Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
I pyetur nëse i kuptonte akuzat ndaj tij Thaçi u përgjigj shkurt dhe prerë: I kuptova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat. I nderuari gjykatës akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm krejtësisht.
Ndërkohë avokati i Thaçit është shprehur se aktakuza e Prokurorisë është e cunguar, duke hequr akuzat bazë për të cilat është krijuar kjo gjtykatë, akuzat për vjedhje organesh dhe “shtëpinë e verdhë”.
”E kemi aktakuzën, por është tejet i redaktuar dhe nuk është shumë informues, aq sa do të ishte nëse do të ishte hequr aktzakuza.
Përkthimi është i gabuar. Ku janë aktakuzat për vjedhjen e organeve dhe historia e shtëpisë së verdhë, se këto ishin shumë të rëndësishme lidhur me lindjen e kësaj gjykate.
Përsëri është gabim. Duke ndjekur siç e dimë atë gjysmë faqe dramatike, dhe në këto pretendime jo vetëm që është një njollë për Kosovën, por ky pretendim krijoi këtë gjykatë të Kosovës.
Unë e them Gjykatë të Kosovës, por këtu nuk ka asnjë emblemë, ndoshta mund t’i kushtohet një vëmendje kësaj, mund të kishte një shqiponjë të zezë me të kuqe, ndoshta veshjet e Kosovës, këto pretendime Thaçi i dinte që ishin gjepura dhe duke e ditur këtë ndihmoi Komisionin Europian në ngritjen e kësaj gjykate.
Ai mund të mos kishte qenë shumë bashkëpunues, por nuk mund të jesh më bashkëpunues se të krijosh këtë gjykatë.
Në vend të kësaj ne kemi një përmbledhje incidentesh te veprave penale dhe të ngjarjeve që janë gjykuar në Tribunalin për ish- Jugosllavinë dhe të gjitha së bashku kanë vendosur në këto akuza një strukturë të komandës. Këto pretendime do të vërtetohen që janë false.
U çuditëm që ju urdhëruat arrestimin dhe kjo mund të bëhej me një fletë thirrje, ne nuk kemi këto parashtrime dhe sot pasdite do të kërkoj lirimin e tij të përkohhshëm, por mbasi kam menduar më gjatë ne mendojmë që nuk është e përshtatshme pa e ditur se cfarë pretendon Prokuoria se është rreziku i arratisje, ai është këtu, ju pretenduat se ai është në rrezik arratisje.
Nuk e di cilat janë pretendimet që mbështesin konkluzionin se ka pasur ndërhyrje, duam të dimë cilat janë teknikalitet e kësaj kërkese. në duam të marrim element specifik të informacionit, përveç materialit që ka paraqitur prokuroria pas 26 gushtit.
Po kështu do të kërkoj që kërkesa për lirim të përkohshshëm të bëhet në javët e ardhshme, pasi të kemi këto informacione. Thaci një person që i ka shëbyer vendit të tij në luftë dhe paqe dhe nuk i meriton këto pretendime”, tha avokati.
Zgjidhia:
1.Nga momenti qe hetuesi(prokurori) nuk ka pasur dekret ligjor per te hetuar ne Kukes, akuza bie juridikisht dhe ligjerisht.
2.Perkthyesi lulzim basha, eshte person i padenjte per te perkthyer dialektin kuksian, pasi vertetohet shume lehte se perkthyesi ka vendlindien dhe vendbanimin ne tirane, ku dihet se flitet nje dialekt tjeter.
Pervec se nuk eshte i afte per nje perkthim teper preciz sic e kerkon hetimi, eshte shfaqur ne shume vidio te publikuara gjeresisht ne media, ku perkthyesi ne fjale nuk di as tabelen e shumezimit, as te beje mbledhje e zbritje.
Dmth, kemi te bejme me nje perkthyes te pa-aftë.
3.Une zgjidhjen e dhashe, por kjo nuk me pengon qe te them me plot gojen… Ndyrsira e te peshtire ata qe kane vrare per arsye politike. Emrat dihen. Neveri.
Luli ka marre dollaret…nuk di cfare ka perkthyer…nje cope idjot si ai cpret? Le qe moren ne qafe kete popull…por moren ne qafe dhe Kosovaret…duhen qerruar keta tipa…lulsalmet…..
Ju thoni Lulzim Basha budalla Lulzim Basha budalla.Ai eshte pith-same ben si budalla se intereson per maskaralliqet e veta.Se ashtu si budalla ai mori kryesine e PD me autorizimin e BIA-s serbe ish- UDB per zevendesimin e agjentit plak por tashme te djegur Sali Berisha.
O zot ku jemi! Ne Hage qenka ndryshuar padia dhe nuk korrespondon me juridiksionin e institucionit te ngritur posaçerisht?? Dhe une kujtoja se juristat e plepave ishin vetem ne shqipri.
Eshte kthyer bota mbrapsht.