Gresa rasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi që u arrestua dje nga EULEX dhe u ddërgua në Hagë, është shprehur se prej 8 orësh babai i saj është marrë në pyetje dhe e gjithë shtëpia është bastisur.
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, Gresa ka rrëfyer momentet e para, kur zyrtarët e EULEX “të armatosur gjer në fyt” siç thotë ajo, kanë shkuar në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së në Prishtinë.
“Dita e djeshme ka qenë dita më e keqe e jetës time. Ka ndodhur gjithcka shumë shpejt. Ka qenë dita më e rëndë, jo vetëm për mua, por dhe për motrat dhe vëllain tim, për mamin gjithashtu.
Kur dola jashtë pash që oborri ishte mbushur nga zyrtarë të armatosur të EULEX. I kam zgju prindërit dhe kemi hapur derën menjëherë. Ata kanë pyetur: A është zoti Krasniqi aty.
I kam pyetur nëse kishin mandat. Vazhdimisht kërkonin babin. Diku rreth orës 6 babin e kanë marrë dhe neve na kanë nda. Kemi qëndruar të izoluar diku te 8 orë.
E gjithë shtëpia ka qenë e mbushur me zyrtarë të armatosur të EULEX. Edhe për të shkuar deri në tualet është dashur me kërku leje nga drejtuesja e operacionit.
Neve nuk na kanë marrë në pyetje. Babin e kanë marrë në pyetje. Kanë bërë bastisje, kanë kërkuar dokumente të luftës. Ne kemi qenë të përgatitur për gjithçka.
Ama s’kemi menduar se ndaj babit do ngrihej akt-akuzë, prisnim vetëm të thirrjen në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Gresa Krasniqi për Euroneës Albania.
Më tej, ajo ka thënë se beson te pastërtia e babait të saj dhe te e gjitha lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë e di dhe besoj fuqishëm te pafajësia e babait. Besoj te pastrërtia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lufta e UÇK ishte e pastër. Çlirimtarët e Kosovës që akuzohen për krime të luftës, nuk ka bazë për këto akuza. Ato janë të ngritura në bazë të spekulimeve. Shpresoj që procesi të mbyllet shpejt dhe ata të kthehen.
Babi është një tip shumë modest. Nuk na ka fol as për periudhën e luftës. Ne më shumë e dimë për babin nga librat. Dimë për rolin e tij në UÇK”, tha vajza e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentar i Kosovës.
Gresa zemra ti ke vajtu kur babi yt vodhi e stevodhi Kosoven fol moj Gresa ke pyte babin se ku i morre keto miliona babi ku ku ku tu i shitur “pashaportat e Malisheves”Gresa din ti se babi yte eshte nje tradhtar i veshur me kostumet patriotike por ne fakt eshte nje agjent i MIA-se Serbe ashtu sikur edhe koleget etij …..
E kane arrestuar se ka vjedhur Kosoven apo se ka luftuar kunder Serbise ?
Po miré po té shkon emri se me té vérteté skandalizon lexuesit me até cka shkruan. Vazhdo Skandal me skandale se Edhe BIA edhe Mia kénaqen me ty dhe bashkémendimtaré si ri.
Kur shikon qytetarët e ty që torturohen nga serbët ska se si të jetë bërë edhe ndënjë gabim.Por kosovarët u ngritën kundër sërbëve sepse ata bënin krime të shëmtuara.Pra në një luftë për liri bëhen edhe gabime por jo të shkohet deri atje sa të arestohen ata që çliruan Kosovën.Nuk e di se ku jetojmë por kjo nuk mund të quhet drejtësi.30 vjet drejtojnë Kosovën dhe sot paskan dalë dokumente për krime lufte.Kush ka mënd e kupton se kështu Kosova nuk bëhet kurë shtet
Ik or lepur! Te vije turp per ato mutlliqe qe nxjerr nga goja. Nga i di ti gjithe keto akuza? Si mundet, te jesh agjent serb dhe lufton kunder serbise me arme, derisa e shporr ate prej kosove? Krasniqi me shoke jane padyshim atdhetar. Ti po, ti mund te jesh proserb.
Gresa, politika vjen me shume perbaltje e mundime, lufte e kercenime. Kryesorja eshte qe te ndjehesh mire se perse lufton apo ben polituike. Per vendin apo per vehten. Nqs ben per vendin fitorja eshte e sigurt. Por nqs ven per vehten dhe e thua se punon per vendin atehere ka nje fund jo te pelqyeshem. Nqs yt at eshte nje milioner tashme, ku i gjeti parate? A ka vrare njerez te pafajshem? Le tja leme gjykates ta shqyrtoje. Edhe Hajradinaj u arrestua por ja ku eshte i lire sot.
Z. Krasiqi eshte nje intelektual i shquar i Kosoves, ka shkruar libra dhe gjithnje eshte i pranishem ne shtypin e shkruar me trajtimin e temave te nxehta, te historise e te aktualitetit. Ka qene Zedhenes Politik i UCK, burre i urte, human e i permbajtur. Arrestimi i tij eshte qe prova me vezulluese se pas “Gjykates Speciale” fshihen sherbimet sekrete te Serbise dhe te aleateve te saj, ne Evrope, pertej Evropes dhe brenda vete Kosoves. Kjo situate e pakendeshme per Kosoven eshte nje nga efektet e “epokes Trump”, qe ktheu permbys gjithshka aleanca perendimore arriti me 1995 dhe 1999 ne lufte me barbarine sllave. Shpresojme qe zgjedhjet e tanishme amerikane ta shporrin kete personazh butaforik qe te kujton kllounin Benito Mussolini dhe versionin sllav te tij, Miloshevicin.
Babi yt dhe gjithë politikanët e tjerë të vënë në akuzë kishin mundësi që këto 20 vjet të ndërtonin një shtet demokratik dhe serioz. Fatkeqësisht shumica e ish komandantëve nuk patën nder mend të ndërtonin institucione demokratike dhe një shtet të së drejtës, por iu turrën dhe e trajtuan shtetin e ri të Kosovës si plaçkë. Tani janë të gjithë duke paguar haraçin e padrejtësive.
Nderime dhe respekt për luftën për liri dhe për gjithë dëshmorët e UÇK-së që dhanë jetën për atdhé.
U pa puna…. do e mbroje edhe nje here ne pleqeri flamurin
Pushka top Jakup Krasniqi!
te gjitha arrestimet jane Fars
bazuar ne Fake Akuza.
I arrestojne per te penguar Shtetin e Kosoves te ndertohet ,
nga njera ane,
tjeter te japin nji Tabllo te rreme Opinionit Boteror ,
duke i ndryshuar rolet Shtazeve Kriminela te Serbise, duke na paraqitur
Kosovaret si Kriminela heej
qe luftuan me u mbrojt nga Agresori – ushtria terroriste Serbe .
Agresorin po na e nxjerin ne rolin e viktimes.
Kush e pruri kte shkerdhate EULEX ne Kosove dhe per cfar?
Per te vazhduar traumatizimin e shqiptareve ne Kosove,me i kriju iden,
se nuk do jeni kur Shtet e te Lire ?
Si mer sdoli kush me ja qi robt kta kane zevendesu Ushtrine Serbe.
Po nun ju be presion aty do t ‘i keni ter jeten dhe keni me ja pa sherrin.
Liria ne Hage, genocidistet serb ne Bruksel.
kriminela jane te gjithe
Ja kupi
gresa mos u merzit Ja kupi
kam frik se ka vra shume rival aty rrotull
po besoj ne kete dimer i thot emerat
Gresa me euro si jeni..?
Nuk vuajtet kurre kur ndertonit shtepi ne prishtine pa para te arysetuara. Te shkonte ndonjehere ku i merrte babi parate. Reklamat nuk i ndale dot ne facebook duke shfaqur jeten luksoze derisa te tjeret migronin ne perendim nga varferia dhe kushtet e veshtira.
Bota sillet dhe tek ne thuhet haramit del dikund.
Best,