Ligji për presidentin, Meta: Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste, ky është një parlament jo kushtetues me tradhëtarë e mercenarë

6 Nëntor 2020, 13:40Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Bylisi antik ka folur në lidhje me draftin që mazhoranca po bën për institucionin e presidentit.

Meta është shprehur se nuk asnjë interes për këto drafte që bëhen nga një parlament jo kushtetues.

Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetaret kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershme. Një parlament ku një pjesë e mirë janë edhe tradhtarë dhe mercenare. Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”, tha Meta

Po ashtu Meta ka folur edhe për çështjen e Kosovës.

Meta tha se ky është një çmim që Kosova po paguan për pavarësinë e saj.

Kam dhënë qëndrim.  Është një çmim që paguhet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është përpjekje e dështuar për të vënë në dyshim luftësn. Unë kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë me shumë dinjitet.

Kosova është një vend demokrat pavarësisht nga disa bllokada dhe pabesi që cilat tentojnë të vënë në pikëpyetje integritetin e saj. kjo gjë ska për të ndodhur. Shqiptarët do jenë më të bashkuar do të rrinë dhe pa gjumë“, tha Meta.

3 komente në “Ligji për presidentin, Meta: Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste, ky është një parlament jo kushtetues me tradhëtarë e mercenarë”

  1. k says:

    Me mire një parlament me tradhëtarë
    se presidencë me hajdutë,korruptuar,degjenerata,mafjozë.
    Langaraq lapanjoz fshati.

  2. Gjergj says:

    Duan ti heqin kompetencat presidentit nano qe do vije sapo iliri te hyje ne fushate e shqiptareve u thone ja e vume nanon president por pa kompetenca dmth do haje pershesh!!E kush haka pershesh!! Keto politikane gjithe jane kelyshet e sales e tosit dmth ramizit…nje pseudelite e sajuar antishqiptare e sigurimse duke e bere elite te shitshme qe pazaron dhe interesat e mbijeteses se shqiptareve,por dhe tjegullat e shtepise.Elita e turpit krimit tradhtise e ligesise.Zoti nuk do vonoje tju cjerre masken e ndeshkoje

  3. Luli says:

    Vazhdoni shkruani <<> cdo gje e kerkoni nga te tjeret, ndersa ju vete rini ,pini kafe,pini cigare ,mereni me llafe edhe me politike , sekush fiton apo humbet, vazhdoni te beni thashatheme per komshinjte e te tjera si keto dmth DEMBELA pa asnje lloj qellimi ne jeten tuaj te perditeshme, vetem hani ,pini,dhe dhjesni neper lulishte ku beni shuren gjithmone
    Kjo eshte shumica e popullsise dhe ata qe shkruajne ketu
    Keshtu vazhdoni dhe shkruani se Zoti do tju ndihmoj . Zoti thote : Qe pos e ndihmuat veten tuaj ,une nuk ju ndihmoj JU
    E kupton apo jo Por skeni nga ta kuptoni se kaq intelekt keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje