Kryeministri izraelit "harron" Donald Trump, uron Biden për fitoren

8 Nëntor 2020, 09:37Bota TEMA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu uroi sot herët në mëngjes Joe Biden-in për fitoren e tij, si edhe Kamala Harris, e para zëvendëspresidente në historinë e SHBA-së.

“Joe, ne kemi patur një marrëdhënie personale të gjatë dhe të ngrohtë për gati 40 vjet dhe unë ju njoh si një mik të madh të Izraelit”, shkroi Netanyahu në Twitter.

“Unë pres të punoj me të dy ju për të forcuar më tej aleancën e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit u sigurua të postonte edhe një tjetër “tëeet”, duke e falënderuar Donald Trump-in për për miqësinë e treguar ndaj shtetit të Izraelit dhe atij personalisht, për njohjen e Jeruzalemit dhe Golanit, për qëndresën përballë Iranit, për marrëveshjet historike të paqes dhe për të çuarit e aleancës amerikano-izraelite në lartësi të papara.

1 komente në “Kryeministri izraelit “harron” Donald Trump, uron Biden për fitoren”

  1. Trump says:

    Po prandaj jane cifute e urrehen se jane me shume se ligesia vete,djalli vete,gjarper Edeni!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje