Mazhoranca "koalidon" Metën, Deputeti i PS: Ligji për presidentin gati! Zgjidh ngërçet artificiale

6 Nëntor 2020, 10:53Politika TEMA

Deputeti i mazhorancës, Adnor Shameti ka dhënë detaje lidhur me ligjin për presidentit.

“Në lidhje me hartimin e ligjit për presidentit, i dhamë dorën e fundit dhe disa detajeve, dua të sqaroj që hartimi i një ligji për organizimin ne presidenti ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues.

Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën ë presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërcet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh Kushtetutën.

Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit.

Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës, dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve.

Është një ligj i kompletuar s’është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij e të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, tha Shameti.

 

2 komente në “Mazhoranca “koalidon” Metën, Deputeti i PS: Ligji për presidentin gati! Zgjidh ngërçet artificiale”

  1. Konjak says:

    Bravo , z SHameti , do tjua kishte zili , edhe partia komuniste , me keto mdryshime te ligjeve kur ju duhen e si ju duhen . Edhe Enveri , nderhynte ne ligje , dhe i pershtaste ligjet nevojave te tij , sipas rastit . Por , perdorte parlamentin 100% ne keto nderhyrje ; Kurse ju , ju miaftojne vetem pjesa juaj e parlamentareve , pa e perfillur , gjysmen e popullit qe s’jane te perfaqesuar ne parlament . Nese heq zakonin e zhvaties , ujku per qengjin , aq do hiqni dore edhe ju , nga zhvatia me fund , e djerses se popullit . Ne fillim erdhet plot e perplot me premtime , se do na gjenit pune , do na ngritnit rrogat , pensionet , ndihmen sociale , gje te cilat , nukse i lat as sa ishin para 10 vjetesh ;, por ngritet cmimet , shtuat , tatimet dhe taksat , ngritet cmimin e energjise , vendoset edhe nje tarife fikse , per energjine dhe ujin , qe nje dreq e di sepse , na premtuat uje 24 ore , ne fakt kemi jo me shume se 1 ore , na premtuat , mjekesi falas , qe faktikisht , nese si jep mjekut , sa para i duhen , viziten shikoje vetem ne enderr . Ne prisnim nga ju , intelektuale dhe politikane me te gjitha vlerat , dhe aftesite drejtuse ; Mirpo na dolet fjasko . Vazhdoni marrezite tuaj , nese populli , nuk ndjen , nuk sheh e digjon .

  2. Boston says:

    Mire kini menduar per ti vene fre presidentit Ilir hajdutit dhe armikut te betuar i Reformes ne drejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje