Kadri Veseli në Hagë, PDK e cakton zëvendësin: Enver Hoxhaj drejtues i përkohshëm

9 Nëntor 2020, 10:07Rajoni TEMA

Enver Hoxhaj është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë.

PDK-së iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Veseli e Hashim Thaçin.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK’në prej vitit 2015, kur Thaci u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaci ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit, për t’u nisur në Hagë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje