Dorëheqja e Thaçit: Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

5 Nëntor 2020, 15:06Rajoni TEMA

Vjosa Osmani është emëruar zyrtarisht spresidente e Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Lajmi është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në njoftim thuhet se detyrën e ka marrë nga stafi i presidencës, ndërsa njoftohet se Osmani do t’i drejtohet sot qytetarëve në orën 17.00.

Njoftimi:

“Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00.”

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës duke e lënë bosh atë pozicion. Tani, siç përcakton edhe Kushtetuta, do të jetë kryeperlamentarja Vjosa Osmani ajo që ushtron detyrën e Presidentit.

Sic e parasheh Kushtetuta e Kosovës, nëse Presidenti largohet nga zyra e tij brenda mandatit, atëherë kompetencat e tij i kalojnë kryeparlamentares.

Kushtetuta e Kosovës e saktëson se si zgjidhet presidenti i shtetit. Sipas nenit 86, presidenti zgjidhet në Kuvend të Kosovës, me votim të fshehtë.

Në këtë pozitë mund të nominohet si kandidat, ai apo ajo që siguron nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve të Kuvendit, derisa saktësohet se deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për president.

Zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”, saktësohet në Kushtetutë, në nenin që flet për zgjedhjen e presidentit.

6 komente në “Dorëheqja e Thaçit: Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës”

  1. Lolo says:

    Po pse e dha doreheqjen or aman, kete na thoni! Cna duhet se si zgjidhet presidenti?!

  2. Genti says:

    Vjosa presidente dhe Albini kryeminister eshte opsioni me i mire per Kosoven.Ramushat dhe kaushat jane per stallier kuajsh.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee, beni zgjedhje te lira dhe filloni nga e para.

  4. Fatosi-kosove says:

    E quditshme sa paska pjelle serbe ne kosove,shifni serbine se si feston sepse sot ka du gezime;
    Nje qe arrestohen ata qe dikur i ka denuar ne mungese dhe qe ka 21 vjet qe kerkon ti arrestoj dhe e dyta se pas 21 vitesh merr pushtetin ne kosove,pushtet qe e humbi me lufte, sot serbia ka 100% pushtetin ne kosove me osmanken presedniqe e hotin perviminister, e sa kohe te kemi kopila te serbise ne kosove aq do vazhdoj sundimi i saj.

  5. Andi says:

    Kosova eshte ne udhëkryq, s’ka më Clinton që e shpëton me bomba. Shume vende ne Europë i ka kundër. Pak ose aspak aleatë. Ndërkohë Beogradi fluturon duke menduar se një ditë do ia arrijë, por kjo mund të ndodhi pas disa shekujve.

  6. lali says:

    Kosova po kthehet ne serbi.Osmanka ka miqet ne beligrade..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje