Tetori 2020, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

7 Nëntor 2020, 09:17Sociale TEMA

Të dhënat e  fundit nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus, tregojnë se Evropa sapo ka provuar tetorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat në të gjithë Evropën muajin e kaluar ishin 1.6 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1981-2010.

Nxehtësia jashtëzakonisht e madhe përfshiu gjithashtu rajonin e Arktikut, duke luajtur një rol kryesor në parandalimin e ngrirjes së Oqeanit Arktik për dimër. Të dhënat tregojnë se edhe akulli i detit Arktik arriti nivelin më të ulët qe nga fillimi i matjeve satelitore që kishte nisur në 1979.

“Nëse marrim tetorin për shembull, gjashtë tetorët më të ngrohtë në Evropë kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit. Kështu që nuk është e pazakontë të shohim ndonjë rekord të ri, dhe kjo do të ndodhë për shkak se trendi i ngritjes së temperaturave, veçse ka filluar”, është shprehur një nga studiuesit e ndryshimeve klimatike, për agjencinë The Independent.

Sipas të dhënave, temperaturat ishin gjithashtu mbi mesataren në SHBA-në perëndimore dhe pjesën më të madhe të Afrikës Jugore. Rajone të tjera, përfshirë pjesë të Amerikës së Jugut, kanë përjetuar valë të vazhdueshme të nxehtësisë.

Vonesa në ngrirjen e Oqeanit Arktik në tetor është shembulli më i mirë, tha Dr Zachary Labe, një nga shkencëtarët  e klimës në Universitetin Shtetëror të Kolorados. Ai u shpreh me fjalët se: “Sasia e ujit të ngrirë këtë vjeshtë është absurde. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre treguesve të ndryshimit të klimës “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje