Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me përdorimin e medikamenteve për trajtimin e C0vid-19.
Brataj sugjeroi që të mos përdorin Favipiravir pasi sipas tij që përcjell deklaratën e Aifa-s trajtimi me Favipiravir nuk ka prove mbi efektivitetin e tij.
“Favipiravir(Avigan), është i dobishëm? Duke parë se kohët e fundit është bërë e modës përdorimi i disa antiviralëve, medikamente të pa autorizuara doja të sillja në vëmendjen e qytetarëve të bëjnë kujdes mbi përdorimin e tyre!
A|ifa(Agjensia Italiane e Barnave): “Përdorimi i Favipiravir për Covid-19 është i pa autorizuar në Evropë dhe SH.B.A., ka pak prova shkencore mbi efektivitetin e tij”.
Në lidhje me informacionin e fundit të qarkulluar në internet dhe në shtyp në lidhje me përdorimin e produktit medicinal me bazë favorizimin në trajtimin e COVID-19, Agjencia Italiane e Barnave specifikon sa vijon”-shkruan Brataj.
Shteti turk e ka ne protokoll per covidin. Edhe kina me kete ilac i trajtoj te semuret me covid
Pershendetje:
Une e kam kaluar covidin duke perdorur pikerish FAVIREN,ishte fantastik,pas dites se dyte te perdorimit fillonte nje permiresim i menjehershem,ky ilaç qe pretendon Mjeku eshte futur ne protokollet zyrtare mjeksore ne Japoni Indi dhe Turqi.
Publikimi i mjekut eshte thjeshte per nevoja komercialiste per te reklamuar ndonje ilac tjeter.Per keto qe them munde te klikoni ne internet dhe do ta shihni vete ju suksesin ne mjekim te covidit me kete medikament.