U infektua me Covid: Përkeqësohet gjendja e kirurgut të QSUT, dërgohet me urgjencë në Turqi

6 Nëntor 2020, 21:25Sociale TEMA

Kirurgu i QSUT Enton Bollano, i cili rezultoi para disa ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është nisur për kurim të specializuar në Turqi.

Më herët kirurgu Bollano pasi u konfirmua pozitiv u vetëkarantinua dhe ishte në gjendje të qendrueshme, por mesa duket është përkeqësuar së fundmi.

Në 24 orë janë kryer 1954 testime, nga të cilat 489 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa dje ishin 421.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nga Covid-19 kanë ndërruar jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 549 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

3 komente në “U infektua me Covid: Përkeqësohet gjendja e kirurgut të QSUT, dërgohet me urgjencë në Turqi”

  1. ana says:

    I uroj sherim sa me te shpejt doktorit…doktor shume i mire e njeri i mrekullueshem…Respekte…

  2. Covid 19 Albanistan says:

    Kirurgut te QSUT i uroj me gjithe shpirt sherim te shpejte dhe pa asnje pasoje nga kjo semundje e qelbur dhe shume mire u be qe u vendos te çohet jashte.
    Por imagjinoni sado pak çfare tronditje ndjejne shqiptaret e thjeshte kur mendojne se vete QSUT qe konsiderohet si shpresa e fundit per ti mbjetuar kesaj semundje qe nuk ben askend per burre, QSUT pra nuk eshte gjendje tu vije ndihme punonjesve te saj heronj po i çon jashte shtetit per ti shpetuar e jo me te shpetoje te tjeret.
    Lume ne.
    Rrofte El Commandante.

  3. pjeter says:

    Ne Itali,perqijdja teste dhe pozitive me covid,eshte 16% ne Shqiperi,25%.Ne Itali jane marre masa,ne Shqiperi jo,madje ne Shqiperi levizin shume njeres,edhe ne ambiente te mbyllura,pa asnje mbrojte,keshtu infektimet jane jashte kontrollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje