Carlo Bollino: Një shembull nga Amerika edhe për politikanët shqiptarë

6 Nëntor 2020, 17:08Politika TEMA

Ndërprerja e fjalimit të Donald Trump nga disa media amerikane se po shpifte, botuesi i Shqiptarja.com, Carlo Bollino shprehet se duhet marrë shembull edhe nga politikanët shqiptarë.

Në një reagim, Bollino shkruan kjo duhet të jetë si një mesazh për ata politikanë që e mendojnë si të detyrë që televizionet të transmetojnë deklaratat e tyre, edhe pse thonë shpifje dhe akuza të pabaza.

“Mediat e mëdha amerikane, duke ndërprerë mbrëmë transmetimin e deklaratave të Trump pasi i konsideruan “jo të vërteta” na kujtuan detyrën e profesionit tonë.

Nuk jemi mbajtës mikrofonash të politikanëve dhe të shpifjeve të tyre dhe kur akuzojnë pa prova, nuk jemi të detyruar t’i transmetojmë.

Një shembull i dobishëm për ata politikanë shqiptarë që konsiderojnë si një detyrë të televizioneve të transmetojnë të gjithë deklaratat e tyre, përfshi dhe shpifjet pa prova, sepse përdorim frekuenca publike.

Siç shihet, realiteti edhe këtë herë, është ndryshe nga bindjet e tyre”, shkruan Bollino.

4 komente në “Carlo Bollino: Një shembull nga Amerika edhe për politikanët shqiptarë”

  1. Edi says:

    Jo o plehre. Sado qe Trump nuk njeh ceshte konsistenca , prape…fjala e Presidentit duhet dhene pa nderprerje. eshte shenje respekti per postin , jo njeriun.Shtypi demokrat statunitesk beri nje gabim qe korifejte e analizas(majtas e djathtas) e kane denuar fort.
    Po kur nje mafioz Lecez ,qe ka perfituar(vjedh) dhe perfiton nga taksat e shqiptareve merret per opinion…c’pret nga shtypi shqiptar…

  2. xhemal says:

    genjeshtra nuk mund te legalizohet me mbulesen e opinionit apo te pushtetit..publikut i tregohet e verteta…jo deshirat e shpifjet e njerezeve te “marre” pet pushtet ..mirepo edhe jeta njerezore e shoqerore ka atavizmat e saj ngritjet e uljet sic eshte rasti Tramp …nje mbares i virusit te pushtetit parase e urrejtes.bollino ka shume te drejte..nuk mund ti japesh hapsire publike cdo lloj maskaralleku apo idiotesie qe ve ne rrezik ekulibrat shoqerore

    1. Edi says:

      Presupozohet …media nuk eshte pale por evidentues faktesh. Fakt:Trump zhvilloi nje konference shtypi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje