VIDEO/ Trump shpërthen në akuza, TV-të amerikane ndërpresin transmetimin: Ditë e trishtueshmë për SHBA, presidenti akuzon padrejtësisht popullin për vjedhje të zgjedhjeve

6 Nëntor 2020, 08:52Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur një sërë akuzash për vjedhje të votave. Trump theksoi se nëse numërimi do të ishte I ligjshëm, fitorja për të do ishte shumë e lehtë.

Duke renditur akuzë pas akuze, ai pretendon se disa qytete janë të korruptuara, pa shpresë dhe se Këshilltarët e zgjedhjeve u udhëzuan të vidhnin votat dhe “të numëronin ato të paligjshme”.

Ai fajësoi “mediat e mëdha, paratë e mëdha dhe teknologjinë e madhe” për komplot me demokratët kundër tij.

CNN e transmetoi deklaratën e Trump, por bëri një koment thumbues: “Çfarë dite e trishtueshme për Shtetet e Bashkuara, që presidenti të akuzojë padrejtësisht popullin për vjedhje të zgjedhjeve”.

1 komente në “VIDEO/ Trump shpërthen në akuza, TV-të amerikane ndërpresin transmetimin: Ditë e trishtueshmë për SHBA, presidenti akuzon padrejtësisht popullin për vjedhje të zgjedhjeve”

  1. demokrati says:

    Jo popullin, por ata qe ideuan dhe vune ne zbatim nje plan per permbysjen e institutcionit te zgjedhjeve te lira dhe vullnetin e qytetarve amerikane te shprehur me vote. Presidenti po kerkon numerimin e cdo vote LEGALE. Ne Arizona kane votuar edhe te vdekur, ne Nevada persona qe shkuan te votonin nuk u lejuan pasi te tjere kishin votuar ne emer te tyre. Kur gjitshka te zbardhet qytetaret shqiptare, mediat dhe qeveritaret do te turperohen per naivitetin dhe pandjeshmerine e tyre ndaj te drejtes per te votuar dhe numeruar voten sipas verdiktit te sovranit. Jo personi Trump por Presidenti i SHBA ben nje akuze qe eshte nje kembane per boten demokratike. Stalini duket se i ka paraprire me shprehen lapidare.Ska rendesi kush dhe si voton por kush numeron”. Ne cfare Kishe do falet Rama nese ata qe ja vodhen zgjedhjet diten per diell do te guxojne ta bejne perseri? “Kisha ” e vetme per fatin e demokracise kishte mbetur SHBA.Me rrezimin e institucionit te zgjedhjeve ne SHBA fillon krizae besimit. Ate qe se beri Rusia dhe KIna e beri vet establishmenti i korruptuar amerikan, tronditjen nga themelet te demokracise amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje