Preç Zogaj dhe bashkëshortja e tij fitojnë betejën me COVID-19: Virusi na mori njerëz shumë të shtrenjtë të familjes

5 Nëntor 2020, 15:20Sociale TEMA

Analisti, poeti dhe shkrimtari i njohur, Preç Zogaj ka bërë të ditur ditën e sotme se ai bashkë me gruan e tij, pas tri javësh ‘betejë’ me koronavirusin, ka arritur të marrë përgjigjen negative të tamponëve.

Zogaj në një mesazh në Facebook thekson se pas këtij lajmi, tashmë fëmijët e tij kanë  mundur të marrin frymë lehtësisht.  Ndërkohë që shton se COVID-19 i ka marrë jetën njerëzve shumë të shtrenjtë të familjes së tij.

Zogaj në mesazhin e tij falënderon edhe mjekun pneumolog, Arjan Mezini, i cili i ka asistuar gjatë gjithë procesit të kurimit të COVID-19.

Mesazhi i plotë i Preç Zogajt:

Pas tri javesh në ” regjimin” e  Covid-19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen  se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm.

Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufinjtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë troje në organzimin tonë,  virusi shfaq karakteristikën që tashmë ia  njohim të gjithë: dinakërinë.

Kemi një falenderim të madh për mjeket dhe infermierët që asistuan shërimin tonë. Në veçanti për mjekun, Arjan Mezini, pneumolog në  spitalin  “Shefqet Ndroqi”.

Doktor Arjani është pjesë e një komuniteti mjekësh e infermierësh,  që po luftojnë  prej muajsh, si heronjë të vërtetë,   në vijën e parë të  betejës  kundër armikut më të madh të shëndetit të njerëzve në këtë kohë, që shpresojmë  të mos jetë epokë.

Për të mund të them: patëm fat që  ishim pacientët e tij.

Fëmijët tanë  morën frymë të lehtësuar sot. Por buzeqeshjet e tyre dhe tonat  janë dënuar të mos  i bëjë shoqëri këtij lehtësimi.

Sepse gjatë ditëve të pengmarrës sonë  nga  Covidi  kemi humbur dy njerëz shumë të shtrenjtë,  Gjinin dhe Gjergjin,  vëllezërit e gruas sime, shokët e mi të mirë, dy njerëz të thjeshtë, që jetuan gjithë jetën në shenjën e Ndershmërisë ektreme, të cilën nuk e menduan asnjë ditë jashtë mode, por ua trashëguan si pasurinë më të madhe fëmijëve të tyre, Majlindës, Merit, Artës, Florit,  Tonit.

Pushofshi në paqe Giin dhe Gjergj.  Zemrat tona do të jenë gjithmonë  Memoriali juaj!.

1 komente në “Preç Zogaj dhe bashkëshortja e tij fitojnë betejën me COVID-19: Virusi na mori njerëz shumë të shtrenjtë të familjes”

  1. Pacienti qe e e luftoi ne shtepi bashke me familjartet covidin dhe u terhoq zvarre per pazare dhe gatime says:

    Kovidi po u merr jeten se ka akoma mjeke shkerdhata qe te thone pi caj me paracetamol qe te sherohesh. Ne diten e trete te shenjave, ka njerez qe zhvillojne nje kolle me dhimbje ne gjoks. Ky eshte infeksion dhe kerkon trajtim me antibiotike. Nese nuk i merr infeksioni perhapet ne mushkeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje