“Përbindëshat”, media serbe shkrim për liderët e Kosovës në Gjykatën Speciale

9 Nëntor 2020, 14:24Rajoni TEMA

“Përbindëshat!” Me këtë titull e ka hapur faqen e parë gazeta serbe ‘Kurir’ duke iu referuar liderëve të Kosovës që po përballen me Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë.

Ajo e shoqëron shkrimin me foton ku shfaqen ish-presidenti i Kosovës, Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Krasniqi.

Ky i fundit kishte sot seancën e parë para gjykatës, ku tha se ishte i pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për periudhën e Luftës së Kosovës.

Ish-presidenti Thaçi e ka seancën po ditën e sotme, e parashikuar të nisë rreth orës 15:00.

Bashkë me Thaçin e Krasniqin, në gjykatë do përballen për të njëjtat akuza Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

1 komente në ““Përbindëshat”, media serbe shkrim për liderët e Kosovës në Gjykatën Speciale”

  1. Haka Tekizoti says:

    Qelbësirë serbie, pandeh se është para pasqyrës dhe te fytyrat e Thaçit e Krasniqit sheh veten dhe përbindshat e pafund të nacionalizmit kriminal serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje