniel says:

    Bravo Basha. Rama fajtor edhe per humbjen e jeteve te njerzve ne gjithe boten . Shpejte ta largojme e do zoti vjen ti. Bene mire ti thuash atyre pensionisteve qe kur te vi une do heq coronen. Premtoi se budallenj jane ata.

    1. qytetar says:

      O zot ne ka Zot !

    2. Qemal Karapataqi says:

      Hahaha. Po atyre merhumeve qeveria e Sali Berishes ja u ka caktuar pensionin kaq te vogel. Ata kane mbi 20 vjet qe kane dale ne pension, cfare tu beje Rama atyre sot? Duhet te qanin atehere, tani eshte vone.

  2. Shkelxeni bythqiri pasiv boli i Armines se brekeve says:

    Sa fat per Ramen të kete kundershtar Bashe shalengjiturin rrote trapist

  3. SHQIPE-ETNIKE says:

    Spiuni i UDB-se Lulic Bashovici—Kerkon Heqjen e Rames??????????????????
    1-Lulezim Basha. me nje Anthropologe Argjentinas Hyjne Ilegalishte ne Shqiperi nepermjete Kosoves, dhe HETOJNE per Shtepine e “Verdhe” ne Burrel…Lulezim Basha Paraqitet si “Inxhinnjere” Rrugesh…
    2Anthropologu Argjentinas Deklaron se :Ata gjeten Gjyrme “gjaku” ne Muret e nje Dhome, si dhe Shiringa te hedhura jashte Shtepise!!!!!!!!!!!!!!!
    @@@@@@@@@@@Lulezim Basha duhet te Merret si i PANDEHUR , dhe duhet te AKUZOHET Direkt nga Familja Katuci nga Burreli….
    3-Turpe dhe SKANDAL, Transplatim Organesh,munde te behen vetem Ne Spitale me Klinika Specjale,…vete Pozita Ghjeografike, e ketij Fshati e bene te pamundur nje Gje te tille,sepse akoma edhe ne se nje Organe Hiqet nga Njeriu Duhet te Ruhet ne Mjete te Posacme..dhe keto Mjete Nuk bEJNE TE mUNDUR Jetegjatesin e Organiz..pra Jetegjatesia e Organit te Hequr nuk Ruhet Gjate, si e tille Transplatimi ose behet Brenda Disa Oresh ose nuk behet Fare..
    @@Dick Marti u Bazua ne te Dhenat e UDB-se dhe te Romanit te Karla del Pontes…NESE DUAM TE KEMI NJE SHTET DHE DINJITET SI SHQIPETARE Qeveria Shqipetare duhet te Mbeshtes Familjen Katuci, dhe Hedhe ne Gjyqe Karla del Ponten si dhe Dick Martin….TE GJITHE SHqipetaret e Ndershem te Mbeshtesin Ne menyre Financjare Familjen Katuci te Hape Gjyqe kunder Spiunit Basha dhe Dick Martit…Familja Katuci ti Drejtohet Gazetes Tema..te hape nje Llogari Bankare nga ku Shqipetaret qe jane Shqipetare ne menyre Vullnetare te Depozitojne sikure edhe 1-nje Euro apo Dollare…
    Skandal:Qeveria e Berishes VOTOI Raportin e Dick Martit,pra Shqiperia merrte Pjese DIREKTE NE ANEN E SERBISE….ne Denimin e UCK-se..jo me kote Lehnin Zagaret e UDB-se si Fatos Lubonja….Shikojme Rezultatet e Vepres se Spiunit Lulezim Basha..qe kerkon te behet Kryeministrer????

  4. pensionisti says:

    Dy komentet e legeneve qemal e hajdar kari=pataqi jane shume fyese per pensionistet njeri i quan matufer e budallenj e tjetri merhumer.Nese duan te mesojne te verteten se si jemi i ftoj te vijne te na e marrin nje here ne goje e shohin sa specialist jemi.Kur te mbarojme me te nga qe do ngelen te kenaqur le te njoftojne dhe bashen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje