Mjekët i thanë se duhet të abortonte: 21-vjeçarja refuzon kimioterapinë për të mbrojtur fëmijën

8 Nëntor 2020, 08:45Sociale TEMA

Gëzimi se ishte shtatzënë nuk i zgjati shumë Ellie Whittaker, të cilës mjekët i thanë se kishte kancer.

Ata e këshilluan atë të abortonte dhe e paralajmëruan që kimioterapia mund të dëmtojë foshnjën e saj të palindur.

Po 21-vjeçarja e dinte se çfarë duhet të bënte, edhe pse kjo do të vinte në rrezik shëndetin e saj.

“Nuk kishte asnjë shans që unë të abortoja fëmijën. E hoqa kancerin nga mendja dhe u përqendrova tek fëmija. Mezi prisja të bëhesha mama”, tha ajo!

Britanikja kishte pësuar një herë abort spontan dhe theksoi se e kishte të pamundur të përballonte humbjen e fëmijës përsëri.

Refuzimi i kimioterapisë ja përkeqësoi kancerin Elliet. Kjo gjë u vu re kur foshnja Connie erdhi në jetë.

“Një javë pas lindjes, shkova për një skanim dhe zbulova se kishte përparuar në fazën e tretë. Nuk pendohem për vendimin tim dhe do të bëja përsëri”, tha nena e re!

1 komente në “Mjekët i thanë se duhet të abortonte: 21-vjeçarja refuzon kimioterapinë për të mbrojtur fëmijën”

  1. Zaganush says:

    Sakrificat e nenes per femijen jane te jashte zakonshme.

    Zoti e ndihmofte kete grua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje