Politikat kyçe të Joe Biden: Nga heqja e dënimit me vdekje, zgjidhja e racizmit, rritja e pagës minimale...!

8 Nëntor 2020, 09:55Bota TEMA

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 290 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që kundërshtari i tij, Donald Trump ka marrë 214.

Ai do të marrë detyrën në janar, në pritje të vendimeve pas padive të paralajmëruar nga Trump.

Biden do të futen në historinë e SHBA-së ai presidenti më i vjetër, i cili mori këtë post në moshën 77-vjeçare. Para se të bëhej i kandidat për president i Demokratëve, Biden shërbeu si zv. president në administratën Obama. Ai është gjithashtu senatori më jetëgjatë i Delaware.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do ta shërojë një vend të shkatërruar nga presidenca e Trump.

COVID-19

Një nga zotimet e Biden për pandemisë botërore është testimi pa pagesë për të gjithë popullin, por edhe një studim shumë i mirë epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit. Ndë ndryshim nga Donald Trump, ai është pro maskës me detyrim.

Ekonomia dhe punësimi

Rritja e pagës minimale dhe investimi e tranzicioni drejt energjisë së gjelbër kanë qenë fokusi i planin të tij në aspektin ekonomik. Ai gjithashtu ka thënë se do të investojë 2 trilionë dollarë drejt energjisë së gjelbër me argumentin se kjo do të ndihmonte klasën punëtore.

Racizmi

Për një nga problematikat më kryesore në SHBA, siç është racizmi, për Joe Biden zgjidhja është programe të mirëfillta ekonomike dhe sociale. Ai e ka pranuar se “racizmi eksizton në SHBA”.  Gjithashtu ai ka propozuar politika për të reduktuar numrin e të burgosurve dhe se do të adresojë diskriminimet sistematike me bazë gjinore dhe racore. Biden ka deklaruar se do të krijojë një fond prej 20 miliardë dollarësh për programe që do i ndihmojnë shtetet që të reduktojnë numrin e të burgosurve, dekriminalizimin e kanabisit dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Politikat e jashtme

Në këtë drejtim Biden është i qartë. Prioriteti i tij do jetë së pari për çështjet kombëtare. Një nga premtimet e tij është të rregullojë marrëdhëniet e SHBA me aleatët historik, veçanërisht NATO. Sa i përket marrëdhënieve të acaruara me Kinën që kanë qenë nën drejtimin e Trump, ai ka propozuar koalicione ndërkombëtare për të cilat vetë Kina do të kishte interesat e saj.

Emigracioni

Me ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka deklaruar se që në 100 ditët e para në detyrë do të “kthejë të gjitha politikat e Trump” që ndajnë prindërit nga fëmijët në kufirin me Meksikën, shfuqizimin e limiteve për numrat e aplikimeve për azil dhe heqjen e ndalimit të udhëtimeve nga disa vende me shumicë myslimane.

Ndryshimet klimatike

Joe Biden i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një “rrezik ekzistencial” dhe se do të përpiqet të bindë më shumë shtete që të ulin emetimet duke iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit, nga e cila Trump u tërhoq. Ai kërkon që Shtetet e Bashkuara të kenë emetime zero deri në vitin 2050, angazhim i cili ka përkrahjen të 60 shteteve në botë.

3 komente në “Politikat kyçe të Joe Biden: Nga heqja e dënimit me vdekje, zgjidhja e racizmit, rritja e pagës minimale…!”

  1. WEB says:

    Do me dukej habi që një nga pikat e programit të tij të mos ishte”normalizimi i marrëdhënieve me Kinën e xian ping “?????,,Ah mor Joe kinezi ,sapo e kishte futur në cep presidenti tjetër ti i liron kafazin

  2. ben says:

    Gazeta
    Po per erdoganin qe ka deklaruar disa here se nese zgjidhet president do ta heqi nga pushteti, apo nuk ju lejon rama ta shkruani????????????????

  3. Dani says:

    Bravo Kina doli e fortë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje