Skënder Brataj jep alarmin: Situata në Tiranë, jashtë kontrollit. Do kthehet në zonë të "kuqe"

6 Nëntor 2020, 18:05Sociale TEMA

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kryeqytet.

“Nga të gjitha vatrat që janë në Shqipëri, mbi 35% e tyre janë në Tiranë. Janë të shpërndara, nuk mund të thuash se kjo është më e infektuar se tjetra. Tirana do të bëhet zonë e kuqe. Pothuajse është një transmetim komunitar”, thotë Brataj.

Për shkak të numrave në rritje të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, edhe Tirana ashtu si kryeqendrat e disa vendeve fqinje rrezikon karantinë të pjesshme.

“Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria detyrimisht duhet që të kufizohen. Nëse nuk kontrollohen duhet që të merren masa”, tha Brataj.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është pasoje e lehtësimit të masave afro një muaj më parë dhe mos respektimi i tyre.

“Nuk po respektojnë masa. Hapja e shkollave ishte një thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë. Lokalet në darkë dhe çfarëdo lloj qofshin janë bërë një strehë të mos mbajtjes së maskës, mos respektimit të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit”, tha Brataj.

Të rinjtë janë grupmosha më e prekur nga Covid-19. Nga 1300 thirrje të regjistruara në urgjencën kombëtare dy javë më parë, tani numri ka arritur në 3 mijë në 24 orë.

10 komente në “Skënder Brataj jep alarmin: Situata në Tiranë, jashtë kontrollit. Do kthehet në zonë të “kuqe””

  1. Papi says:

    Pse prite 24 ore mor burre zakonisht e shpallnit 6 ore mbasi e miratonte italia
    Keni qe ne shkurt qe i rrini si muti pas kepuces por kam nje pyetje
    A eshte e ngjashme situata shqiptare me ate italiane po kapacitetet mjeksore i keni te njejtit nivel?
    Sepse italia reagon sipas situates se saj dhe ne varesi te kapaciteteve te saj mjeksore ndersa ju thjeshte copjo dhe posto sa per gjendjen ne terren as qe e keni idene edhe ata pak te shtruar po ju hidhen nga dritarja
    Kur qeveria do ndermarre nje hap ne baze te asaj qe ndodh ne shqiperi dhe jo ne baze te asaj qe ndodh ne itali?

  2. Qwert says:

    Zone e kuqe jo per gjithe qytetet dhe qytetaret. Te kufizohet levizja e te moshuarve dhe te rinjte te shterngohen te respektojne masat. Jeta ka nevoje per sherbime. Zyrat psh, a ka statistike sa zyrtare jane infektuar? Nese numri nuk eshte i larte, te mos mbyllen. Lokalet te mbahen hapur deri ne nje ore te caktuar. Mbyllja totale eshte e papranushme, eshte shkatrruse per ekonomine dhe njerzit.

  3. ta says:

    shikoi simbas popullsise.

  4. Elton says:

    Ik mer trap
    Ti mbyllesh njerezit duhet te kesh leke .
    Ju shihni Evropen qe ka para plot.
    Me mora do i mbani njerezit ju .

  5. specialisti says:

    Z.Brataj
    Ke te drejte qe e nxjerr gjendjen sic eshte , shqetesuese.
    Por po ju them dicka. Si pjesetar te Komisionit Teknik.
    Jane me dhjetra persona , qe jane te semure, i kane marre tamponin prej 10ditesh, e nuk marrin pergjigje qe eshte pozitiv.
    Ato dalin e komunikojne me njerezit. I infektojne. Ky eshte krim, por cfare te bejne ato,kur institucioni pergjegjes nuk nxjerr rezultatet ne kohe ?
    E them, nje shok i imi ,i eshte bere tamponi me date 28 tetor e sot eshte data 6 nentor,e nuk ka pergjigje. Kemi ngarkese i thojne. Sot eshte me mire,por eshte e sigurte qe ka COVID, sepse gruas se tij i ka ardhur pergjigja pozitiv.
    Te shpejtohet puna per pergjigjet

    1. Krio says:

      kush esht semur dhe si ri bytha, e han vet ne byth. iken per lesh. kjo semundja nuk esht shaka.

  6. B says:

    O doktor brataj,ne nje ishull nga azia andej afer indonezise ,njerezit ecin zvarr qe mos i zej covid.
    Shif mase e aplikon te ne ,se je i mire per copy paste.
    Mos i q. Nene,mos kopjo vec italin,shif dhe nga ndonje vend larg europes.he tu befsha…

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Labratori I analizave,ku punojne 2 veta,nuk ka mundesi te jap pergjigje per 3 mije qytetare !
    Duhet te kualifikohet tjeter personel,per te perballuar ngarkesen,ose te diagnostikohen me metoda me te perparuara,per te dhene pergjigje sa me te shpejt.

  8. Krio says:

    kush esht semur dhe si ri bytha, e han vet ne byth. iken per lesh. kjo semundja nuk esht shaka.

  9. Brekushja says:

    Edi brekushja ka qysh ne fillim qe ndjek Italine pik per pike, edhe shprehjet i ka kopjuar si lufte…..ecccc.Nje mashtrues pa ide dhe njohuri ,ky pis qeveris me batuta qe lexon ne facebook dhe kopjon dynjane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje