Shqiptaro-amerikanët: Biden do të punojë për të zgjidhur konfliktin me Serbinë

8 Nëntor 2020, 10:04Rajoni TEMA

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane është shprehur e kënaqur që kandidati demokrat Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale, për t’u bërë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një komunikatë për media, kjo organizatë është shprehur i bindur se presidenti i ri i SHBA-së do të punojë për të zgjidhur problemet shqiptaro-serbe.

LQSHA-ja, që kishte punuar me Bidenin në fushatë, ka thënë se pret që ky president të sjellë integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Puna jonë me Joe Biden është rezultat i faktit që ai u gjend pranë popullit shqiptar kudo dhe kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai luajti një rol të dukshëm dhe impresiv në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ne jemi konfidentë që ai, si President, do të rindërtojë marrëdhëniet e afërta të SHBA-ve me BE-në dhe NATO-në, dhe do të sjellë integrimin euroatlantik të Kosovës. Së fundi, ne jemi konfidentë se Presidenti Joe Biden do të punojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb”, thuhet në komunikatë.

Ky lob ka thënë se shqiptaro-amerikanët luajtën rol kryesor në tri shtete zgjedhore, ato më të rëndësishmet, që edhe i sollën triumfin e madh Bidenit.

“Në tri shtete fushëbeteje zgjedhore—Miçigan, Pensilvani, dhe Uiskonsin—shqiptaro-amerikanët luajtën një rol kryesor në zgjedhjen e Joe Biden. Nga koha kur Biden i hyri garës për president në Prill 2019, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane luajti një rol të veçantë në rikujtimin për shqiptaro-amerikanët se cilat ishin përpjekjet e vazhdueshme të Joe Biden për të sjellë Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë, për të sjellë pavarësinë e Kosovës, dhe për të përkrahur lirinë për të gjithë shqiptarët në Evropën Juglindore”, ka thënë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

LQSHA-ja kishte lansuar një platformë përkrahëse për Bidenin në pranverën e vitit 2019. Madje kryetari i saj, Joe DioGuardi iu bashkua grupit të ish-Kongresistëve republikanë në përkrahje të Bidenit.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, ne ua kemi rikujtuar shqiptaro-amerikanëve që Liga Qytetare ka punuar ngushtë me Joe Biden për të ndaluar luftën e Millosheviqit në Bosnjë e Kroaci më 1991, si dhe për t’iu përgjigjur ofansivës serbe të verës 1998 kundër Kosovës duke siguruar përkrahje ndërkombëtare për bombardimin e Serbisë nga SHBA/NATO më 1999. Liga Qytetare vazhdoi të përkrahë Joe Biden në pozitën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obamas në vitin 2006”, ka vazhduar më tej LQSHA-ja.

Shqiptaro-amerikanët kanë thënë se raportet e tyre me Bidenin s’kanë të bëjnë me përkatësinë partiake.

6 komente në “Shqiptaro-amerikanët: Biden do të punojë për të zgjidhur konfliktin me Serbinë”

  1. gjergji says:

    Ore,Mire lobimi per Biden NGA SHQIPTARO AMERIKANET,por cfar do bajme me Berishen,Meten,Lulin e ne pergjithesi PD qe ishin lobistat shqiptat per Tramp-in?Ku ti qojme kto mutra?Degjova se CIMI I Pekajve e tropojanet e Cimit si dhe “elita” qesherake gazetareske RAKIP E Rakipllar,Shkullak e Fevzi,Martin e Mark do vrasin vehten?Un nuk besoj ne nje gje te tille,por asgja nuk eshte e mundeshme.Nuk kan burrni ose me thane ma mire burreria e tyre eshte transformuar ne llapaqenie. Do shohim si do rreagojne tani me MILIARDERET Soro-s e Saban qe ishin donatoret kryesor te fushates se Biden-it.BESOJ DO BEHEN SI STEJKU qe pregaditet,apo tashma do i kene miq!!!!!!!.Tuf karagjozash.

  2. Olimpia says:

    Nje pershendetje per shqiptaro amerikanet largpames dhe atdhetare te dyfishte qe votuan Biden.Ne radhe te pare per vete SHBA ..n dhe programin e Biden me afer interesave te njerezve te thjeshte dhe emigranteve te rinj….Se dyti per interesat e shqiptareve ,te cilat Biden i ka mbrojtur me drejtesi .Eshte pozitive qe brezi i ri i emigranteve shqiptare nuk ndjek rrugen e atyre qe u ka mbetur ora ne shekullin e kaluar .

    1. AlbNY says:

      Krenar per mikun e Shqiptareve. Vota ime nuk shkoi ne bosh duke u hackuar nga ruset Si ne 3016. Trump nuk desh votimet me poste sepse nuk mund ti vidhte electronikisht si ne 2016.
      Paster, shpejt dhe zgjuar. ????

    2. AlbNY says:

      Krenar per mikun e Shqiptareve. Vota ime nuk shkoi ne bosh duke u hackuar nga ruset Si ne 2016. Trump nuk desh votimet me poste sepse nuk mund ti vidhte electronikisht si ne 2016.
      Paster, shpejt dhe zgjuar. ????

  3. Truth says:

    Feste me Kine Iran e Rusi. Ky eshte fillimi i fundit te Amerikes. Biden eshte vetem nje kukull. Te tjere e vune me pushtet Te tjere do ta drejtojne. Hajt ja pafshi hajrin. Trump me opozite do kete me pushtet se Biden. Mediat genjeshtare do fokusohen tek Trump se Biden ska cfare te ofroje. Amerika do mbyllet he guasken e saj. Kosovo mbaroi. E vetmja shprese eshte Erdogan. Beni lajka sa te doni. Kuptohet transgender dhe homoseksualet kane fituar me keto zgjidhje.

    1. Edi NYC/USA says:

      “TRUTH U SUCK”
      Idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje