Me sa duket Ilir Meta është dashuruar pa fund me parkun e liqenit, i cili vitet e fundit është transformuar tërësisht. Pas shëtitjes nëpër park, çka është bërë tashmë traditë nga kreu i shtetit, Meta ka pushuar pranë molit të varkave, për të shijuar rrezet e para të diellit këtë të premte, para një dite të mbushur me plot angazhime.
Pavarësisht kritikave, pesë vite më parë, duket se ndryshimet kanë bindur tashmë edhe presidentin dhe përfaqësuesit e opozitës të cilët janë kthyer tashmë në frekuentuesit më të rregullt të parkut të liqenit.