Dëgjuam mbrëmë Sali Berishën që mbrojti me forcë luftën e UÇK dhe u shpreh kundër dërgimit ish komandantëve të saj në Hagë, duke nënvizuar “me akuza të fabrikuara në Beograd” dhe të përfshira në raportin e Dick Marty-t.
Duke dale gjithnjë me një version të ri sa herë që bëhet fjalë për Kosovën dhe krimet e kryera atje apo për krimet që vetë Berisha ka kryer ndër shqiptarë, gjithkush mendoi mbrëmë se Sali Berisha e ka “harruar” masakrën që u ka bërë luftëtarëve të UÇK në luftë dhe në paqe!
Më konkretisht, Raporti i Dick Marty-t, nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, është cilësuar nga ish -Kryeministri Sali Berisha një natë më parë si një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi.
Hetimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit. “Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha.
Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.
“Unë e kam njohur senatorin Dik Marty-t, ishte një serbofil e rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Marty-t në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha.
Bëhet fjalë për kohën më pas, kur Marty-t erdhi në Tiranë dhe mori “Ok” për të kryer hetime e mbështetur akuzat e tij kundër ish luftëtarëve të UÇK.
Ndërkohë që Berisha pretendon se Dick Marty-t kishte vendosur në mënyrë djallëzore në raport transplant organesh. Sipas tij, proserbët kishin gjetur një familje të varfër në Burrel dhe e kishin përdorur atë për të pranuar se banesa e tij përdorej si spital për transplante organesh.
“Dua të shpreh nderimin tim, solidaritet për qytetarët e Kosovës, për luftën e lirisë, e cila përbën luftën më të ndritur që nga lufta e Skënderbeut.
Së dyti, dua të them se kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces i cili në vlerësimin tim u fermentua në Beograd duke përdorur senatorin Dick Marty-t.
E kam njohur, ishte serbofil dhe rusofil i papërmbajtur. Ai nuk i fshihte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-prokurori i Beogradit atë kohë.
Unë e kundërshtova aktakuzën në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Në PE, në KE, e kudo. Sepse në mënyrën më djallëzore, ky kishte vendosur në raport transplant organesh, që ishte krimi më monstruoz.
Unë e dija që ishte një trillim i stisur. Gjetën një familje të varfër në Burrel, të thoshte se e kishte kthyer shtëpinë në spital ku bëhej transplante organesh. Por kjo nuk është bërë kurrë.
Se si ndërrojnë akuzat është punë tjetër. Rusët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar këtë çështje në Hagë. Siç di unë, SHBA-të nuk e pranuan që të diskutohej në OKB, dhe ngritën në Kosovë një gjykatë speciale. Gabimi i madh është bërë që ajo është pranuar e njëanshme”, deklaroi ish-kryeministri.
Duke mos hyrë shumë në detaje të kësaj deklarate ku Berisha si “padashje” ka ndryshuar versionin e tij për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë” në Mat, ku në raportin e Marty-t thuhej se ishte bërë transplant organesh nga UÇK mbi robërit serbë, ia vlen të shohim se Berisha mashtron rëndë me faktin se ka kundërshtuar raportin në Parlamentin Europian e në Këshillin e Europës.
Le ti referohemi fakteve që janë kokëforte dhe janë në të gjitha dokumentet e institucioneve më të larta europiane në lidhje me këtë çështje.
Më 26 janar të vitit 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e paraqitur nga Dick Marty-t, duke i dhënë atij fuqinë e një rezolute.
Raporti që “zhyt” ish komandantët e UÇK me të gjitha akuzat e mundshme të formatuara nga ana e serbëve, u miratua me 191 vota pro dhe me vetëm 8 vota kundër.
Dhe e dini se kush ka votuar pro?
As më pak dhe as më shumë po kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës, Ilir Rusmali. Pavarësisht kërkesës së palës së Kosovës, për të votuar kundër këtij raporti që kriminalizonte luftën e UÇK, deputeti i PD i urdhëruar nga Berisha, ka votuar pro tij.
Kundër kanë votuar deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe kreu aktual i PDIU Shpëtim Idrizi.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës e ka shpallur në faqen e saj zyrtare, procesverbalin e seancës së mbajtur më 26 janar 2011, ku përfshihet edhe lista e mënyrës së votimit të pjesëmarrësve dhe vota pro e deputetit të Berishës..
