Nuk ka rëndësi nëse jeni me Trump apo me Biden

6 Nëntor 2020, 18:00Bota TEMA

Nga Ruben Avxhiu 

Miliona amerikane jane me secilin prej tyre. Eshte gjeja me normale ne bote. Eshte shprehje e lirise dhe e demokracise amerikane.

Mirepo, nese vjen dhe me ofendon personalisht ne faqen time ketu ne Facebook, jam i detyruar t’ju bllokoj.
Une percjell ketu lajme e deklarata qe i shoh e me duken qe kane rendesi. Nuk detyroj njeri qe te me lexoje as qe te paguaje per te lexuar permbajtjen.

Facebook eshte plot me gazetare dhe “eksperte”. Nuk keni pse humbni kohe ketu nese nuk jeni te kenaqur.
Ofendimet personale nuk e ndihmojne debatin, nuk sjellin asgje perfituese. Nuk me ndihmojne te ndryshoj mendim nese e kam gabim. nuk ju tregon me te zgjuar e me te informuar. Nuk sjell askend ne anen tuaj te argumentit.

Liria e fjales le hapesire edhe per ofendimin. Keshtu qe nuk pres qe te shkruaj ne publik dhe te mos ofendohem. Thjesht nuk lejoj qe te ofendoni ne faqen time te Facebook-ut. Me shani ne faqen tuaj. Facebook na ka bere te gjitheve botues. Kemi te gjithe nga nje “mur” ku zhgarravisim cfare te duam.

Nese hyn ketu per te nxjerre dufet e tua, kjo me duket shume normale, njerezore dhe legjitime. Po beje ne murin tend. Jo ne timin.

1 komente në “Nuk ka rëndësi nëse jeni me Trump apo me Biden”

  1. pesimisti says:

    Ju lumtë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje