Vllaznia e mbyll javën e dytë të Kategorisë Superiore si kryesuese e kampionatit. Skuadra shkodrane ka përsëritur sot suksesin 2-0 si ndaj Apolonisë, këtë herë duke mundur Skënderbeun dhe e sheh veten si e vetmja skuadër me pikë të plota në startin e këtij kampionati.
Shkodranët kanë bërë gjtihçka mirë në Korçë, duke fituar falë dy golave të shënuar në pjesën e parë të sfidës, me autor Dilaver dhe Da Silva.
Ekipi i Brdariç vuajti në fillim të sfidës, por më pas rriti ritmin e lojës dhe ia doli që të shënonte dy golat që i dhanë qetësi dhe mundësinë për të administruar shifrat deri në fund të duelit.
Ekipi verior tashmë e sheh veten në vendin e parë me një start shumë të mirë, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu e sheh veten se ka shumë punë për të bërë. Sidomos sa i përket eksperiencës së të rinjve që ka në përbërje, pasi ajo bëri diferencën ne takimin e sotëm.
Skënderbeu-Vllaznia 0-2
33′ Dilaver, 42′ Da Silva
Skënderbeu: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vangjeli (65′ Armah), Meksi, Mara, Taipi (72′ Cela), Rrapaj (65′ Tereziu), Pusi (46′ Vitija), Berisha (46′ Duouna), Mensah.
Trajner: J. Ahmataj
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Marku (86′ Kalaja), Isaevski, Imeri (61′ Jonuzi), Dilaver (61′ Dunga), Da Silva (70′ Hoxhaj).
Trajner: T. Brdariç
KV: Meksi / Adili
Gjithçka do të kthehet ne rrjedhën e zakonshme! Vllaznia me skuadrat e mëdha,shkollë futbolli e spektakli. Skënderbeu skuadër mediokre me ndonjë shkëndijë rrallëherë!