Sipas kësaj liste, në gjuhën angleze, kreu i delegacionit shqiptar-deputet i PD ka qenë pro raportit që pësoi vetëm një ndryshim në emër, ndërsa deputetët Shpëtim Idrizi e Damian Gjiknuri kanë qenë kundër edhe për raportin e ndryshuar.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e votoi dhe rezolutën e bërë në bazë të raportit të Dick Marty-t, për tregtinë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas “Beta”, Beogradi në këtë mbledhje përfaqësohej me një delegacion të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me në krye me Dragolub Micunovic, ndërsa detyra kryesore e tyre ishte bindja e sa më shumë europarlamentarëve që sa më shumë prej tyre të votojnë për rezolutën.
Ka marrë pjesë dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Kosova nuk ishte anëtare e Këshillit të Evropës, por zv.ministrja e Jashtme e asaj kohe, Vlora Çitaku konfirmoi se u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës pasi bëhet fjalë për Kosovën.
Në atë kohë kishte një debat të fortë politik në Shqipëri dhe në Kosovë në lidhje me votën shqiptare pro raportit të Dick Martin, që ishte fund e krye me akuzat e fabrikuara në Beograd për krimet e ish komandatëve të UÇK kundër serbëve dhe për transplant organesh.
Berisha mbrëmë kërkoi ta ndryshonte këtë fakt, duke akuzuar Serbinë për akuza të rreme ndaj UÇK me të cilat kanë furnizuar Dick Martin, ndërkohë që vetëm njëherë që iu dha rasti për të treguar veten kundër Beogradit, votoi pro tij kundër shqiptarëve të Kosovës e luftëtarëve të saj.
Ish kryeministri demokrat me sa duket ka harruar se çdo lajm është në internet, dhe mjafton të futesh në motorin e kërkimit “google” dhe gjen perla të tjera të tij.
Mister mbetet pse heshtin në Kosovë politika dhe mediat për këtë fakt, se ne Shqipëri e dimë që pyetjet e gazetareve per ish kryeministrin demokrat jane “ndihmese” dhe “ledhatuese”./M.Nikaj-TemA
BERISHA PARA DREJTËSISË!!!!
Nqs e keni kopjen e atij proces verbali, pse nuk e postoni ketu qe ta shikojme, por jepni vetem fjalet tuaja te interpretuara nga ju..Jepeni kompjen e Proces verbalit te Keshiit te Europes , dhe atehere e shikojme kush ka te drejte
Ne vitin 2020, arsenali i Agjentures Serbe fitoi ne Kosove dhe shpreson te fitoje edhe ne zgjedhjet e Prillit 2021 ne Shqiperi.
Eeeee patriotizmi i ketij bagle, sikur se dine te gjithe se cfare moterqiri eshte dhe se cfare ka bere kunder ketij vendi, por shyqyr Zotit qe po le pas shushunjat qe ka pjelle, qe te laje masakrat, vrasjet, vjedhjet dhe tradhetite e veta.
O gjysh kelysh i serbve meriton denimin piu peggio di sadam yseni.
E beri qoken e fundit per UDB para se te niset per ne varr
Po tani ti nisi kelyshet e vet ne Beograd afer vendit ku do i bejne serbet monumentin si Esadit se ketu si dihet si u shkon puna
Po analisti ANDI BUSHATI, do ta nxjere fajtor E Ramen, sepse ai, me qellim qe te mbroje oligarket, dhe te pasurohet duke vjedhur Shqiperine nepermjet tyre, si dhe me qellim qe te instaloj nje autokraci te pa kufishme, nje neodiktature, me nje neokomisjon DEBIM INTERNIMESH, qe ka si qellim largimin masiv te te rinjve nga vendi, ka perdorur lidhjet qe ka me Mosken, per te ç’kombetarizuar Kosoven? Mendoj qe eshte momenti qe grupi i kukuvajkave, me A Bushatin, ne krye, grupi i kadrinjve me A Zhejin dhe grupi i idjoteve danoçe me ne krye Q Peken, te marin masat e nevojshme, per pe u bere m…. mullar.