Dorëheqja e Presidenti të Kosovës, "pushton" mediat ndërkombëtare: Thaçi hoqi dorë nga posti pasi mësoi konfirmimin e akt-akuzave nga Gjykata Speciale

5 Nëntor 2020, 13:19Rajoni TEMA

Mediat prestigjoze në botë kanë shkruar sot për vendimin e dorëheqjes nga posti i tij që mori Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Media britanike, “Reuters” në një shkrim të saj u shpreh se: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen e menjëhershëm të enjten pasi mësoi se gjykata e Krimeve të Luftës në Kosovë kishte konfirmuar padinë e tij për krime lufte.

Edhe Agjencia mediatike amerikane “Washington Post” ka thënë në një shkrim të saj se: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen par t’u përballu me akt-akuzat që janë ngritur kundër tij nga Gjykata speciale.

Gjithashtu edhe mediat e tjera prestigjoze në botë si BBC, Dailymail, The NeW York Times i kanë kushtuar një shkrim dorëheqjes së Presidentit të Kosovës për shkak të akt-akuzave që i janë ngritur.

Sot ka dhënë dorëheqjen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Pas konfirmimit të akt-akuzës ai dha dorëheqjen teksa shtoi se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë.

Bashkë me të në Hagë janë nisur edhe Rexhep Selimi e Kadri Veseli. EULEX zbarkoi dje në shtëpinë e Jakup Krasniqit të cilin e vuri në pranga. Operacioni vijon, priten arrestime të tjera.

2 komente në “Dorëheqja e Presidenti të Kosovës, “pushton” mediat ndërkombëtare: Thaçi hoqi dorë nga posti pasi mësoi konfirmimin e akt-akuzave nga Gjykata Speciale”

  1. Edi Durres says:

    Kurse Iliri e Saliu nuk e dine ate lloj gjesti..

    1. Ppsh says:

      E dine o edi e dine por po qe se edhe spak nuk spostohet ne hage si gjykata speciale e kosoves keta nuk tremben sepse gjyqi i tyredo kishte fatin me te keq akoma se ai i dajtit
      Pra spak nje ore e me pare te spostohet jashte shqiperise dhe jo meta e berisha por dhe km aktual do shurrosej nga frika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje