Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi gjatë fjalës së tij të mbajtur para gjykatës në Hagë është përlotur teksa u shpreh se nuk është njerë ndonjëherë më keq sesa ditët e fundit kur ka qënë në Hagë.
Fjalimi i Jakup Krasniqit para gjykatës së Hagës: Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër.
Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët.
Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë.
Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë.
E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli.
Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Sot nuk dua të zgjatem shumë por dua tju them që kam qënë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 1981-82, më dënuan pse kam lexuar libra, pse kam fol pse e kam kundërshtuar atë regjim.
Me shumë të drejtë kanë pasur ata se sa ju, më është bërë padrejtësi e madhe. Njeriu është më i fortë se guri, atë që se bën guri e bën njeriu, themi ne.
Nuk kemi pas nevojë për këtë padrejtësi, në seancat e tjera unë do të them dhe më shumë.
qaraman dhe jargalaq. kte donin serbet dhe armiqte dhe kte arriten. mire qe ke te drejte po pse jargavitesh? apo nuk e ke kuptuar akoma se si fitohet drejtsia! po qe se je per lufte, qofte ligjore qofte me pushke, atehere dil ne lufte. perndryshe rri ne shpi e mos unij kur ta kallin.
Pse je kaq trap o njeri?
Shumë bukur. Thelbi i fjalës së mbajtur është therës për vetë gjykatën e shpifur. Në një reagim të parë, pas arrestimeve, jam shprehur se Kosova u çlirua nga përbindëshi serb me ndihmën e ndërkombëtarëve, tani u pushtua nga një gjykatë ndërkombëtare për llogari të Serbisë. Një fëlliqësi e tillë ndërkombëtare është e patolerueshme.