Bullgaria i bllokon rrugën europiane Maqedonisë së Veriut: Pranoni që keni rrënjë bullgare

7 Nëntor 2020, 10:02Rajoni TEMA

Bullgaria nuk pranon kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut. Përmes një letre drejtuar Komisionit Europian theksohet se kjo kornizë nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria.

“Korniza negociuese me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Sofja konsideron se kombi dhe gjuha maqedonase ekzistojnë që nga viti 1945 dhe i fton autoritetet e Shkupit të pranojnë se kanë rrënjë bullgare.

Gjithashtu shteti bullgar kërkon që Maqedonia e Veriut të deklarojë se emri i saj i ri, nuk përfaqëson pretendime territoriale në rajonin gjeografik të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mos kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari. Ky qëndrim i pritshëm i Bullgarisë ka sjellë zhgënjim në Shkup.

“Ne jemi të gatshëm të japim sqarime për të hequr shqetësimet e Republikës së Bullgarisë. E drejta për vetëvendosje është e drejta jonë e patjetërsueshme. Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt dhe nuk duhet të diskutohen, sepse identiteti ynë nuk shkakton asnjë pretendim ndaj askujt, as tani dhe as në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Fqinji ynë është bllokuar më herët edhe nga Greqia, që e detyroi të ndryshojë emrin, ndërsa kësaj here duket se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi. Edhe pse ka një javë kohë deri në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, presidenti Stevo Pendarovski tha se Sofja duket e vendosur për të bllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

8 komente në “Bullgaria i bllokon rrugën europiane Maqedonisë së Veriut: Pranoni që keni rrënjë bullgare”

  1. Hapu Xhipe says:

    Ohhh… Kur shet pordh dhe bullgari, rrac jevgjish gjell qensh!

  2. !!!! says:

    Sa vend kot eshte Ballkani !!
    Nje zone qe asgje nuk prodhon me shume se burra te pa rritur.
    Burra kot.

  3. Vicidoli says:

    Kur vendos kushte edhe Bullgaria e formuar me gabel sllav qe qelben evropen.Une nuk jame racite as nuk kam komplekse per njerzit me ngjyre apo te varfer se i varfer kam qene vet ,per disa vjet kam punua ne qendrat sociale,por njerzit ma te dobet ishin bullgart ata te jepnin cdo gja per nje kg makarona nuk diskutohej morali as degjenrimi,shqiptare ishin shume me te kulturuar e serjoz e shume familjare, mjer ata qe arrin me gjykua Bullgaria

  4. Papi says:

    Bullgaria po thote ralitetin
    Se mos jane si qeveria jone qe i njohen pustecit perkatsine maqedonase dhe bullgare njekohesisht

  5. Asd says:

    Minishengen eshte pergjigje per te fituar me shume te drejta dhe per te rritur me shume interesat e te tjereve ndaj vendeve te ballkanit. Eu do te vazhdoje edhe per shume vite te tjera me kete politiken e “policit te mire dhe policit te keq” Ballkani duhet te jete me i hapur me te gjitha vendet apo kontinentet qe ofrojne ndihme e bashkepunim. Te rrish tek dera si qen nuk eshte shpresedhenese.

  6. SHQIPE-FREE says:

    Lereni Bullgarin ..PO NUK NA THONE, pse Nuk i jepet “Drite Jeshile” Shqiperise???????????????
    Rama eshte Bere Llapaqen me Batuta dhe Gallate…por nuk ka PERMBUSHUR ASNJE NGA Pikat qe duhen Permbushur,sipas Orejntimeve qe caktoj Komisjoni Europjane…
    Reforma ne sistemin Zgjedhor…
    2-Gjykata Kushtetuese nuk Funksjono??Pse???
    3-Nuk eshte DENUAR askush per KORRUPSJON,nje dhe nga Kushtet e BE-se…
    POR ME SKANDALOZE..I THONE “Maqedonise” po, kur se Shqiperise JO…Maqedonia…nje Bythe-shteti-..Kurse Rama..na thote se Hollanda na thote jo se ka Probleme te Brendshme PÜolitike…GENJESHTARE I NDYRE….ke katandisur dhe je bere Bythe dhe Breke me Sali Berishen, Lul Hollandezin, dhe Ilir Hajdutin…KETA JANE TE TERE PER NE LITARE..Mjafte me me Genjeshtra..lol

  7. .!!! says:

    Të vetmit në Ballkan që i vinë hakut servo grekëve Bullgao mongolët janë nëse ka popull tepër të keq bugarët janë 1

  8. XXXL says:

    Bugarët të fortë deri sa Serbia e shpallë Prizrenin qytet të lasht serb e që gjendet ngjitur me Shqiprinë për Shkupin e Prilepin që i ka ma afër teritorialisht as që guxon ti quaj toka të lashta serbe shum.shpejt bugari edhe në detin Egje ka për të dalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje