AKT-AKUZA ndaj Thaçit e UÇK: Shkopa bejsbolli, leva, djegie… torturat ndaj serbëve dhe anëtarëve të LDK

6 Nëntor 2020, 09:11Rajoni TEMA

Akt-akuza e hartuar nga Prokuroria Speciale është konsideruar veç të tjerave edhe një tentativë për të njollosur veprimtarinë e UÇK-së që mban autorësinë e luftës çlirimtare të Kosovës ndaj gjenocidit serb. Në periudhën e dy viteve nga 1998-1999, akt-akuza e trajton Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si një Grup të Strukturuar Kriminal, që ka shfrytëzuar terrenin që lanë pas serbët për të marrë kontrollin e territorit përmes dhunës dhe terrorit.

Sipas akt-akuzës të torturuar nuk ishin vetëm serbë apo pjestarë të komunitetit rom, por edhe shqiptarë që akuzoheshin se mbështesnin LDK-në dhe që trajtoheshin si bashkëpuntorë të serbëve. Fillimisht në akt-akuzë flitet për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, por më pas kalohet tek të ashtuquajturat “krime” për të cilat akuzohen ushtarët e UÇK-së.

Në fillim përshkruhen bazat ku mbaheshin të burgosurit në komuna të ndryshme të Kosovës. Jepen detaje të numrit të të burgosurve dhe vendeve ku ata qëndronin të izoluar, sipas paragrafëve të ndarë me numra nga njëri tjetri.

Më pas në një pjesë të dytë të akt-akuzës, tregohen torturat. Lapsi.al ka përzgjedhur për të përkthyer disa prej paragrafëve të akt-akuzës, për të dhënë një ide të përshkrimit të asaj që ndodhte në Kosovë, sipas Prokurorisë Speciale. Aty flitet për ngritjen e burgjeve të përkohshme dhe më pas për keqtrajtimin e të burgosurve, mes të cilëve edhe shqiptarë. Të dhënat që akt-akuza i mban sekret janë shënuar me (REDAKTUAR) nga autorët e raportit.

PJESë NGA AKT-AKUZA KUNDëR KREREVE Të UÇK-Së

Rahovec

42. Në korrik të 1998, pas një sulmi të forcave të UÇk-së në Rahovec dhe në fshtrat përreth, disa civilë serbë u kapën dhe u burgosën. Shumë anëtarë të Shtabit, përfshirë Hashim Thaçin , Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin morën pjesë në operacione. Pas disa të burgosur u kapën ata u dërguan në komisariatin e policisë në Malishevë dhe Jakup Krasniqi u identifikua të ishte prezent në këtë zonë dhe në një rast, ka vizituar vetë dhomat ku mbaheshin të burgosurit.

43 Në një numër rastesh, përreth fillimit të Shtatorit 1998 në Dukagjin, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ndërmorën hapa për intimidimin dhe vendosjen e dominimit ndaj disa njësive të lidhura me LDK, përfshirë edhe ato të lidhur me qeverinë në ekzil, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)

44. Afërsisht në vitin 1998, (redaktuar) (redaktuar) ishin prezentë të dy në arrestimin e (redaktuar) (redaktuar)dhe në (redaktuar) ku të burgosurit transferoheshin rregullisht, rriheshin dhe merreshin në pyetje. Si pjesë e këtij aktiviteti, pasi (redaktuar) anëtarë u rrahën keq dhe patën plagë të dukshme (redaktuar) (redaktuar) morën në pyetje (redaktuar). Pas lënies së lirë(redaktuar) kanë dorëzuar kartat e tyre të identitetit.

45 Në tetor të 1998 në Jabllanicë, Rexhep Selimi kërcënoi (redaktuar), duke e akuzuar se ka kritikuar UÇK-në.

47.Në 1998 Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u përfshinë në transferimin, izolimin dhe/ose lënien të lirë të disa të burgosurve pranë Kleçkës.

60) Mes Prillit të 1998 dhe Janarit të 1999, Komandanti i Zonës Operacionale të Drenicës, Sylejman Selimi, Sabit Geci dhe disa anëtarë të tjerë të UÇK-së mbajtën të paktën 25 persona, për periudha të ndryshme kohore dhe pa pasur synim një proces ligjor në komisariatin e policisë dhe vende të tjera në Likovac, Skënderaj. Të burgosurit u mbajtën të lidhur në errësirë dhe në dhoma të mbyllura. Disa prej tyre ishin mbajtur edhe në vende të tjera të ngjashme.

Jabllanicë

61 Mes Prillit të vitit 1998 dhe Korrikut të 1998, një bazë e UÇK-së ishte vendosur në Jabllanicë, Gjakovë nën komandën e Lahi Brahimaj, i cili bashkë me anëtarë të tjerë të UÇK-së mbajti të paktën 13 persona për përiudha të ndryshme kohore dhe pa bazë ligjore në një ndërtesë në Jabllanicë, që shërbente edhe si vend magazinimi. Dokumentat dhe materialet që i përkisnin të dënuarve u konfiskuan. Ata u lidhën me litarë dhe tela dhe u mbajtën nën vëzhgim.

Llapushnik.

62. Mes Prillit 1998 dhe Korrikut 1998, disa anëtarë të UÇK-së vepronin në Llapushnik në një ndërtesë të rrethuar me tela. Rreth 30 persona u mbajtën të izoluar aty. Të burgosurit u mbajtën për periudha të ndryshme kohe dhe ishin të lidhur dhe të monitoruar. Disa prej tyre ishin transferuar nga qendra të tjera. Fatmir Limaj dhe Shukri Buja morën pjesë në arrestimin dhe burgosjen e personave që u mbajtën në Llapushnik.

Drenicë

63 Mes Majit dhe Korrikut të 1998, të paktën 38 persona u mbajtën të burgosur nën vëzhgimin e rojeve të armatosur dhe pa pasur synim një proces ligjor në bazën e UÇK-së në Drenovac ku u përdor ndërtesa e një shkolle dhe ish zyrat e gjendjes civile. Disa të burgosur u transferuan nga qendra të tjera, përfshirë atë të Malishevës.

Malishevë.

65, Duke filluar nga 17 Korriku I 1998 e më tej disa anëtarë të UÇK-së transportuan të arrestuar dhe të burgosur në qendra të tjera, përfshirë atë të Rahovecit, zonën përrreth, Drenice dhe në ish komisariatin e policisë në Malishevë. Disa anëtarë të UCK-së burgosën rreth 48 persona në periudha të ndryshme dhe pa pasur synim një proces ligjor në ish stacionin e policisë deri në 26 apo 27 Korrik të 1998. Të burgosurit u mbajtën në qeli të mbyllura dhe nën ruajtjen e rojeve të armatosura.

66. Rreth (redaktuar) 1998, disa anëtarë të UÇK-së mbajtën të paktën 5 të burgosur në një bazë të UÇK-së në Prizren. Të burgosurit u mbajtën të izoluar në qeli të mbyllura.

Bajgora

67, Në gusht të 1998, disa anëtarë të UÇK, mbajtën të burgosur paktën 8 persona në Bare të Podujevës pa bazë ligjore. Në gusht të 1998 mbajtën 16 persona të burgosur në Bajgora, Podujevë. Disa prej tyre u transferuan në qendra të ndryshme për një periudhë kohe. Bare dhe Bajgora ishin në zonën e Llapit që ishte në Komandën e Rustem Mustafës.

Llapashticë

68.Mes Nëntorit të 1998 dhe marsit të 1999, baza e Llapit e drejtuar nga Rustem Mustafa dhe Latif Gashi mbajtën të burgosur rreth 52 persona pa bazë ligjore në një vend në Llapashticë pranë zonës ushtarake. Të burgosurit monitoroheshin nga roje të armatosur.

71. Në mars të 1999, disa anëtarë të UÇK-së në zonën operacionale të Llapit arrestuan një civil ashkali pranë Podujevës, pasi ai kishte mbërritur nga zona e kontrolluar nga serbët. Ai u lidh dhe mbajt pa qëllimin e një procesi gjyqësor për dy ditë në mes të fshatit, ku u rrah dhe u dhunua.

72. Në shtator të 1998, disa anëtarë të UCK-së mbajtën (REDAKTUAR) pa qëllimin e një procesi gjyqësor në një vend të UCK-së në Zllash të Prishtinës. Të paktën 7 persona u mbajtën aty në një shtëpi të përdorur si bazë e sigurtë që përdorej për marrjen në pyetje. Të burgosurit u mbajtën në një stallë.

73. Në mes të Nëntorit 1998 dhe Qershorit të 1999, disa anëtarë të UCK-së mbajtën të paktën 20 persona për periudha të ndryshme kohë në një ndërtesë në Kleçkë në Lipjan. Të burgosurit u lidhën dhe u monitoruan nga roje të armatosur. Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj u përfshinë në transferimin, burgosjen apo lirimin e tyre.

78.Mes Prillit dhe Qershorit të 1999, disa anëtarë të UÇK-së, përfshi edhe Sabit Gecin burgoën rreth 17 persona për përiudha të ndryshme kohore në një dhomë në barrakat në Cahan, në Has të Shqipërisë. Të burgosurit u mbëjtën në qeli të mbyllura nën monitorim nga roje të armatosur. Disa prej tyre u transferuan.

Kukës.

79. Mes Majit dhe Qershorit të 1999, disa anëtarë të UCK-së, përfshi edhe Sabit Gecin burgosën të paktën 20 persona për periudha të ndryshme kohore në godinën e ish fabrikës së metaleve në Kukës. Dokumentat iu konfiskuan. Ata u prangosën, u lidhën dhe u mbajtën në qeli të mbyllura. Disa u transferuan.

97. Mes Prillit të 1998 dhe Janarit të 1999, të burgosurit në Likoc, Skënderaj iu dha ujë dhe ushqime të papërshtatshme dhe qëndruan pa kushtet e nevojshme të higjienës dhe pa kujdes mjekësor. Shumë ushtarë të UÇK-së përfshirë edhe Sylejman Selimin dhe Sabit Gecin, në mënyrë rutinë i rrihnin të burgosurit apo abuzonin me ta psikologjikisht. Të burgosurit goditeshin në të gjithë trupin me pushkë, shkopa bejzbolli, mjete metalike, shkopa druri dhe qëlloheshin me grushta, shqelma apo kërcënoheshin me vdekje. Ata mund ta shihnin abuzimin e ashpër të burgosurve të tjerë, përfshirë edhe familjarë të tyre dhe detyroheshin të rrihnin njëri tjetrin. Të burgosurit merreshin në pyetje dhe akuzoheshin si tradhtarë dhe si mbështetës të LDK-së që bashkëpunonin me serbët apo policinë, se ishin spiunë apo kolaboracionistë të autoriteteve serbe dhe nuk mbështesnin UCK-në.

Jabllanica

98.Mes Prillit 1998 dhe fundit të korrikut të 1998 të burgosurit në Jabllanicë, Gjakovë, u mbajtën në kushte të këqia higjenike, iu dha ujë dhe ushqim i papërshtatshëm. Materialet personale iu sekuestruan dhe nuk iu kthyen kurrë. Disa anëtarë të UÇK-së, përfshirë Lahi Brahimajn, në mënyrë të vazhdueshme i rrihnin të burgosurit dhe abuzonin me ta psikologjikisht. Të burgosurit goditeshin në të gjithë trupin me shkop bejzbolli, grushta, shkelma (REDAKTUAR) apo kërcënoheshin me vdekje. Ata mund të dëgjonin apo shikonin abuzimin e rëndë të të burgosurve të tjerë dhe në të paktën një rast u urdhëruan të vrasin njëri-tjetrin. Të burgosurit u morën në pyetje dhe u akuzuan se bashkëpunonin me serbët apo policinë, se ishin spiunë apo kolaboracionistë me autoritetet serbe. Të burgosurit ishin serbë, ashkali, (REDAKTUAR).
Llapushnik

99. Mes Prillit 1998 dhe korrikut të 1998 të burgosurit në Llapushnik, Drenas u mbajtën fillimisht në një stallë me pleh. Ata flinin në tokë në kushte të këqia higjenike. Materialet personale iu sekuestruan dhe nuk iu kthyen kurrë. Disa anëtarë të UÇK-së në mënyrë të vazhdueshme i rrihnin të burgosurit dhe abuzonin me ta psikologjikisht. Të burgosurit goditeshin me shkopa, qytat e armëve apo mjete të tjera si dhe grushta, shkelma. Ata mund të dëgjonin apo shikonin abuzimin e rëndë të të burgosurve të tjerë. Të burgosurit u morën në pyetje dhe u akuzuan se bashkëpunonin me serbët apo romët, se ishin spiunë apo kolaboracionistë me autoritetet serbe. Të burgosurit ishin mbështetës të LDK-së, serbë, apo romë.

Zllash

106. Në shtator të 1998 dhe në prill të 1999, të burgosur në Zllash, Prishtinë të burgosurit u mbajtën në kushte të papërshtatshme ushqimore, të ujit, të higjienës, të fjetjes apo kujdesit mjekësor. Shumë anëtarë të UCK-së në mënyrë të vazhdueshme i rrihnin të burgosurit apo i abuzonin psikologjikisht. Të burgosurit goditeshin në të gjithë trupin me shkopa bejzbolli, shkopa druri apo mjete të tjera, grushta, shkelma, digjeshin (REDAKTUAR), digjeshin me energji elektrike, urinohej mbi to apo kërcënoheshin me vdekje. Ata mund të shihnin abuzimet e të burgosurve të tjerë. Ata merreshin në pyetje dhe akuzoheshin si pjestarë të LDK-së, tradhtarë, spiunë dhe bashkëpuntorë të serbëve apo se nuk mbështesnin UÇK-në.

Kleçkë

112. Mes nëntorit të 1998 dhe Qershorit të 1999, të burgosur nga Kleçka, Lipjani u mbajtën në një godinë me dysheme të pistë, me mure me njolla gjaku. Disa prej anëtarëve të UÇK-së në vazhdimësi i rrihnin të burgosurit dhe abuzonin me ta psikologjikisht. Të burgosurve disa raste u lidhnin sytë dhe i rrihnin me leva hekuri apo tela, rriheshin me grushta dhe shkelma dhe kërcënoheshin me vdekje. Ata mund të shihnin abuzimet me të burgosurit e tjere. Merreshin në pyetje dhe akuzoheshin se bashkëpunonin me policinë serbe dhe ishin bashkëpuntorë të autoriteteve serbe dhe se nuk mbështesnin UÇK-në. Të burgosurit ishin serbë. (REDAKTUAR) disa ushtarë të UÇK-së, përfshirë edhe Fatmir Limajn u përfshinë në keqtrajtimin e të burgosurve në Kleçkë.

115. Mes prillit dhe qershorit të vitit 1999, të burgosur në Cahan, në Has të Shqipërisë u mbajtën në një qeli të vogël, ku hynte shiu dhe e ftohtë. Disa anëtarë të UÇK-së, përfshirë edhe Sabit Gecin në vazhdimësi i rrihnin dhe abuzonin psikologjikisht me të burgosurit. Ata rriheshin me leva, shkopa druri, kamzhik, me një patericë, qytat e pushkëve apo këpucë dhe kërcënoheshin me vdekje. Të burgosurit akuzoheshin se ishin anëtarë të LDK-së apo spiunë, bashkëpuntorë të serbëve dhe se nuk mbështesnin UÇK-në.
Kukës

116. Mes Majit dhe Qershorit të 1999, të burgosurit në Kukës mbaheshin në një dhomë të nxehtë me dysheme të pisët. Atyre iu dha ushqim dhe ujë i papërshtatshëm ndërsa kushtet e higjienës ishin të këqia. Shumë anëtarë të UCK-së, mes tyre edhe Sabit Geci, vazhdimisht i rrihnin dhe i abuzonin psikologjikisht. Tëburgosurit goditeshin në të gjithë trupin me leva, armë dhe një shkop bejzbolli, ndërsa i prisnin me thikë, i godisnin me grushta, shkelma apo i digjnin në pjesë të trupit, i qëllonin me armë, tortura me ujë, apo kërcënime për gjymtim apo vdekje. Disa anëtarë të UÇK-së detyruan dy të burgosur të (REDAKTUAR) dhe i qëlluan me automatikë duke i plagosur. Njërit prej të burgosurve iu komunikua denimi me vdekje, megjithëse asnjë gjyq nuk ishte bërë. Të burgosurit mund të shihnin torturat e njëri tjetrit, mes tyre edhe të familjarëve dhe u urdhëruan të rrihnin njëri tjetrin.

123.Në qershor të 1999 të burgosurit në një ndërtesë në Prizren u mbajtën në kushte të këqia për dy ditë. Të burgosuri u goditën me shishe, shkopa, leva, rripa dhe me një automatic dhe u kërcënuan për vdekje. Një prej të burgosurve ia hoqën dhëmbët me pinca. Të burgosurit mund të shihnin abuzimin e njëri tjetrit. Ata akuzoheshin si bashkëpuntorë të serbëve apo se kishin kryer krime kundër shqiptarëve të Kosovës, apo se ishin spiunë.

125. Në 26 Qershor të 1999, të burgosurit në (REDAKTUAR) Prizren u mbajtën në qeli, (REDAKTUAR), në dhoma ku muret ishin të spërkatura me gjak. Të burgosurit rriheshin dhe abuzoheshin psikologjikisht nga anëtarët e UÇK-së. Të burgosurit rriheshin me shkopa, çekiçë, zinxhirë, digjeshin me cigare, goditeshin me grushta apo shkelma dhe kërcënoheshin me vdekje. Kur një prej të burgosurve kërkoi ujë ai u detyrua të pijë hollues boje. Një prej anëtarëve të UÇK-së urdhëroi dy të burgosurit të bënin seks me njëri tjetrin.

8 komente në “AKT-AKUZA ndaj Thaçit e UÇK: Shkopa bejsbolli, leva, djegie… torturat ndaj serbëve dhe anëtarëve të LDK”

  1. Vicidoli says:

    O Zot kush i ka pregadite keto akuza,keta jane marre te gateshme nga Beogradi qe ne kohen e lylkes tone cfare bane parlamenti i Kosoves pse nuk e pezullon menjehere ate lloj karnival gjykate speciale e ngritur nga rusi e begradi me kurvat e evropes

  2. Mondi says:

    Keta luften nuk e kane pasur vetem me serbin, keta ne emer te UÇK kene perfituar dhe eleminur kunershtaret politik per interesa personale,?shtepine e verdhe ne Burel e keni peshqesh nga Argita Berisha dhe Lule Basha se ata ua bene letrat Atgita si mbese serbe e beri punen e saja

  3. turkalvane says:

    TRADHTARET NE LITAR !!!!

  4. B says:

    Ja dhe veprat e akuzat e fabrikuara nga basha dhe babuina e sal berishovicit.
    Ti gezoni ju o proserb qe perkrahni pd ne

  5. Al says:

    Me ke tallin karin keta palo prokurore? Te cmontohet kjo gjykate jospeciale idiote.

  6. Nje fshatar nga Laberija says:

    Shume keq kane vepruar. Tradhetaret dhe bashkepuntoret e sherbimeve sekrete Serbe ti kishin egzekutuar pa meshire. Shembell kishin bace Enverin. Po 10 000 ne shumice civile Kosovaareve qe i ekzekutuan dhe i hodhen ne gropa te perbashketa qe nuk gjenden edhe sot, ju eshte bere ndonje gjyq i regullt? Kurse keta martire paskan fjetur ne kapanonet e Kuksit dhe jo tek Rogneri! Paskan pire dhe uje burimi dhe jo i amballazhuar! Deri tani, nga mungesa e informacionit per faj te Kosovareve qe u moren me shere midis vehtes dhe jo me publikimin e te vertetave, kujtoja se diçka mund te kishte ndodhur, lufta eshte lufte dhe tradhetaret kudo pushkatohen. Me akuzat e kesaj gjykate u binda plotesisht se UÇK ka bere lufte te ndershme kunder formacioneve te armatosura deri ne dhembe dhe me xhelate si Mlladiçi dhe Arkani. Dhe keta “deshmitare” ne mos dhe gjykates Shqiptare i bejne sherbim ndonje azili politik ne perendim. Do shifni se do te shkojne ne Hage te deshmojne dhe jevgj nga Shqiperija si te persekutuar nga Hashim Thaçi. Ata per azil jane gati te deshmojne gjithçka qe do ti krkohet. Turp per ata Shqiptare qe sherbejne ne keto gjykata dhe do mbeten perjetesisht ne histori si Esat Pasha. Eshte Koha qe Kosovaret te flasin me nje gjuhe dhe te mbrojne sakrificat e nje populli te tere. Eshte koha ti dalin zot vehtes dhe mos i besojne verberisht “miqvet” dhe dashamireve. Margaret Theçeri ne nje moment sinqeriteti ka thene: “Djathe falas ka vetem ne çarkun e minjvet”. Te dashur vellezer: Nuk i pelqej udheheqesit tuaj te deritanishem por me dhimset gjaku qe keni derdhur dhe sakrificat per kete moment qe ndodh nje here ne histori. Po nuk vute mend edhe kesaj here ne qafe paçi vehten.

  7. Vicidoli says:

    ATA qe deshmojne te tila probleme fallse se kane qene spiun te serbise nuk kane ku te futen pse nga Kane lindur nuk nxe ma ajo vrima sa do e madhe qe tjet

  8. edi says:

    Ja qe dhe ju me ndihmen e Rames e te Meros e zbuluat armikun e popullit.Tani besoj qe jeni te lumtur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje